Mediat serbe: 10 vende do të tërheqin njohjen për Kosovën
Mediat serbe raportojnë sot se Beogradi zyrtar ka marrë garanci të forta se 10 vende do të tërheqin njohjen e tyre për Kosovën. Lajmi është shpërndarë nga gazeta “Politika” sipas të cilës vendet që kryesisht do të tërheqin njohjen janë nga Azia dhe Afrika.
Gazeta në fjalë citon një përfaqësues të Qendrës për Stabilitet Social, Predrag Rajiç sipas të cilit shkak për tërheqjen e njohjeve është kryesisht vendimi i Prishtinës zyrtare për zhvendosjen e ambasadës së vet në Jeruzalem.
Jugosllavia e dikurshme dhe Etiopia sot, një histori që përsëritet
Kryeministri etiopian, Abiy Ahmed, është shprehur pak kohë më parë se vendi i tij "po përballet me një armik që është kanceri i Etiopisë". Ai bëri një dallim rrëqethës midis etiopianëve të rajonit Tigray dhe të tjerëve në vend, duke i përshkruar "fëmijët e Etiopisë" si "grurë" dhe kundërshtarët e tij në Tigray si "barërat e këqija pushtuese", që "duhet të çrrënjosen në mënyrë që nuk do të rriten më kurrë".
Albtelecom drejt shitjes, hungarezët shprehin interes për ta blerë
Operatori më i madh i shërbimeve fikse të komunikimit në Shqipëri, Albtelecom, është drejt shitjes. Siç raporton Monitor, procesi i shitjes është në fazën fillestare dhe nuk ka ende një afat për përfundimin e saj.
Kreu i inteligjencës ruse: CIA ndër më të mirat, krahas nesh
SHBA dhe Rusia kanë agjencitë më të forta dhe autoritare të inteligjencës. Shefi i Shërbimit Rus të Inteligjencës, Sergei Naryshkin, e bëri këtë deklaratë sot në një intervistë, të cilës i referohet agjencia Tass.
Dhjetëra viruse të panjohura më parë zbulohen në akullin e Tibetit
Dhjetëra viruse të lashta të panjohura më parë janë zbuluar brenda një mostre akulli tibetian nga një grup shkencëtarësh. Studiuesit e Universitetit Shtetëror të Ohajos gjetën gjithsej 33 viruse, 28 prej të cilave janë krejt të reja për shkencën. Sipas një studimi të botuar në revistën “Microbiome”, studimi i kodeve të tyre gjenetike mund të ndihmojë për të shpjeguar sekretin e mbijetesës së jetës në kushte ekstreme, si diku tjetër në Tokë, potencialisht edhe në vende si Marsi.
Atdheu Blu, strategjia e Turqisë në Mesdheun Lindor
Ndërsa ëndrrat e Turqisë për t'u bashkuar me Bashkimin Evropian janë zbehur, Ankaraja e ka zhvendosur strategjinë e saj drejt Perëndimit. Kjo nuk është askund më e qartë se në Mesdheun Lindor. Lëvizjet e fundit të Presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan, një vizitë në Republikën Turke të Qipros Veriore dhe njoftimi për rifillimin e kërkimeve të energjisë turke në zone, kanë për qëllim të tregojnë se ai do të vazhdojë të ndjekë "Mavi Vatan"-in e tij neo-otoman, doktrina Atdheu Blu.
Raporti: Shteti duhet të mbajë përgjegjësi për vrasjen e gazetares Daphne Caruana Galizia
Qeveria e Maltës duhet të mbajë përgjegjësi për krijimin e një atmosfere pandëshkueshmërie që kontribuoi në vrasjen e gazetares Daphne Caruzana Galizia. Përfundimi vjen nga një raport i një hetimi të pavarur që nisi në dhjetor të vitit 2019 i cili është publikuar nga kryeministri maltez, Robert Abela.
Qielli i bardhë i guroreve të Dimalit
Fabrikat e guroreve vazhdojnë të jenë shqetësimi kryesor i banorëve të Fshatit Konizbaltë në Bashkinë e Dimalit. Ata janë të detyruar të jetojnë mes pluhurit dhe tymit që lëshojnë guroret e shtrira në faqen e malit.
Për të shmangur nivelin e ndotjes në ajër, subjektet duhet të vendosin në punë filtrat mbrojtës, mirëpo banorët shprehen se subjektet nuk i respektojnë rregullat e punës, ndaj dhe zhurmat e shkaktuara nga guroret dhe ndotja e ajrit është e lartë.
Ndotja është shumë e keqe. Një tronditje në gurore lart dhe ne mund të na thyhen edhe gotat në shtëpi.
Veliaj: Puna për teatrin e ri fillon këtë verë
Pasi qeveria kaloi në pronësi të Bashkisë së Tiranës truallin e Teatrit Kombëtar, për zbatimin e projektit do të ftohen kompanitë e interesuara. Projekti mbetet i njëjti, ai i paraqitur që në krye të herës nga studio e arkitektit danez Bjarke Ingels. Në një intervistë për MCN TV përmes Skype, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se teatri i ri do të shndërrohet në një hapësirë moderne, njësoj siç është bërë më parë me projekte të tjera që kanë hasur në pengesa.
Parashikimi i FMN: Rritja ekonomike 6% për 2021, pandemia rëndon mbi vendet në zhvillim
Për vitin 2021, Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikon një rritje ekonomike prej 6.0% në 2021 dhe 4.9 % për vitin 2022. Aksesi në vaksina vijon të mbetet një nga elementët kryesorë që do të përcaktojë rimëkëmbjen globale. Në kët pikë, vendet ndahen në dy grupe: ato që mund të presin normalizimin e mëtejshëm të aktivitetit më vonë këtë vit (pothuajse të gjitha ekonomitë e përparuara) dhe ato që do të përballen akoma me përhapjen e infeksioneve dhe rritjen e vdekjeve nga COVID.
