Babilonasit e aplikuan gjeometrinë 1000 vjet para Pitagorës

Postuar në 07 Gusht, 2021 16:37

Një pllakë argjile që u pëkiste babilonasve ka të shkruar shembullin më të hershëm të gjeometrisë së aplikuar. Pllaka 3700-vjeçare është në fakt një “dokument” kadastral i hartuar nga një ekspert për të zgjidhur një mosmarrëveshje në lidhje me ndarjen e një toke. Këndet e drejta në skemë janë viatuar duke përdorur sistemin e Pitagorës, mbi një mijë vjet para se ky i fundit të formulohej nga grekët. Pitagora, i cili zhvilloi parime gjeometrike mbi koncepte matematikore, lindi në vitin 570 para Krishtit, pra më shumë se 1 000 vjet pasi ishte shkruar mbi pllakën babilonase.

Investimi më i gabuar, ai që nuk është bërë. Teknologjia po e shndërron shoqërinë

Postuar në 07 Gusht, 2021 14:22

 

Polimathi i Sillicon Valley, Marc Andreessen, një sipërmarrës i njohur në të njëjtën kohë, flet në një intervistë për “Bloomberg” për përparimin e teknologjisë, shndërrimet që po përjeton bota dhe ndërlidhjen e këtyre prirjeve me drejtimin e investimeve. Pandemia e përshpejtoi këtë gjë, duke hapur rrugë të reja ndërkohë që fusha të reja të mundësuara nga teknologjia janë thjesht në fillimet e tyre. thuajse të paprekura.

Indonezia shfuqizon testin e virgjërisë për pranimin e femrave në ushtri  

Postuar në 06 Gusht, 2021 20:05

Në Indonezi, ushtria nuk do të ketë më kriter virgjërinë për rekrutimin e femrave. Procedura që njihet ndryshe si "testi me dy gishta", sepse gjatë ekzaminimit mjekët futen dy gishta brenda vaginës së gruas për të kontrolluar nëse himeni është ende i paprekur apo jo, është cilësuar abuziv nga organizatat e të drejtave të njeriut, të cilat e kanë kundërshtuar prej kohësh.

Plotësisht të vaksinuar/7 persona vdesin nga varianti Kapa në azil në Zaventem të Belgjikës

Postuar në 06 Gusht, 2021 20:00

Shtatë të moshuar në një azil në Zaventem të Belgjikës kanë vdekur si pasojë e infektimit me një variant kolumbian të Sars-Cov-2.

“Polonia nuk ka pse të rrijë në BE me çdo kusht”

Postuar në 06 Gusht, 2021 17:48

Ndarja mes Polonisë dhe Bashkimit Europian sa vjen e thellohet. “Nuk kemi pse të mbetemi anëtarë të Unionit me çdo kusht”, tha ministri i Drejtësisë në një intervistë të botuar të premten në të përditshmen “Rzeczpospolita”.

Etika e shkencës, dorëhiqet një pjesë e bordit të revistës që botoi studime mbi ujgurët

Postuar në 06 Gusht, 2021 16:14

Tetë anëtarë të bordit të revistës shkencore “Molecular Genetics & Genomic Medicine” kanë dhënë dorëheqjen pas botimit të disa studimeve që ata pretendojnë se mund të përdoren për profilizimin e ADN-së dhe persekutimin e pakicave etnike në Kinë.

Polemikat sa u takojnë kërkimeve etnike nuk janë diçka e re në komunitetin shkencor. Rasti konkret ka të bëjë me kërkime mbi tibetianët dhe ujgurët, midis grupeve të tjera etnike. Revista botohet nga Wiley, një kompani shumëkombëshe me seli në New Jersey që është një nga botuesit kryesorë shkencorë në botë.

Ndalimi i Golfstrimit, pasoja më shumë sesa katastrofike

Postuar në 06 Gusht, 2021 15:41

 

Rryma e Gjirit në Atlantik(ose Rryma e Mesit Oqeanor në Atlantik që këtej Golfstrim) është një ndër shpërndarësit kryesorë të nxehtësisë në botë. Rrymat e ngrohta nga jugu sjellin ujin e ngrohtë në bregun verilindor të Amerikës së Veriut dhe Europës. Studime të reja kanë konfirmuar gjetje të mëhershme nga Universiteti i Kopenhagenit se Golfstrim është në rënie serioze, në mos fatale.

Prodhimi i verës në Francë bie në minimumin historik

Postuar në 06 Gusht, 2021 12:46

Prodhimi i verës në Francë këtë vit pritet të bjerë në minimum, për shkak të ngricave të pranverës.

Franca, prodhuesi i dytë më i madh i verës në botë pas Italisë, pret një rënie të prodhimit në masën 24-30 për qind në 2021, që shënon një nga nivelet më të ulëta historike.

Prodhimi pritet të jetë nën nivelin e vitit 1991 dhe 2017, dy vitet me rekordin më të ulët të dekadave të fundit.

Shenjat e para të kolapsit të Golfstream

Postuar në 05 Gusht, 2021 20:40

Rryma e Gjirit ka pësuar ndryshime dhe pasojat në nivel planetar mund të jenë katastrofike. Shkencëtarët e klimës kanë zbuluar shenja që paralajmërojnë kolapsin e kësaj rryme, shumë e rëndësishme për klimën e planetit.

Hulumtimi gjeti "një humbje pothuajse të plotë të stabilitetit gjatë shekullit të kaluar" të rrymave që studiuesit e quajnë Qarkullimi Kthyes Meridional i Atlantikut (AMOC). Rrymat tashmë janë në pikën e tyre më të ngadaltë në të paktën 1 600 vjet, por analiza e re tregon se ato mund të jenë pranë mbylljes.

Luftë hibride pa asnjë akuzë konkrete

Postuar në 05 Gusht, 2021 18:14

Sot ish-kryeministri i vendit Sali Berisha kërkoi publikisht nga pala amerikane që të formulojë një akuzë konkrete, me prova dhe fakte që të mund të përligjë vendimin e saj për shpalljen non grata të tij, ashtu edhe komentet publike të ambasadores Yuri Kim.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS