BE lehtëson kufizimet e udhëtimit për qytetarët jashtë Unionit
Vendet e Bashkimit Evropian kanë rënë sot dakord për të lehtësuar kufizimet e udhëtimit për vizitorët që vijnë nga vende që nuk janë pjesë e Unionit. Lehtësimi do të hyjë në fuqi para nisjes së sezonit turistik veror, bën të ditur Reuters, që u referohet dy burimeve të ndryshme në BE.
Amerikanët do të peshohen para hipjes në avion
Në SHBA, pasagjerëve të linjave ajrore mund t'u kërkohet të peshohen para fluturimit. Lajmin e bëjnë të ditur mediat amerikane. Masa vjen në kuadër të sigurisë së fluturimeve, në një kohë kur një pjesë e avionëve mund të jenë vjetëruar, ndërsa obeziteti është në rritje.
Tani, kompanitë e fluturimit do të azhornojnë peshën mesatare të pasagjerëve, në bazë të një qarkoreje të lëshuar nga Administrata Federale e Aviacionit.
Matematika për kumarxhinjtë
Një matematikan, një filozof dhe një bixhozxhi hyjnë në një lokal. Ndërsa banakieri u nxjerr secilit nga një birrë, ai vendos të nxehë pak situatën. Ai tërheq një zar nga xhepi dhe e rrotullon atë në mënyrë të dukshme në banak: del numri 1.
Matematikani thotë: “Mundësia që të dilte numri 1 është 1/6, dhe në hedhjen tjetër do të jetë e njëjta gjë. Nëse e hedhim zarin pafundësisht, frekuenca relative e numrit 1 do të konvergojë në 1/6, domethënë, në një mundësi në çdo gjashtë hedhje”.
Kina redukton divorcet me 70% me anë të një ligji të posaçëm
Rënia e lindjeve në Kinë e ka detyruar qeverinë të hartojë strategji që nxit rritjen e popullsisë. Një ligj i miratuar kohët e fundit, duket se i ka dhënë rezultatet e para në këtë aspekt. I ashtuquajturi “ligji i ftohjes”, e ka reduktuar numrin e divorceve me 70% përgjatë muajve të parë të këtij viti.
Presidenti çek u kërkon falje serbëve për bombardimet gjatë luftës së Kosovës
Presidenti i Republikës Çeke, Milos Zeman, u kërkoi falje serbëve për bombardimet e kryera nga NATO në vitin 1999, gjatë luftës së Kosovës. Zeman e bëri këtë deklaratë gjatë vizitës së tij në Beograd, ku u prit fillimisht nga homologu Aleksander Vuçiç. Presidenti çek tha se vendi i tij dhe Serbia kanë qenë tradicionalisht vende mike, por kjo miqësi u tradhtua përgjatë historisë.
Meta refuzon Kuvendin: Komisioni hetimor nuk ka legjitimet
Presidenti Meta e refuzoi kërkesën e komisionit hetimor për t’u paraqitur në seancën dëgjimore.
Kreu i shtetit thotë se ftesa për t’u paraqitur në seancë nuk “referon asnjë dispozitë kushtetuese dhe ligjore për bazueshmërinë e saj”.
Meta vijon të ngulë këmbë se nisma për shkarkimin e tij është hakmarrje politike, ndërsa shton se presidenti do të mbetet i vetmi që nuk do të frikësohet dhe i vetmi që ia ka dalë njeri ta detyrojë të shkelë Kushtetutën.
Itali/ Fshati nën ujë del në “dritë” pas zbrazjes së liqenit (FOTO)
Punimet për riparimin e një rezervuari në Itali kanë zbuluar mbetjet e një fshati të zhytur nën ujë për dekada të tëra. Liqeni Resia, në veri të vendit, është i njohur më së shumti për majën e kishës që del nga ujërat e tij të akullta. Kjo skenë ikonike është bërë frymëzim për një libër dhe një seri Netflix. Por zbrazja e liqenit përkohësisht nxori në sipërfaqe gjurmët e fundit të Curon, një fshat me qindra banorë para se të përmbytej për të krijuar një impiant hidroelektrik në 1950.
Marksi në kontekstin hebraik*
Akademiku izraelit Shlomo Avineri, ka publikuar së fundmi një libër biografik për filozofin e mirënjohur, Karl Marks. Titulli, i qartë: Karl Marks: Filozofia dhe Revolucioni.
BBC ngre dyshime për imazhet e mjegullta të Gazës në Google Maps
Një nga vendet më të populluara në botë, Gaza çuditërisht është e paqartë në Google Maps. Një gjë e tillë është evidentuar sidomos së fundmi, kur studiuesit duke përdorur informacion me burim të hapur, në dispozicion të publikut - përfshirë të dhënat e hartës – janë përpjekur të lokalizojnë sulmet dhe të dokumentojnë rrënimin që ato lënë pas.
Senatori Rubio ngre shqetësimin për UFO-t: Duhen marrë seriozisht
Senatori Marco Rubio është në krye të thirrjeve për të marrë më seriozisht raportimet për UFO-t, në një kohë kur pritet publikimi i një raporti qeveritar mbi të njëjtën temë.
Rubio, i cili kryeson Komitetin e Inteligjencës në Senat, ka kërkuar që një kopje e paklasifikuar e raportit të tregohet në Kongres. Gjatë një interviste në "60 Minutes", në CBS, Rubio tha se "çdo gjë që hyn në hapësirën ajrore dhe që nuk duhet të jetë aty, përbën kërcënim".