Jugosllavia e dikurshme dhe Etiopia sot, një histori që përsëritet

Postuar në 02 Gusht, 2021 14:15

 

Kryeministri etiopian, Abiy Ahmed, është shprehur pak kohë më parë se vendi i tij "po përballet me një armik që është kanceri i Etiopisë". Ai bëri një dallim rrëqethës midis etiopianëve të rajonit Tigray dhe të tjerëve në vend, duke i përshkruar "fëmijët e Etiopisë" si "grurë" dhe kundërshtarët e tij në Tigray si "barërat e këqija pushtuese", që "duhet të çrrënjosen në mënyrë që nuk do të rriten më kurrë".

Albtelecom drejt shitjes, hungarezët shprehin interes për ta blerë

Postuar në 02 Gusht, 2021 12:31

Operatori më i madh i shërbimeve fikse të komunikimit në Shqipëri, Albtelecom, është drejt shitjes. Siç raporton Monitor, procesi i shitjes është në fazën fillestare dhe nuk ka ende një afat për përfundimin e saj.

Kreu i inteligjencës ruse: CIA ndër më të mirat, krahas nesh

Postuar në 01 Gusht, 2021 22:21

SHBA dhe Rusia kanë agjencitë më të forta dhe autoritare të inteligjencës. Shefi i Shërbimit Rus të Inteligjencës, Sergei Naryshkin, e bëri këtë deklaratë sot në një intervistë, të cilës i referohet agjencia Tass.

Dhjetëra viruse të panjohura më parë zbulohen në akullin e Tibetit

Postuar në 01 Gusht, 2021 19:43

Dhjetëra viruse të lashta të panjohura më parë janë zbuluar brenda një mostre akulli tibetian nga një grup shkencëtarësh. Studiuesit e Universitetit Shtetëror të Ohajos gjetën gjithsej 33 viruse, 28 prej të cilave janë krejt të reja për shkencën. Sipas një studimi të botuar në revistën “Microbiome”, studimi i kodeve të tyre gjenetike mund të ndihmojë për të shpjeguar sekretin e mbijetesës së jetës në kushte ekstreme, si diku tjetër në Tokë, potencialisht edhe në vende si Marsi.

Atdheu Blu, strategjia e Turqisë në Mesdheun Lindor

Postuar në 01 Gusht, 2021 15:24

 

Ndërsa ëndrrat e Turqisë për t'u bashkuar me Bashkimin Evropian janë zbehur, Ankaraja e ka zhvendosur strategjinë e saj drejt Perëndimit. Kjo nuk është askund më e qartë se në Mesdheun Lindor. Lëvizjet e fundit të Presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan, një vizitë në Republikën Turke të Qipros Veriore dhe njoftimi për rifillimin e kërkimeve të energjisë turke në zone, kanë për qëllim të tregojnë se ai do të vazhdojë të ndjekë "Mavi Vatan"-in e tij neo-otoman, doktrina Atdheu Blu.

Raporti: Shteti duhet të mbajë përgjegjësi për vrasjen e gazetares Daphne Caruana Galizia

Postuar në 01 Gusht, 2021 15:15

Qeveria e Maltës duhet të mbajë përgjegjësi për krijimin e një atmosfere pandëshkueshmërie që kontribuoi në vrasjen e gazetares Daphne Caruzana Galizia. Përfundimi vjen nga një raport i një hetimi të pavarur që nisi në dhjetor të vitit 2019 i cili është publikuar nga kryeministri maltez, Robert Abela.

Qielli i bardhë i guroreve të Dimalit

Postuar në 01 Gusht, 2021 14:17

Fabrikat e guroreve vazhdojnë të jenë shqetësimi kryesor i banorëve të Fshatit Konizbaltë në Bashkinë e Dimalit. Ata janë të detyruar të jetojnë mes pluhurit dhe tymit që lëshojnë guroret e shtrira në faqen e malit.

Për të shmangur nivelin e ndotjes në ajër, subjektet duhet të vendosin në punë filtrat mbrojtës, mirëpo banorët shprehen se subjektet nuk i respektojnë rregullat e punës, ndaj dhe zhurmat e shkaktuara nga guroret dhe ndotja e ajrit është e lartë.

Ndotja është shumë e keqe. Një tronditje në gurore lart dhe ne mund të na thyhen edhe gotat në shtëpi.

Veliaj: Puna për teatrin e ri fillon këtë verë

Postuar në 01 Gusht, 2021 14:01

Pasi qeveria kaloi në pronësi të Bashkisë së Tiranës truallin e Teatrit Kombëtar, për zbatimin e projektit do të ftohen kompanitë e interesuara. Projekti mbetet i njëjti, ai i paraqitur që në krye të herës nga studio e arkitektit danez Bjarke Ingels. Në një intervistë për MCN TV përmes Skype, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se teatri i ri do të shndërrohet në një hapësirë moderne, njësoj siç është bërë më parë me projekte të tjera që kanë hasur në pengesa.

Parashikimi i FMN: Rritja ekonomike 6% për 2021, pandemia rëndon mbi vendet në zhvillim

Postuar në 01 Gusht, 2021 12:53

Për vitin 2021, Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikon një rritje ekonomike prej 6.0% në 2021 dhe 4.9 % për vitin 2022. Aksesi në vaksina vijon të mbetet një nga elementët kryesorë që do të përcaktojë rimëkëmbjen globale. Në kët pikë, vendet ndahen në dy grupe: ato që mund të presin normalizimin e mëtejshëm të aktivitetit më vonë këtë vit (pothuajse të gjitha ekonomitë e përparuara) dhe ato që do të përballen akoma me përhapjen e infeksioneve dhe rritjen e vdekjeve nga COVID.

Rusia nis testet për internetin sovran

Postuar në 31 Korrik, 2021 20:07

Prej më shumë se dy vitesh, në qytetet e Rusisë po testohet shkëputja e segmentit rus nga rrjeti botëror i internetit. Shumica e testeve nuk u bien në sy përdoruesve. I njohur si RuNet, segmenti rus ndryshon nga “Muri i Zjarrtë” (Great Firewall) i Kinës.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS