Talibanët paralajmërojnë Turqinë: Çdo qëndrim në Afganistan e quajmë pushtim
Tërheqja e trupave amerikane nga Afganistani po hap gjithnjë e më shumë terren për talibanët. Këta të fundit i druhen shtrirjes së prezencës turke, pas një marrëveshjeje SHBA-Turqi për garantuar sigurinë e aeroportit të Kabulit pas largimit të amerikanëve.
"70% e tenderave kanë probleme, do reformojmë prokurimin publik"
Kryeministri Rama prezantoi sot një paketë të re ligjore për prokurimin, që sipas tij synon rritjen e eficencës dhe transparencës së sistemit të prokurimeve në vend.
Në takimin me titullarët e autoriteteve kontraktore të ekzekutivit, Rama pranoi se 70% e tenderave kanë pasur probleme, të cilat kanë të bëjnë kryesisht me hartimin e kritereve.
Franca gjobit Google me 500 milionë euro
Franca ka gjobitur me 500 milionë euro kompaninë Alphabet, e cila ka në pronësi motorin e kërkimit, Google. Mbikëqyrësi antitrust i Francës e motivoi gjobën me mosrespektimin e plotë të urdhrave të përkohshme që rregullatori kishte lëshuar pas një mosmarrëveshjeje mes Google dhe mediave franceze.
Google duhet të dalë me propozime brenda dy muajve të ardhshëm se si do të kompensojë agjencitë e lajmeve dhe botuesit e tjerë për përdorimin e lajmeve të tyre. Nëse nuk e bën këtë, kompania do të përballet me gjoba shtesë deri në 900 000 euro në ditë.
Vaksina italiane rezulton 99% efektive
Vaksina italiane ka rezultuar efektive në testet klinike të fazës së dytë. GRAd-COV2 nxiti një përgjigje të antitrupave në 93% të vullnetarëve tre javë pas dozës së parë dhe në 99% pas së dytës. Vaksina është prodhuar nga kompania italiane e bioteknologjisë ReiThera.
Në teste u përfshinë 917 vullnetarë mbi moshën 18 vjeç në 24 qendra në të gjithë Italinë. Një e katërta e vullnetarëve ishin ose mbi moshën 65 vjeç ose kishin predispozitën për t’u prekur nga forma të rënda të Covid-19.
Kometa më e madhe e zbuluar ndonjëherë kthehet “në shtëpi”
Kometa më e madhe e zbuluar në kohët moderne pritet t’i afrohet Diellit në vitin 2031. Trupi qiellor me përmasa sa 1000-fishi i një komete të zakonshme është zbuluar falë një analize që dy profesorë të Universitetit të Pensilvanisë u bënë të dhënave që janë mbledhur përgjatë gjashtë viteve të fundit nga programi Dark Energy Survey (Vëzhgim mbi energjinë e errët). Kometa Bernardinelli-Bernstein, sipas emrave të profesorëve në fjalë (Pedro Bernardinelli dhe Gary Bernstein) ka një orbitë jashtëzakonisht të zgjatur, që do të thotë se i duhen miliona vjet për ta përshkuar.
Si u bë përfaqësuesi diplomatik i Francës djali i adoptuar i Maksim Gorkit
Zinovy Peshkov vinte nga një familje e varfër hebraike provinciale, por falë talenteve të tij të lindura, ai pati një karrierë të shkëlqyer dhe madje u bë mik me Charles de Gaulle. I biri i një zejtari në Nizhny Novgorod, Peshkov ia doli të bëhej komandant ushtarak dhe diplomat. Ai ishte vëllai i revolucionarit të famshëm Yakov Sverdlov, por ishte një anti-bolshevik i flaktë. I diplomuar në një shkollë të famullisë provinciale, ai u ngrit në të njëjtën shkallë me shkrimtarë, udhëheqës ushtarakë dhe politikanë të mëdhenj.
Pesë milionë të vdekur në vit për shkak të temperaturave
Për shkak të temperaturave shumë të ulëta ose shumë të larta, çdo vit në botë humbasin jetën 5 milionë njerëz. Një studim i koordinuar nga Universiteti Monash dhe botuar nga revista “Lancet Planetary Health” ka dalë në përfundimin se më shumë se gjysma e këtyre efekteve shihen në Azi, por edhe Evropa preket ndjeshëm.
Në Kubë nisin protestat kundër regjimit komunist
Mijëra kubanë janë mbledhur në një protestë të rrallë kundër qeverisë komuniste. Me parullën “Poshtë diktatura”, protestat antiqeveritare nisën në mënyrë krejt spontane në disa qytete, ndërsa vendi po përballet me krizën më të rëndë ekonomike në 30 vitet e fundit.
Qindra marshuan në rrugët e Havanës duke kënduar “Duam liri”, ndërsa prezenca ushtarake shtohej para ndërtesave qeveritare. Policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën dhe arrestoi dhjetë protestues.
Dilema e Ballkanit
Pothuajse 20 vjet më parë, në 2003, e ardhmja europiane e Ballkanit Perëndimor dukej e sigurt: Këshilli Evropian kishte miratuar Axhendën e Selanikut, një udhërrëfyes i ri dhe gjithëpërfshirës, i zhvilluar me standarde konkrete, për t’i orinetuar në mënyrë të sigurt vendet e rajonit drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Italia fiton Kampionatin Europian
Italia është shpallur kampione e Europës pasi mundi Anglinë 4-3. Të kaltrit e Roberto Mancinit triumfuan në finale duke rrëmbyer kupën e EURO 2020.
Fitorja për italianët erdhi pas gjuajtjes së penalltive Anglinë. Ndeshja u mbyll në barazim 1-1, falë golave të Luke Shaë në minutën e 2-të për anglezët dhe golit të Leonardo Bonuçit në minutën e 67-të për Italinë. Pas këtyre dy golave, rezultati nuk ndryshoi më, ndonëse italianët iu afruan përmbysjes së tij në disa raste.
