SARS-CoV 2 u gjenerua me paratë e amerikanëve? Katër argumentet e Faucit
Anthony Fauci ishte ndër më të sulmuarit nga skeptikët e Covid-19 që në nisje të pandemisë. Si drejtor i Institutit Kombëtar për Alergji dhe Sëmundje Infektive (NIAID), Fauci ka mbështetur gjithnjë përdorimin e maskave dhe ndërtimin e imunitetit përmes vaksinave. I fundit në listën e kritikëve të Faucit është senatori Rand Paul, i cili e akuzoi Fauci se po i përdor taksat e amerikanëve për eksperimente me virusin e lakuriqëve, që mund të bëhen të rrezikshme për njerëzit. Ai e akuzoi Faucin se ka gënjyer Kongres për një projekt të tillë.
Vatikani publikon për herë të parë listën e pasurive të paluajtshme
Vatikani ka publikuar për herë të parë informacione mbi pasurinë e vet të paluajtshme. Të dhënat janë njoftuar përmes dy dokumenteve financiarë që akordonin edhe të parin buxhet public për Administratën e Pasurisë së Selisë së Shenjtë. Bëhet fjalë për mbi 5000 njësi të pasurive të paluajtshme nga të cilat 4 051 në Itali dhe 1 120 jashtë gadishullit pa përfshirë ambasadat.
E ardhmja e Amazonës varet nga jashtëqitjet e tapirëve
Pylli i Amazonës është dëmtuar seriozisht kohët e fundit. Në 40 vitet e fundit, më shumë se 18% e pyjeve të shiut në Brazil, është shkatërruar nga prerjet, bujqësia, minierat dhe fermat e bagëtive. Kjo është një zonë e barabartë në sipërfaqe me Kaliforninë. Dhe atë që s’e ka bërë shfrytëzimi për qëllime komerciale, e ka bërë zjarri. Një i tillë përfshiu pyjet e shiut në 2019 dhe shkrumboi 10 123 kilometra katrorë pyll. Në vitin 2020, vetëm në katër muajt e parë u dogjën 1.202 kilometra katrorë.
Pse tradhtia nuk ka arsye të shndërrohet në katastrofën e martesës
Për shumicën dërrmuese të njerëzve, mungesa e besnikërisë është shkatërruese emocionalisht dhe në aspektin shoqëror. 'Tradhtia' në marrëdhëniet romantike monogame shihet pothuajse botërisht si imorale dhe është pararendës i divorcit. Ajo është gjithashtu temë e librave, filmave dhe këngëve të panumërta. Nga romani “The Scarlet Letter” (1850) i Nathaniel Hawthorne, tek filmi i nominuar për Oskar “Closer” (2004), pabesia paraqitet njëkohësisht joshëse dhe tronditëse.
Orban: Referendum për ligjin e LGBITQ
Victor Orban ka gjetur një zgjidhje demokratike për t’iu kundërpërgjigjur kritikave që i vijnë nga BE për të ashtuquajturin ligj problematik anti-LGBTIQ. Kryeministri hungarez ka njoftuar se për këtë ligj do të zhvillohet një referendum në vend në mënyrë që t’i jepet përgjigje përfundimtare çështjes.
OBSh: Duhen 11 miliardë doza deri në shtator për të arritur objektivin e vaksinimit
Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, bëri thirrje sot që vendet e pasura të shpërndajnë vaksinat anti-CoVid-19 për të frenuar pandeminë. Sipas tij deri në muajin shtator duhen shpërndarë 11 miliardë doza në mënyrë që të arrihet objektivi i vaksinimit të të paktën 10% të popullsisë së çdo vendi.
Shpërndarja e dozave është një zgjidhje afatshkurtër. 75% e 3.5 miliardë vaksinave kanë shkuar aktualisht në vetëm 10 vende
tha ai.
Thellohet skandali me emetimet e Albchrome
Skandali me emetimin e ndotjes që shkaktohet nga kompanitë e përpunimit të kromit në Elbasan thellohet edhe më tej. Situatën alarmante e pranon për MCN edhe zëvendësdrejtori i inspektoriatit të mjedisit në Elbasan, Ismail Dybeli. Pas kronikës të transmetuar pak ditë më parë në MCN, ku pamjet tregojnë zonën e fshatit Balldren të mbuluar nga tymi, Dybeli thotë se është në dijeni të nivelit të lartë të ndotjes që emetohet nga fabrikat e Albkrome, pjesë e Balfin grup në zotërim të biznesmenit Samir Mane.
Talibanët: Do të ketë paqe vetëm me largimin e Ghanit
Talibanët e kushtëzojnë paqen në Afganistan me krijimin e një qeverie të re dhe largimin e presidentit Ashraf Ghani. Në një intervistë me Associated Press, zëdhënësi i Talibanëve, Suhail Shaheen, i cili është njëkohësisht anëtar i ekipit negociues të grupit, paraqiti qëndrimin e kryengritësve në lidhje me atë që do ta presë vendin në muajt e ardhshëm.
Sindroma e Havanës “hyn” në CIA
Mes të prekurve nga e ashtuquajtura “sindroma Havana” janë edhe rreth 100 oficerë të CIA-s dhe familjarë të tyre. Drejtori i CIA-s, William Burns, e konfirmoi këtë gjatë një interviste në Radion Publike Kombëtare. Ai tha se CIA po heton mbi shkakun e sëmundjes misterioze, simptomat e të cilës janë kryesisht migrenë, marrje mendsh dhe humbje kujtese.
Greqia nxit vaksinimin me bonuse për bluzat e bardha
Ndërsa variant Delta po përhapet me shpejtësi në Europë, qeveria greke po nxit vaksinimin me shpërblim financiar. Qeveria greke po ofron bonuse për mjekët dhe farmacistët që kryejnë vaksinime kundër Covid-19, në përpjekje për të shpejtuar programin mbarëkombëtar të vaksinimit, raporton Kathimerini.
Ministri i Shëndetësisë, Vassilis Kikilias, njoftoi sot se atyre do t’u paguhen 10 euro për çdo takim vaksinimi.
