Becchetti, rikonfirmohet gjoba për Shqipërinë

Postuar në 03 Gusht, 2021 15:19

Gjykata e Arbitrazhit në Uashington konfirmoi për herë të tretë gjobën rekord ndaj Shqipërisë duke I dhënë të drejtë biznesmenit italian Francesco Becchetti edhe në fazën e fundit të procesit gjyqësor.

Deri tani qeveria është justifikuar se gjyqi me Becchetti nuk ka përfunduar ende. Por me vendimin e fundit të gjykatës, dënimi marramendëse është përfundimtar dhe shkon automatikisht për ekzekutim.

Draghi firmos deklasifikimin e dokumentacionit për "Gladio" dhe lozhën P2

Postuar në 03 Gusht, 2021 13:56

Kryeministri i Italisë, Mario Draghi, ka firmosur së fundmi një Direktivë  që çon në deklasifikimin dhe depozitimin në Arkivin Qendror të Shtetit, të dokumentacionit që ka të bëjë me Organizatën “Gladio” dhe Lozhën Masonike P2.

FMN “injekton” 650 miliardë dollarë në ekonominë botërore  

Postuar në 03 Gusht, 2021 13:28

FMN ka miratuar një fond prej 650 miliardë dollarësh për rritjen e likujditetit në tregjet financiare të globit, të prekura nga pandemia Covid-19. Vendimi për fondin në fjalë (rreth 456 miliardë SDR) u mor më 2 gusht 2021 dhe do të nisë zbatimin me 23 gusht.   

FDA autorizon trajtimin me antitrupa kundër COVID-19

Postuar në 03 Gusht, 2021 12:40

Administrata e Barnave dhe Ushqimit në SHBA ka miratuar një trajtim parandalues me antitrupa për individë që janë vulnerabël ndaj Covid-19. Kjo kategori qytetarësh përfshin ata që janë mëtë rrezikuar nga virusi, për shkak të sistemit imunitar të dëmtuar.

Raporti i republikanëve amerikanë: Virusi doli nga laboratori kinez

Postuar në 02 Gusht, 2021 20:03

Republikanët janë të bindur se pandemia që pushtoi botën e ka origjinën në një strukturë kërkimore kineze. Raporti i publikuar prej tyre të hënën del në një konkluzion të tillë.

Sipas raportit, ka "prova të shumta" që shkencëtarët e Institutit Wuhan të Virologjisë  - të ndihmuar nga ekspertë amerikanë dhe fonde të qeverisë kineze dhe amerikane - po punonin për të modifikuar koronaviruset për të infektuar njerëzit dhe një manipulim i tillë mund të jetë fshehur.

Halli i Polonisë me mbetjet

Postuar në 02 Gusht, 2021 16:50

Qeveria polake synon të ashpërsojë ligjet për krimet mjedisore, një lëvizje që, megjithatë, nuk pritet të përmirësojë rekordin e dobët të vendit në përmbushjen e objektivave të BE-së për mbetjet dhe riciklimin e tyre.

Sipas aktivistëve të mbrojtjes së mjedisit, çështja e mbetjeve mbetet problem madhor, pasi Polonia nuk mund të menaxhojë as ato që prodhon vetë.

Mediat serbe: 10 vende do të tërheqin njohjen për Kosovën

Postuar në 02 Gusht, 2021 15:44

Mediat serbe raportojnë sot se Beogradi zyrtar ka marrë garanci të forta se 10 vende do të tërheqin njohjen e tyre për Kosovën. Lajmi është shpërndarë nga gazeta “Politika” sipas të cilës vendet që kryesisht do të tërheqin njohjen janë nga Azia dhe Afrika.

Gazeta në fjalë citon një përfaqësues të Qendrës për Stabilitet Social, Predrag Rajiç sipas të cilit shkak për tërheqjen e njohjeve është kryesisht vendimi i Prishtinës zyrtare për zhvendosjen e ambasadës së vet në Jeruzalem.

Jugosllavia e dikurshme dhe Etiopia sot, një histori që përsëritet

Postuar në 02 Gusht, 2021 14:15

 

Kryeministri etiopian, Abiy Ahmed, është shprehur pak kohë më parë se vendi i tij "po përballet me një armik që është kanceri i Etiopisë". Ai bëri një dallim rrëqethës midis etiopianëve të rajonit Tigray dhe të tjerëve në vend, duke i përshkruar "fëmijët e Etiopisë" si "grurë" dhe kundërshtarët e tij në Tigray si "barërat e këqija pushtuese", që "duhet të çrrënjosen në mënyrë që nuk do të rriten më kurrë".

Albtelecom drejt shitjes, hungarezët shprehin interes për ta blerë

Postuar në 02 Gusht, 2021 12:31

Operatori më i madh i shërbimeve fikse të komunikimit në Shqipëri, Albtelecom, është drejt shitjes. Siç raporton Monitor, procesi i shitjes është në fazën fillestare dhe nuk ka ende një afat për përfundimin e saj.

Kreu i inteligjencës ruse: CIA ndër më të mirat, krahas nesh

Postuar në 01 Gusht, 2021 22:21

SHBA dhe Rusia kanë agjencitë më të forta dhe autoritare të inteligjencës. Shefi i Shërbimit Rus të Inteligjencës, Sergei Naryshkin, e bëri këtë deklaratë sot në një intervistë, të cilës i referohet agjencia Tass.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS