Rusi/Vaksina stok dhe rekord infeksionesh të reja
Nuk ka ende një shpejgim se pse vaksinimi është në shifra të ulëta në Rusi, në një kohë kur vaksinat janë në dispozicion dhe paralelisht rastet e Covid-19 po rriten çdo ditë. Fushata e vaksinimit ka nisur prej kohësh dhe paravërisht nxitjes dhe stimujve nga qeveria, janë vetëm 18 milionë rusët që kanë marrë të paktën një dozë vaksine (shifra e 2 qershorit).
Besniku i Khameneit zgjidhet president i Iranit
Gjykatësi konservator, Ebrahim Raisi, pritet të jetë presidenti i ri i Iranit. Kandidati me numrin më të madh të votave, Raisi mori përgëzime nga rivalët disa orë para se të shpalleshin rezultatet paraprake.
Siç raporton Press TV në Iran, Ministria e Brendshme e Iranit e sinjalizoi fitoren e Raisit mëngjesin e sotëm.
Pornhub nën akuzë penale për publikim videosh përdhunimi
Telashe të reja për Pornhub. Pas një investigimi të “New York Times” për videot e abuzimit seksual që vazhdojnë të qarkullojnë edhe pas kërkesës për t'i eleminuar, 34 femra kanë denoncuar faqen në fjalë në Kaliforni.
Ato pretendojnë se faqja ka porno ka postuar video të përdhunimeve të tyre në moshë ende të mitur.
NASA: Toka po mban dyfishin e nxehtësisë
Toka po mban gati dy herë më shumë nxehtësi sesa në 2005. Një studim i ri i NASA-s dhe Administratës Kombëtare të Oqeanisë dhe Atmosferës (NOAA) zbuloi se disekuilibri energjetik i Tokës pothuajse është dyfishuar nga 2005 në 2019.
Ky disekuilibër është praktikisht ndryshimi midis asaj se sa "energjia rrezatuese" e Diellit absorbohet nga atmosfera dhe sipërfaqja e Tokës, krahasuar me sa "rrezatimi infra i kuq termik" kthehet në hapësirë.
Kjo do të thotë se planeti po nxehet akoma më shumë.
UNHCR: Turqia strehon 15% të refugjatëve të botës
Turqia mban peshën më të madhe të refugjatë. Sipas një raporti të fundit të Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR), në Turqi kanë gjetur strehë gati 3.7 milionë refugjatë, ose 15% të të gjithë e totalit botëror të njerëzve të zhvendosur nga vendet e tyre.
Parlamenti i Malit të Zi miraton rezolutën për njohjen e Genocidit në Srebrenicë
Parlamenti i Malit të Zi ka miratuar një rezolutë përmes së cilës njeh ngjarjen e Srebrenicës si Gneocid. Vetë titullimi: “Rezolutë mbi Genocidin në Srebrenicë” dëshmon për qëndrimin e shtetit të vogël ballkanik mbi një ngjarje që ka provokuar debate të gjata mbi një ndër episodet më tragjike të luftës së Bosnjes.
Përmes këtij dokumenti, Parlamenti i Malit të Zi:
Dënon fuqimisht genocidin në Srebrenicë;
Nuk do të votoj!
Ish-presindenti iranian, Mahmoud Ahmadinejad ka deklaruar se nuk do të votojë në zgjedhjet e përgjithshme duke shtuar se procesi do të gjenerojë një qeveri pa mandat popullor.
Nuk do të votoj. Dhe arsyeja kryesore është se po dëshmoj se një pjesë e madhe e njerëzve janë lënë mënjanë. Një qeveri e dobët po vjen në pushtet. Dhe një qeveri e dobët do të dobësojë situatën në Iran; situatën e brendshme dhe marrëdhëniet tona me botën
Kisha e Anglisë nis hetimet për një fond të vitit 1704
Dyshimet për lidhjen mes tregtisë së skllevërve me një donacion të shekullit XVIII që më pas u kthye në fond investimi, e kanë detyruar kishën e Anglisë t’i rikthehet historisë së saj. Fjala është për një fond prej 9.2 miliardë paund që mbështet financiarisht famullitë dhe katedralet në të gjithë vendin.
Realiteti pas premtimeve për paqe dhe stabilitet
Ministria e Infrastrukturës zhvillon tendera për "udhëtim në kohë"
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë hap tenderin për bileta avioni me itinerar Bari-Milan-Vjenë-Tiranë. Por ajo që të bie në sy në faqen e Agjencisë së Prokurimit Publik, ku është publikuar njoftimi, është fakti se tenderi më parë mbyllet sesa hapet. Sipas njoftimit, kompanitë e fluturimit që do t’u mundësojnë zyrtarëve të kësaj ministrie udhëtimin me avion jashtë vendit, duhet ta paraqesin ofertën pas mesnatës së datës 17 qershor 2021.