Pajisje që mund t’i riparosh vetë, kompania që po sfidon gjigantët Apple e Samsung

Postuar në 31 Tetor, 2021 15:53

Pajisjet teknologjike nuk i zotërojmë plotësisht, pavarësisht se mund t’i blejmë shtrenjtë. Marrëveshjet e licencës së përdoruesit fundor janë në thelb pranimi për ta përdorur pajisjen që e ke paguar, siç të lejon prodhuesi. Dhe ky i fundit jo gjithmonë na lejon ne - ose dikë që nuk është i autorizuar nga prodhuesi - ta rregullojë atë nëse prishet. Kjo bën të mundur që nga riparimet, paratë të shkojnë për kompaninë mëmë. Dhe, nëse pajisja nuk mund të rregullohet lehtë, shumë konsumatorë mund të zgjedhin të blejnë një version të ri, të përditësuar.

Lideri i talebanëve shfaqet për herë të parë në publik

Postuar në 31 Tetor, 2021 13:17

Udhëheqësi suprem i talebanëve, Haibatullah Akhundzada, iu drejtua mbështetësve në qytetin jugor të Kandaharit. Kjo është dalja e tij e parë publike qëkur mori kontrollin e grupit në vitin 2016.

Akhundzada ka qenë shefi shpirtëror i lëvizjes islamike që nga viti 2016, por ka ruajtur një profil të ulët, edhe pasi grupi i tij mori pushtetin në Afganistan në gusht. Kjo strategji ka ushqyer shpesh spekulime rreth rolit të tij në qeverinë e re të talebanëve -- madje edhe vdekja e tij është përfolur disa herë.

SHBA dhe Europa merren vesh për tarifat e çelikut

Postuar në 31 Tetor, 2021 10:56

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë arritur një marrëveshje mbi tarifat e çelikut dhe aluminit, një çështje që i ka ndarë palët që nga koha kur ato u vendosën nga ish-presidenti Donald Trump. Zgjidhja e ngërçit disavjeçar u njoftua nga Shtëpia e Bardhë të shtunën, ndërsa Presidenti Joe Biden ndodhet në Romë për të marrë pjesë në samitin e Grupit 20.

Gazi rus, pa alternativë. Hungaria firmos marrëveshje me Gazprom, sasia kryesore kalon nga Serbia

Postuar në 31 Tetor, 2021 02:06

 

2018, në pushtet, 2019, Nobel për Paqen. 2021, i akuzuar për Genocid

Postuar në 30 Tetor, 2021 20:08

Revista gjermane “Der Spiegel” i ka lënë së fundmi hapësirë një trajtimi mbi situatën në Etiopi, duke u marrë në të vërtetë jo me ecurinë e luftimeve mes Adis Abebës dhe rajonit të Tigrayt në kufi me Eritrenë, por me figurën e kryeministrit etiopian, Abiy Ahmed. Një nobelist për paqen në vitin 2019, që sot akuzohet se drejton një palë ndërlftuese të përfshirë në genocid.

Përtej krizës së paprecedentë, Libani provokon tensione diplomatike me katër monarki të Gjirit

Postuar në 30 Tetor, 2021 19:31

Nuk mjafton vetëm kriza e brendshme që ka vënë në pikëpyetje vetë ekzistencën e shtetit, por tashmë Libani po përballet edhe me një lloj izolimi rajonal. Mediat raportojnë se Kuvajti ka dëbuar ambasadorin e Libanit, të cilit i ka lënë 48 orë për t’u larguar. Kuvajti po ashtu ka tërhequr ambasadorin e vet nga Bejruti. 

Një konferencë mbi të Ardhmen e Europës

Postuar në 30 Tetor, 2021 19:12

 

Ja edhe pak se po vjen fundi i Tranzicionit

Postuar në 30 Tetor, 2021 15:07

Taulant Balla i Partisë Socialiste deklaronte sot se PS-ja është e gatshme të ngrejë të hënën Komisionin Parlamentar për Reformën Zgjedhore.

Një ditë më parë foli Damian Gjiknuri për të njëjtën gjë. Një shenjë kjo e rivalitetit qesharak që ka kapluar partinë kryesore në vend për poste e ofiqe formalë që nuk ngrenë kandar në një organizatë personale si ajo.

Përtej kësaj, çështja që ka interes është të numerizohet reforma zgjedhore. E sata është në 30 vjet pluralizëm? E 35-ta? e 59-ta? apo e 100-ta?

Arti i brishtë i pastrimit para vdekjes

Postuar në 30 Tetor, 2021 11:01

Pastrimi i vdekjes quhet në Suedi dhe vitet e fundit është kthyer në njëfarë kulti. Ka të bëjë me seleksionimin dhe reduktimin e sendeve personale para se të largohesh nga kjo botë. Një qasje pragmatiste për europianoveriorët dhe ndoshta e vështirë për t’u pranuar për një pjesë tjetër të banorëve të kontinentit të vjetër, kjo praktikë mori emër nga një bestseller i vitit 2017. “Arti delikat i pastrimit të vdekjes suedeze: Si të çlironi veten dhe familjen tuaj nga një jetë rrëmujë" është libri i Margareta Magnusson, ku u përmend për herë të parë.

Emërtohet hominini i ri: Homo Bodoensis

Postuar në 29 Tetor, 2021 15:03

Një specie e re e paraardhësve të njeriut është zbuluar se ka jetuar në Afrikë 500 mijë vjet më parë. Homo bodoensis ka jetuar në epokën e Pleistocenit të Mesëm, dhe, sipas shkencëtarëve, ka qenë paraardhës i drejtpërdrejtë i njerëzve modernë. Emri bodoensis rrjedh nga një kafkë e gjetur në Bodo D'ar në luginën e lumit Awash të Etiopisë.

Shkencëtarët thanë se epoka është e rëndësishme sepse përkon me shfaqjen e homo sapiensëve në Afrikë dhe Neandertalëve, të njohur si Homo neanderthalensis, në Evropë.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS