Ndërron jetë Raffella Carra
Iku në një botë më të mirë, aty ku humaniteti i saj, e qeshura e pangatërrueshme dhe talenti i jashtëzakonshëm do të shkëlqejnë sërish përjetë.
Janë fjalë që i dedikohen Raffaella Carra, këngëtare, aktore, moderatore italiane, e ndarë nga jeta sot në moshën 78 vjeç.
Grua e pazakontë e megjithatë e pajisur me një thjeshtësi të rrallë
Kryeministri slloven, pro qëndrimit hungarez për LGBT: Po shkohet drejt kolapsit të BE-së
Kryeministri i Sllovenisë, Janez Janša ka mbrojtur qëndrimin e Hungarisë kundër përfshirjes së përmbajtjes së materialeve informuese për LGBT në shkolla dhe televizione.
Të imponosh vlera imagjinare euorpiane do të ishte rruga më e lehtë për kolapsin e BE-së. BE-ja bën bashkë vende me tradita të ndryshme, kultura të ndryshme…ka dallime që duhet të merren parasysh dhe të respektohen
citohet Janša nga mediat ruse.
Video/Aktivizohet vullkani Taal në Filipine
Vullkani Taal në Filipine është riaktivizuar këto ditë duke detyruar evakuiimin e më shumë se 2000 personave. Taal është një ndër më aktivët në vend dhe ndodhet në atë që quhet Unaza e Zjarrit në Paqësor.
Autoritetet kanë bërë me dije se nga aktiviteti i fundit vullkanik rrezikohen që t’i ekspozohen emetimeve të gazit helmues më shumë se 317 000 njerëz.
Frika, fitorja kryesore e Rusisë ndaj Europës
Rrëzimi i fundit nga anëtarët e BE-së i propozimit franko – gjerman për një samit me Rusinë, reflekton për të disatën herë se strategjia ruse në kufijtë e Europës po shndërrohet në kriter interpretimi për strategjinë e Perëndimit ndaj Rusisë. Dhe ky kriter po e ndan në mes Perëndimin që nuk po di të formulojë një doktrinë të unifikuar për atë se çfarë duhet të bëjë dhe sesi duhet të pozicionohet në një botë që po sfidon rendin ndërkombëtar të deritanishëm dhe vlerat që e mbajnë në këmbë atë.
Drejt përsëritjes së stagflacionit të viteve ’70 dhe krizës së borxhit të 2008-s
Si mund ta kuptojë këtë lloj qeverisjeje një njeri normal?
Në Shqipëri ka nisur një aksion i ri. “Bregdeti ynë” quhet. Në krye policia që përmes titullarit politik të saj, ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi ka njoftuar dje se ka prishur 130 ndërtime pa leje nga Velipoja në Ksamil. Vetë ministri ka folur me optimizëm për këtë që po ndodh duke lënë të kuptohet se serioziteti sezonal në këtë vend është partneri besnik I groteskut shtetëror.
Ish-kryeministri i Francës emërohet në bordin e kompanisë shtetërore ruse, Zarubezhneft
Ish-kryeministri i Francës, Francois Fillon është emëruar në bordin e kompanisë shtetëore ruse të naftës, “Zarubezhneft”. Lajmi është publikuar nga një faqe të publikimit të materialeve të biznesit, e-disclosure.ru dhe referohet nga France24.
Tusk, karta liberale e polakëve
Donald Tusk është rikthyer në qenddër të vëmendjes së politikës polake dhe shpresave për të ardhmen e vendit në BE, pasi mori kryesimin e partisë Platforma Qytetare, në të cilën ka qenë një ndër themeluesit.
Platforma Qytetare është një forcë e domosdoshme, jo si kujtesë, për të fituar luftën për të ardhmen kundër partisë nacionaliste Ligj dhe Drejtësi
është shprehur Tusk.
Ministri i Jashtëm serb: Zgjidhja jonë mbetet ekonomia
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Nikola Selaković, ka sqaruar përmes një interviste për revistën “Cord” drejtimin e politikës së jashtme të vendit të tij, duke nënvizuar me forcë se Beogradi çmon si prioritare miqësinë me SHBA.
Minishengeni si tezë alternative gjeopolitike ndaj BE-së
Kryeministri Edi Rama raportohet të ketë përsëritur sot në Forumin e Prespës idenë e tij për Minishengenin Ballkanik, termi që përdoret tashmë për Shengenin rajonal. Me një qasje që është diçka më shumë sesa pragmatizëm, kryeministri shqiptar e ka riqarkulluar këtë tezë në një koniunkturë që nuk është shumë e përshtatshme në kritikën që artikulon për Bashkimin Europian, përderisa në dështimin e kësaj radhje për hapjen e negociatave, Shqipëria u penalizua për shkak të një vetoje bullgare për Maqedoninë e Veriut.