Si u bë përfaqësuesi diplomatik i Francës djali i adoptuar i Maksim Gorkit

Postuar në 12 Korrik, 2021 16:58

Zinovy ​​Peshkov vinte nga një familje e varfër hebraike provinciale, por falë talenteve të tij të lindura, ai pati një karrierë të shkëlqyer dhe madje u bë mik me Charles de Gaulle. I biri i një zejtari në Nizhny Novgorod, Peshkov ia doli të bëhej komandant ushtarak dhe diplomat. Ai ishte vëllai i revolucionarit të famshëm Yakov Sverdlov, por ishte një anti-bolshevik i flaktë. I diplomuar në një shkollë të famullisë provinciale, ai u ngrit në të njëjtën shkallë me shkrimtarë, udhëheqës ushtarakë dhe politikanë të mëdhenj.

Pesë milionë të vdekur në vit për shkak të temperaturave

Postuar në 12 Korrik, 2021 14:56

Për shkak të temperaturave shumë të ulëta ose shumë të larta, çdo vit në botë humbasin jetën 5 milionë njerëz. Një studim i koordinuar nga Universiteti Monash dhe botuar nga revista “Lancet Planetary Health” ka dalë në përfundimin se më shumë se gjysma e këtyre efekteve shihen në Azi, por edhe Evropa preket ndjeshëm.

Në Kubë nisin protestat kundër regjimit komunist

Postuar në 12 Korrik, 2021 14:03

Mijëra kubanë janë mbledhur në një protestë të rrallë kundër qeverisë komuniste. Me parullën “Poshtë diktatura”, protestat antiqeveritare nisën në mënyrë krejt spontane në disa qytete, ndërsa vendi po përballet me krizën më të rëndë ekonomike në 30 vitet e fundit.

Qindra marshuan në rrugët e Havanës duke kënduar “Duam liri”, ndërsa prezenca ushtarake shtohej para ndërtesave qeveritare. Policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën dhe arrestoi dhjetë protestues.

Dilema e Ballkanit

Postuar në 12 Korrik, 2021 11:14

 

Pothuajse 20 vjet më parë, në 2003, e ardhmja europiane e Ballkanit Perëndimor dukej e sigurt: Këshilli Evropian kishte miratuar Axhendën e Selanikut, një udhërrëfyes i ri dhe gjithëpërfshirës, ​​i zhvilluar me standarde konkrete, për t’i orinetuar në mënyrë të sigurt vendet e rajonit drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Italia fiton Kampionatin Europian

Postuar në 12 Korrik, 2021 00:17

Italia është shpallur kampione e Europës pasi mundi Anglinë 4-3. Të kaltrit e Roberto Mancinit triumfuan në finale duke rrëmbyer kupën e EURO 2020.

Fitorja për italianët erdhi pas gjuajtjes së penalltive Anglinë. Ndeshja u mbyll në barazim 1-1, falë golave të Luke Shaë në minutën e 2-të për anglezët dhe golit të Leonardo Bonuçit në minutën e 67-të për Italinë. Pas këtyre dy golave, rezultati nuk ndryshoi më, ndonëse italianët iu afruan përmbysjes së tij në disa raste.

“Europa nuk ka vend për ata që mohojnë gjenocidin”

Postuar në 11 Korrik, 2021 15:56

Evropa nuk e ka harruar përgjegjësinë e të mos qenit e aftë të parandalojë gjenocidin e Srebrenicës, thanë zyrtarët më të lartë të BE-së sot, në ditën kur përkujtohet masakra më e madhe e pas Luftës së Dytë Botërore në Europë.

Von der Leyen: Masakra në kampin e Fossolit, mëkat në historinë e vendit tim

Postuar në 11 Korrik, 2021 15:22

"Ishte një ushtar gjerman ai, i cili urdhëroi që prindërit dhe gjyshërit tuaj të vriteshin. Ishte një mëkat i madh në historinë e vendit tim".

Ursula von der Leyen, presidente e Komisionit të BE, iu drejtua në këtë mënyrë pasardhësve të 67 të burgosurve politikë që u vranë 77 vjet më parë nga skuadrat SS në kampin e Fossolit, afër Carpi, në Emilia Romagna, Itali. "Rezistenca e tyre - shtoi ai - ndihmoi në shpëtimin e Italisë dhe të gjithë Evropës. Përfshirë vendin tim, Gjermaninë".

Nis një erë e re në turizmin hapësinor

Postuar në 11 Korrik, 2021 12:55

Dy prej njerëzve më të pasur të botës kanë zgjedhur korrikun si koha ku do të bëjnë realitet një formë të re të turizmit: atë në hapësirë. Richard Branson fluturon sot drejt hapësirës, duke u bërë kështu turisti i parë që del në orbitë me mjetin e vet, Virgin Galactic. I parashikuar për më 20 korrik është udhëtimi i Jeff Bezos, i cili fluturon drejt hapësirës me New Shepard, së bashku me të vëllain.

Rruga që nuk mbaron kurrë

Postuar në 11 Korrik, 2021 12:33

E premtuar një dekadë më parë, por ende një kantier ndërtimi. Rruga Qukës- Qafë Plloçë, që do të shkurtonte distancën mes Pogradecit dhe Tiranës, edhe pse vetëm 40 km, pavarësisht ndërrimit të disa qeverive nuk ka përfunduar.

G20 i hap dritën jeshile taksës për gjigantët e teknologjisë

Postuar në 10 Korrik, 2021 23:08

Vendet e G20 kanë rënë më në fund dakordësinë për të taksuar kompanitë shumëkombëshe. Ministrat e Financave të G20 miratuan të shtunën një reformë tatimore, që synon t'u japë fund parajsave fiskale, duke hapur rrugën për një taksim të ri që duhet të jetë në fuqi deri në 2023. Propozimi për një normë globale të taksës së korporatave me 15% është miratuar tashmë nga më shumë se 130 vende.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS