Bruce Springsteen shet katalogun e këngëve për 500 milionë dollarë
Bruce Springsteen i ka shitur të gjithë katalogun e këngëve të tij kompanisë Sony Music për 500 milionë dollarë. Shitja, e cila përfshin punën e regjistruar dhe shkrimin e këngëve të tij, do t'i japë Sony pronësinë e një prej veprave më të admiruara në pop dhe rock: mbi 300 këngë që përfshijnë 20 albume në studio plus publikime të tjera, raporton Rolling Stones.
Polemikat mbi HEC-et e Ballkanit
Rreth 2 796 hidrocentrale janë planifikuar të ndërtohen në Ballkan gjatë viteve të ardhshme. Sipas OJQ-së RiverWatch, 740 do të ndërtohen në Shqipëri, një vend me një shtrirje gjeografike prej pak më pak se 29 000 kilometra katrorë.
Pesëmbëdhjetë vjet më parë, ish-presidenti shqiptar, Sali Berisha, deklaroi ambicien e tij për ta shndërruar vendin në një superfuqi energjetike në Ballkan. Asnjë hulumtim nuk u përfshi në plan, as nuk u krye ndonjë studim fizibiliteti.
Gjermania dëbon dy diplomatë rusë
Gjermania ka dëbuar dy diplomatë rusë, pasi një gjykatë në Berlin dënoi një shtetas rus me burgim të përjetshëm për vrasjen e një gjeorgjiani me etni çeçene në një park të Berlinit në vitin 2019. Vendimi për dëbimin erdhi pasi gjykata konkludoi se vrasja ishte kryer me urdhër të Moskës, raporton France 24.
Inceneratorët, PD kërkon arrestimin e Damian Gjiknurit
Pas arrestimit të ish-ministrit Lefter Koka, Partia Demokratike kërkon “koka” të tjera për çështjen e inceneratorëve. Nënkryetarja e PD-së, Jorida Tabaku, thotë se arrestimi i Lefter Kokës është një provë për korrupsionin lidhur me këtë aferë. Tabaku thotë se ka prova që implikojnë edhe sekretarin e Përgjithshëm të PS-së, Damian Gjiknuri.
Mitsotakis: Kriza e lirës mund të vërë në rrezik stabilitetin e rajonit
Greqia ia ka frikën përhapjes së krizës së monedhës turke. Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, në një intervistë për gazetën gjermane “Handelsblatt” është shprehur se kriza valutore e Turqisë përbën një rrezik për stabilitetin e gjithë rajonit. Mitsotakis i kërkoi presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan të shmangë politikat që minojnë paqen midis fqinjëve të Egjeut.
Shkenca konfirmon Drakulën
Një ekip studiuesish kanë zbuluar prova të reja se gjaku i të rinjve mund të jetë sekreti për të mos u plakur.
Pilula për trajtim në shtëpi, Pfizer konfirmon efektivitetin e Paxlovid
Një medikament i ri që trajton Covid-19 është testuar me sukses. Paxlovid, i prodhuar nga Pfizer, rezultoi efektiv në analizën përfundimtare të provës klinike të Fazës 2/3. Ilaçi i ri parandaloi në 89 për qind të rasteve që persona me rrezik të lartë nga Covid-19 që të shtroheshin në spital ose të përfundonin në fatalitet.
Zuckerberg nuk i do homonimet, 60 milionë dollarë për të blerë bankën Meta
Meta Platforms Inc (FB.O), kompania që ka në pronësi Facebook, ka blerë aktivet e markës tregtare të bankës rajonale amerikane Meta Financial Group (CASH.O). Marrëveshja me vlerë 60 milionë dollarësh për të blerë aktivet e markës tregtare të bankës rajonale amerikane Meta Financial Group (CASH.O), u konfirmua hënën nga zëdhënësit e dy kompanive.
Vitali Klitschko i kërkon ndihmë Europës: Putin po përgatitet të na pushtojë
Kryebashkiaku i Kievit është zyrtari i lartë i radhës që paralajmëron se Rusia mund të pushtojë Ukrainën. “Ne në të gjithë Ukrainën po përgatitemi që presidenti rus Vladimir Putin të japë urdhrin për fillimin e luftës”, paralajmëron Vitali Klitschko në një artikull për “Bild-in” gjerman.
“Si ushtar dikur jam betuar se do ta mbroj këtë vend dhe jam gati të luftoj për atdheun”, citohet ai nga B92.
Macron-Orban, një aleancë në prapaskenë?
Nga Hungaria nuk pritet progres në fushën e sundimit të ligjit, të paktën deri pas zgjedhjeve të prillit. Presidenti francez, Emmanuel Macron, e bëri një deklaratë të tillë pas takimit me kryeministrin Viktor Orbán në Budapest të hënën.
Orbán e ndau këtë vlerësim në konferencën e fundit për shtyp të samitit të Grupit të Vishegradit, gjatë së cilës u pa një raport i ngrohtë mes të dyve.
