Inteligjencë artificiale edhe për të vrarë, rindërtohet skema e ekzekutimit të shkencëtarit iranian
Shkencëtari kryesor bërthamor i Iranit, Mohsen Fakhrizadeh, u vra nga një snajper i asistuar nga inteligjenca artificiale (AI). Arma kontrollohej në distancë nga operativët izraelitë, raporton The New York Times.
Shqyrtohet mundësia e dozës së tretë të vaksinës anti-CoVid-19
Rastet në rritje të personave që janë infektuar pas vaksinimit ka bërë që Komiteti i Ekspertëve të shqyrtojë edhe opsionin e një doze të tretë të vaksinës.
Shumica e vendeve e kanë në diskutim jo vetëm faktin duhet apo nuk duhet një dozë e tretë apo e katërt, por kanë në diskutime dhe kohën kur duhet bërë. Është një vendim i cili po diskutohet edhe nga Komiteti ynë i Vaksinimit, duke parë argumentet për ta bërë dhe duke gjykuar nëse ka rrezikshmëri apo përfitim.
Irani rreshtohet krah Rusisë dhe Kinës: Diplomacia, efektive vetëm kur i përmbahen të gjitha palët
Irani është bërë pjesë e një aleance të themeluar nga Kina dhe Rusia. E njohur si Organizata e Bashkëpunimit të Shangait, ky grupim u themelua në vitin 2001 si një forum i përbashkët mes Rusisë, Kinës dhe shteteve ish-sovjetike në Azinë Qendrore. Organi që ka në fokus sigurinë në rajon përfshiu katër vjet më parë edhe Indinë e Pakistanin, me qëllim për të shërbyer si kundërpeshë e ndikimit perëndimor atje.
Anëtarësimi i Iranit synon krijimin e një mekanizmi për të shmangur sanksionet e vendosura nga Perëndimi.
Rreziku i të bërit politikë duke përdorur frikën
Në kundërshtim me atë që na kanë mësuar të mendojmë, faktet na tregojnë se, edhe në shoqëritë e përparuara, emocionet kanë rëndësi po aq (dhe në disa raste më shumë) sa edhe argumentet racionale. Në veçanti, frika mbetet një çelës i rëndësishëm për të kuptuar dinamikën e jetës shoqërore bashkëkohore.
Perëndimi nuk po vdes, idetë e tij jetojnë në Kinë
Tërheqja e Perëndimit filloi me rënien e komunizmit në 1989. Elitat tona triumfale humbën sensin e realitetit dhe në një sërë përpjekjesh për të ribërë botën sipas imazhit të tyre vazhduan të lëshojnë disa nga rajonet më vendimtare strategjike të planetit. Rezultati përfundimtar i përpjekjes për të eksportuar sistemin e tyre të qeverisjes është se shtetet perëndimore janë më të dobëta dhe më të rrezikuara sesa ishin në çdo moment të Luftës së Ftohtë.
Gjysma e francezëve kërkojnë rikthimin e dënimit kapital 40 vjet pas heqjes
Në 40-vjetorin e heqjes së dënimit me vdekje, Franca është ende e ndarë në lidhje me këtë vendim. Më 18 shtator 1981, në Francë u hoq dënimi me vdekje, pas 200 vitesh aktivizëm kundër tij. Presidenti socialist në atë kohë, François Mitterrand, e mbështeti këtë vendim, por sot rreth 50 përqind e publikut francez duan rikthimin e tij, raporton France 24.
Merkel nuk e zgjidhi dot lëmshin ballkanik
Një vizitë e presidentit malazez Milo Gjukanoviç në Kroaci dhe takimi i tij me homologun kroat, Zoran Milanoviç është interpretuar në Serbi si shenjë e rritjes së antiserbizmit në rajon. Media B92, citon diplomatin serb, Zoran Milivojeviç sipas të cilit deklarimet e dy presidentëve lidhen me pozitën e tyre të dobët brenda vendeve respektive.
Mjegullnajë diplomatike mes Francës, SHBA dhe Australisë
Franca ka tërhequr ambasadorët e saj në Shtetet e Bashkuara dhe Australi për konsultime, për shkak të "gravitetit të jashtëzakonshëm" të shpalljes së partneritetit strategjik midis Uashingtonit, Londrës dhe Kanberrës, që çoi në anulimin nga ana e Australisë e një marrëveshjeje të madh. Kjo e fundit parashikonte blerjen e nëndetëseve franceze nga Australia. Vendimin për tërheqjen e ambasadorëve e konfirmoi ministri Jean-Yves Le Drian.
Ikona gjeorgjiane e shahut padit Netflix
Ikona gjeorgjiane e shahut Nona Gaprindashvili ka paditur për shpifje platformën Netflix. Gaprindashvili thotë se është portretizuar në mënyrën e gabuar në serialin e suksesshëm “The Queen's Gambit”.
Rasti i referohet një sekuence në episodin përfundimtar të dramës, ku thuhet se Gaprindashvili, aktualisht 80 vjeçe, nuk kishte bërë kurrë një garë shahu me burra.
Dokumenti thotë se deri në vitin 1968, viti në të cilin është vendosur episodi, ajo ishte përballur me të paktën 59 lojtarë meshkuj.
Certifikata e vaksinimit, e pavlefshme për 238 mijë qytetarë
Certifikata e vaksinimit me të cilën u pajisën 238 mijë qytetarë deri në 15 shtator përmes portalit e-Albania, nuk do të jetë më e vlefshme. Shkak duket se është bërë njohja së fundmi e pasaportës digjitale nga bashkimi Evropian. Këtë fakt e pohon për MCN edhe zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, e cila shpjegon edhe rregullat.
