Edhe format më të lehta të Covid-19 lënë pasoja në tru
Ende pas pothuaj dy vjetësh pandemi, studiuesit janë duke mbledhur të dhëna për efektet afatgjata të Covid-19 në trup dhe tru. Këto gjetje shtojnë shqetësimin për ndikimin afatgjatë që mund të ketë koronavirusi në procese biologjike si plakja.
Ish-kryeministri australian: Gjasat janë për një Luftë të Ftohtë me Kinën
Australia ka qenë në kryetitujt e mediave të botës ditët e fundit, pasi marrëveshjes që nënshkroi me Uashingtonin dhe Londrën për nëndetëset. Pakti i ri ushtarak të kujton epokën e ngërçeve bërthamore. Aleanca, e njohur si AUKUS, parashikon që Australia të pajiset me nëndetëse me energji bërthamore nga SHBA dhe Britania. Ky është një reagim ndaj përpjekjes në rritje të Kinës për t'u bërë fuqi dominuese ekonomike dhe ushtarake në rajonin Indo-Paqësor.
"Fjalën Perëndim e kam hequr nga fjalori"
Christoph Heusgen ka punuar për 12 vjet si këshilltari kryesor i kancelares gjermane, Angela Merkel, për politikën e jashtme. Në një intervistë për Der Spiegel, ai flet për sukseset e kancelares, gabimet, natyrën amatore të qeverisë së Donald Trump dhe qasjen e duhur ndaj Kinës gjithnjë e një rritje.
Drejtuesi i Moderna: Normaliteti kthehet në mesin e 2022-it. CoVid do khehet si gripi
Drejtori Ekzekuitv i Moderna-s, kompania e njohur farmaceutike, Stephane Bancel ka deklaruar për gazetën zvicerane “Neue Zuercher Zeitung” se pandemia e CoVid-19 mund të marrë fund brenda një viti.
OBSH: 7 milionë vdekje në vit për shkak të ndotjes së ajrit
Shtatë milionë vdekje të parakohshme në vit kanë shkak ndotjen e ajrit. Organizata Botërore e Shëndetit ka publikuar udhëzimet e reja për cilësinë e ajrit, duke e cilësuar ndotjen një nga kërcënimet më të mëdha mjedisore për shëndetin e njerëzve.
Sipas OBSH, sëmundjet e shkaktuara nga ndotja janë në të njëjtin nivel me pirjen e duhanit dhe ushqimin e pashëndetshëm.
Normat e lejuara të ndotjes, të rishikuara nga OBSH, synojnë të mbrojnë njerëzit nga efektet e dëmshme të ndotjes së ajrit dhe përdoren nga qeveritë si referencë për standardet ligjërisht të detyrueshme.
Çfarë është "Perëndimi"?
E djathta në Shqipëri nuk mjafton për të mundur Edi Ramën dhe neosocialistët
Unë them që nuk mjafton më e djathta në Shqipëri për të mundur Edi Ramën, për të mundur neosocialistët. Unë them që duhet filluar nga e djathta konsevatore dhe duhet mbaruar tek e majta progresiste. Duhet të ndërtojmë një skemë që të ketë vend për të gjithë
Ligji i ri, edhe familjarët e zyrtarëve të lartë do të deklarojnë pasuritë
Maxhoranca ka paraqitur në Kuvend disa ndryshime në projektligjin për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit duke zgjeruar kategorinë e personave që duhet të deklarojnë transfertat bankare brenda apo jashtë vendit ose vlerat monetare. Ligjit ekzistues “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit” i shtohet në nenin 10 një pikë, sipas të cilës subjekt i deklarimit të pasurisë do të jenë edhe ortakët në biznes me një person të ekspozuar politikisht.
BE dhe Apple “përplasen” për karikuesin universal
Propozimi për një karikues universal ka sjellë përplasjen e radhës mes BE dhe Apple. Unioni argumenton se një kabllo standarde për të gjitha pajisjet do të zvogëlojë mbeturinat elektronike, por Apple kundërshton duke thënë se një karikues i vetëm do të ngadalësojë inovacionin dhe do të krijojë më shumë ndotje.
Vendimi për unifikimin e kësaj pajisjeje do të ndikonte ne tregun global të smarfonëve, duke pasur parasysh se vetë vendet e Bllokut kanë në total një popullsi prej 450 milionë banorësh.
Teknologjia që mbledh të dhënat hyn edhe në tualet
Debatit të madh lidhur me rrezikun e përdorimit të të dhënave personale nga kompanitë e teknologjisë i shtohet edhe një “aneks” i ri. Tualetet smart janë risia që propozohet. Ato do të mbledhin të dhëna të karakterit shëndetësor, bazuar në jashtëqitjen që depozitohet në to.
