Izrael, dyshime se vaksina anti-Covid shkakton çrregullime të ciklit menstrual
Studiuesit izraelitë po përqendrohen në një fenomen që dyshohet se është efekt anësor i vaksinës kundër Covid-19. Ajo që nisi si një raportim i grave të vaksinuara në rrjetet sociale, mori përmasa të tilla saqë një studim i ri do të duhet t’i japë përgjigje. Në shkurt, menjëherë pasi gratë në moshë për të lindur fëmijë filluan të marrin dozën e dytë, shumë prej tyre postuan në mediat sociale se po përjetonin ndryshime në ciklin menstrual menjëherë pas injeksionit, të tilla si parregullsi dhe gjakderdhje të shtuar. Gra të tjera raportuan se u ishte rikthyer cikli vite pas menopauzës.
Byzylyku i Maria Antuanetës del në ankand
Një byzylyk i mbretëreshës së Francës, Maria Antuaneta, do të shitet për 2-4 milionë dollarë. Ankandi do të mbahet nga Christie’s Geneva në nëntor. Sipas AFP-së, çmimi mund të kalojë parashikimet dhe kjo jo vetëm për shkak të vlerës së 112 diamanteve që e përbëjnë, por edhe për faktin se është mbajtur nga një mbretëreshë.
Byzylyku është blerë nga Maria Antuaneta në vitin 1776 për 250 000 livra, një shumë e madhe për kohën. Livra franceze vlente në atë kohë sa vlen rreth gjysmë kg argjend sot.
Francë, ligj kundër Amazon për të mbrojtur libraritë
“Luftën” kundër të ashtuquajturave Big Tech, Franca po e shtrin edhe në tregun e librit. Deputetët francezë do të shqyrtojnë kësaj jave një ligj të ri, i cili ndalon Amazon të ofrojë dhe dorëzojë librat e shitur me kosto transporti zero. Ligji ka mbështetjen e presidentit Macron dhe synon t’i mbrojë libraritë fizike nga konkurrenca e Amazon, e cila ua ka reduktuar shitjet.
E shkuara si leksion për të kuptuar të ardhmen e "Luftës së Dytë të Ftohtë"
A është SHBA e destinuar të hyjë në Kurthin e Tukididit me Kinën? Cila është paradigma më e përshtatshme për të zotëruar të ardhmen, pas shenjave të një shkëputjeje ekonomike midis dy superfuqive dhe ndarjeve në ekonominë e globalizuar? Krahasimi në shumë plane mes tyre duket i pashmangshëm.
Rusia kërcënon Youtube me mbyllje
Vendimi i Youtube për të mbyllur dy kanalet në gjuhën gjermane të RT, një media e financuar nga qeveria ruse, është kundërshtuar ashpër nga kjo e fundit. Përmes zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme Maria Zakharova, Rusia denoncoi vendimin e YouTube, duke e cilësuar një “akt agresioni të paparë informacioni” dhe një “manifestim të dukshëm të censurës dhe shtypjes së lirisë së shprehjes”. Zakharova paralajmëroi si kundërpërgjigje mbylljen e mediave gjermane në Rusi.
"Tani do bëhem i ashpër, por është vetëm sa për kamerat"
Libri i ish-zëdhënëses së Shtëpisë së Bardhë, Stephanie Grisham, rikthen edhe njëherë debatin për raportin e veçantë të Trump me presidentin rus, Vladimir Putin. “Ajo që pashë në Shtëpinë e Bardhë” është libri që pritet të dalë në treg më 5 tetor. Megjithatë, Washington Post ka publikuar disa nga detajet interesante.
Afganistani adopton përkohësisht kushtetutën e monarkisë së 1964-s
Talibanët kanë miratuar përkohësisht një kushtetutë të vitit 1964, e cila u jep grave të drejtën e votës, por eliminon çdo element me të cilin ata nuk pajtohen. Vendimin e njoftoi ministri në detyrë i Drejtësisë.
"Emirati Islamik do të miratojë kushtetutën e kohës së ish-mbretit Mohammad Zahir Shah për një periudhë të përkohshme", tha Mawlavi Abdul Hakim Sharaee.
"Ballkani i Hapur", Von der Leyen: Përkrahim vetëm nisma gjithëpërfshirëse
Gjatë vizitës së saj në Tiranë, Presidentja e Komisionit Europian ishte e qartë në lidhje me Ballkanin e Hapur. Gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Edi Rama, Von der Leyen tha se mund të ketë iniciativa, por duhet që ato të përfshijnë të gjitha shtetet dhe të realizojnë objektivat e përbashkëta.
Macron pretendon autonomi strategjike për Europën pas një marrëveshjeje me Greqinë
Një marrëveshje historike është cilësuar nge liderët e të dy vendeve ajo e nënshkruar mes Francës dhe Greqisë. Presidenti francez, Emmanuel Macron, dhe kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, nënshkruan në Paris një marrëveshje në fushën e mbrojtjes, e cila forcon bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe ndihmon në ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të të dy vendeve.
Sipas Macron, marrëveshja është një "një hap i parë i guximshëm drejt autonomisë strategjike evropiane".
Macronin e qëllojnë sërish (VIDEO)
Presidenti francez u bë sërish shënjestër e një protestuesi gjatë një panairi gastronomie në Lion, të hënën. Sipas Reuters, një burrë hodhi një vezë në drejtim të tij, duke bërtitur “Rroftë republika”. Agresori u arrestua menjëherë, ndërsa Macron shpëtoi pa u bërë pis nga veza, e cila, siç tregojnë pamjet e preku në zonën e qafës.
Macron po ndiqte një panair gastronomie, së bashku me ministrin e Bujqësisë Julien Denormandie, për të promovuar industrinë franceze të ushqimit dhe mikpritjes në qytetin jugor të Lionit.
