SHBA/Rritje e ndjeshme e të infektuarve mes të vaksinuarve plotësisht
Nga maji deri më 25 korrik të këtij viti, 25% e të infektuarve në Los Angeles të SHBA, kanë qenë persona të vaksinuar plotësisht kundër CoVid-19.
30 vjet më pas, bebja në cover e albumit "Nevermind" padit grupin "Nirvana"
Ka mënyra e mënyra për të bërë para. Një ndër më pa kosto është procedimi gjyqësor për shkelje të supozuara të drejtash. Konkretisht, një 30 vjeçar i quajtur Spencer Elden ka vendosur të padisë grupin e njohur të rokut, “Nirvana” për përdorimin e paautorizuar të imazhit të tij si kopertinë e albumit “Nevermind”. Asokohe, Elden ishte vetëm 4 muajsh dhe ai paraqitet në ujë, i zhveshur duke qëndruar para një kartëmonedhe të lidhur me fillo peshikimi.
Raporti/“Në Srebrenicë nuk pati gjenocid”
Ajo që ndodhi në Srebrenicë në periudhën 1992-1995 nuk ka qenë gjenocid. Në këtë konkluzion ka mbërritur Komisioni i Pavarur Ndërkombëtar për Studimet mbi Vuajtjet e të Gjitha Kombeve, i formuar nga qeveria e Republikës Srpska.
Siç raportojnë mediat serbe, Gideon Greif, kreu i këtij komisioni, tha se hetimi ka nxjerrë se në Srebrenicë janë kryer krime të tmerrshme, por nuk ka pasur gjenocid.
Ndahet nga jeta bateristi i Rolling Stones
Bateristi i Rolling Stones, Charlie Watts, është ndarë nga jeta në moshën 80-vjeçare. Lajmin e konfirmoi publicisti i tij në Londër, Bernard Doherty. Watts ndërroi jetë në një spital në Londër herët, i rrethuar nga familja e tij, citohet ai nga The Guardian.
Rrëzohet hipoteza e vjetër: Hëna nuk ka mburojë magnetike
Ndryshe nga Toka, Hëna nuk ka “mburojë”. Është fjala për fushën magnetike, që satelitit të Tokës i mungon. Kjo do të thotë se Hëna është vulnerabël ndaj rrezatimit të dëmshëm diellor që mund të mbërrijë nga Dielli me shpejtësi mbi 1 000 kilometra në sekondë. Kjo ka lënë të habitur edhe shumë shkencëtarë, të cilët kanë besuar të kundërtën.
Për bektashianët, pa atdhe nuk ka fe
"Bektashianët kanë qenë atdhetarë nga më të shkëlqyerit në të gjitha kohët" shprehej Moikom Zeqo në simpoziumin me temë 'Bektashizmi dhe shqiptarizmi', Tetovë, 2002.
FMN i jep 1 miliard dollarë qeverisë së Lukashenkos
Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) i ka akorduar Bjellorusisë gati 1 miliard dollarë nga fondi i saj për rimëkëmbjen e ekonomisë globale nga kriza që shkaktoi koronavirusi. Fondit iu hap drita jeshile pavarësisht përpjekjeve të fundit të kundërshtarëve të regjimit të goditur nga Lukashenko për të bllokuar transaksionin, nga frika se kjo mund t’ia forcojë atij pozicionin dhe ta përshkallëzojë më tej valën e shtypjes në Bjellorusi. Programi - i cili vlen 650 miliardë dollarë në total - ka shtesë ato që FMN-ja i quan të drejta të veçanta të tërheqjes (SDRs), një pasuri rezervë ndërkombëtare e ak
Samsung njofton planin 206 miliardë dollarë për investime në 3 vitet e ardhshme
Grupi “Samsung” do të investojë 206 miliardë dollarë në tri vitet e ardhshme në sektorin e biofarmaceutikës, inteligjencës artificiale, gjysmëpërçuesve dhe robotikës.
Turistët ballkanas, ekonomi, jo më shaka në Greqi
Lufta nuk ka mbaruar
Një fund që pritej për shkak të gabimeve të shumta. Kështu e quan tërheqjen e turpshme amerikane nga Afganistani, ish-këshilltari i Sigurisë i Presidentit amerikan, Trump, gjenerali H.R. McMaster. Në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” ai thekson se lufta nuk ka mbaruar dhe se herët apo vonë, bota do të merret sërish me Talibanin.
***