Perëndimi nuk po vdes, idetë e tij jetojnë në Kinë
Tërheqja e Perëndimit filloi me rënien e komunizmit në 1989. Elitat tona triumfale humbën sensin e realitetit dhe në një sërë përpjekjesh për të ribërë botën sipas imazhit të tyre vazhduan të lëshojnë disa nga rajonet më vendimtare strategjike të planetit. Rezultati përfundimtar i përpjekjes për të eksportuar sistemin e tyre të qeverisjes është se shtetet perëndimore janë më të dobëta dhe më të rrezikuara sesa ishin në çdo moment të Luftës së Ftohtë.
Gjysma e francezëve kërkojnë rikthimin e dënimit kapital 40 vjet pas heqjes
Në 40-vjetorin e heqjes së dënimit me vdekje, Franca është ende e ndarë në lidhje me këtë vendim. Më 18 shtator 1981, në Francë u hoq dënimi me vdekje, pas 200 vitesh aktivizëm kundër tij. Presidenti socialist në atë kohë, François Mitterrand, e mbështeti këtë vendim, por sot rreth 50 përqind e publikut francez duan rikthimin e tij, raporton France 24.
Merkel nuk e zgjidhi dot lëmshin ballkanik
Një vizitë e presidentit malazez Milo Gjukanoviç në Kroaci dhe takimi i tij me homologun kroat, Zoran Milanoviç është interpretuar në Serbi si shenjë e rritjes së antiserbizmit në rajon. Media B92, citon diplomatin serb, Zoran Milivojeviç sipas të cilit deklarimet e dy presidentëve lidhen me pozitën e tyre të dobët brenda vendeve respektive.
Mjegullnajë diplomatike mes Francës, SHBA dhe Australisë
Franca ka tërhequr ambasadorët e saj në Shtetet e Bashkuara dhe Australi për konsultime, për shkak të "gravitetit të jashtëzakonshëm" të shpalljes së partneritetit strategjik midis Uashingtonit, Londrës dhe Kanberrës, që çoi në anulimin nga ana e Australisë e një marrëveshjeje të madh. Kjo e fundit parashikonte blerjen e nëndetëseve franceze nga Australia. Vendimin për tërheqjen e ambasadorëve e konfirmoi ministri Jean-Yves Le Drian.
Ikona gjeorgjiane e shahut padit Netflix
Ikona gjeorgjiane e shahut Nona Gaprindashvili ka paditur për shpifje platformën Netflix. Gaprindashvili thotë se është portretizuar në mënyrën e gabuar në serialin e suksesshëm “The Queen's Gambit”.
Rasti i referohet një sekuence në episodin përfundimtar të dramës, ku thuhet se Gaprindashvili, aktualisht 80 vjeçe, nuk kishte bërë kurrë një garë shahu me burra.
Dokumenti thotë se deri në vitin 1968, viti në të cilin është vendosur episodi, ajo ishte përballur me të paktën 59 lojtarë meshkuj.
Certifikata e vaksinimit, e pavlefshme për 238 mijë qytetarë
Certifikata e vaksinimit me të cilën u pajisën 238 mijë qytetarë deri në 15 shtator përmes portalit e-Albania, nuk do të jetë më e vlefshme. Shkak duket se është bërë njohja së fundmi e pasaportës digjitale nga bashkimi Evropian. Këtë fakt e pohon për MCN edhe zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, e cila shpjegon edhe rregullat.
Pfizer tërheq nga tregu barnat kundër duhanit: Prani e lartë agjentësh kancerogjenë
Kompania e njohur farmaceutike Pfizer ka njoftuar tërheqjen nga tregu të të gjitha njësive të trajtimit kundër pirjes së duhanit për shkak të pranisë së lartë të agjentëve kancerogjenë.
Video/Oligarkia nuk qenka spekulim mediatik. Ish-zv.kryeministri denoncon klientët e pushtetit
Ish-zv.kryeministri Erion Braçe ka dalë në foltoren e Kuvendit të Shqipërisë për të denoncuar oligarkinë. Sesi kompani kryesore në vend shmangin detyrimet. Oligarkia pra qenka diçka e vërtetë, në formën e vet shqiptare dhe nuk na qenka një shpikje mediatike.
Zotëria është firmëtar i një sërë vendimesh të Këshillit të Ministrave, por vetëm tani, pasi e larguan nga qeveria kujtohet të bëjë oponencë. Sërish pa emra konkretë.
Von der Leyen, sërish nën "lupë" për mesazhet me CEO-n e Pfizerit
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, është sërish në qendër të vëmendjes për shkak të mesazheve të shkëmbyera me CEO-n e kompanisë farmaceutike Pfizer.
Avokati i Popullit për BE-në, Emily O'Reilly, ka kërkuar më shumë informacion në lidhje me këto mesazhe, pasi “New York Times” raportoi në prill për bisedat me zë dhe me mesazhe që von der Leyen kishte pasur me shefin ekzekutiv të Pfizer, Albert Bourla.
“Doktori është si vera”
Ilir Meta zgjodhi të mos përfshihej në debatin politik që është hapur së fundmi në PD, megjithatë nuk e kurseu një koment pozitiv për Sali Berishën.
Nuk dëshiroj të merrem me çështje të tilla sepse nuk është kjo detyra ime. Sigurisht që Berisha nuk mund të rri pa e thënë… doktori është si vera, sa më i vjetër aq dhe më tërheqës e demokrat bëhet.