Kafshët e mëdha u shfarosën nga dora e njeriut 1.5 milion vjet më parë
Ne i kemi shfrytëzuar burimet natyrore në maksimumin e tyre që në fillesat e njerëzimit. Qindra mijëra vite më parë, njeriu i hershëm gjuante kafshët më të mëdha për t’u ushqyer. Pas shfarosjes së këtyre të fundit, ata kaluan te kafshët më të vogla, për t’u zhvendosur më pas te bujqësia, e cila shënoi edhe fillesat e qytetërimit.
“Nëse nuk e bën ti, e bëj vetë”, biseda që mund të kishte ndryshuar “Njeriun me shenjë”
Një detaj që mund të kishte ndryshuar historinë e një prej filmave më të preferuar të të gjitha kohërave. Një bisedë e ndodhur në fillim të viteve ’80 do të bëhej shkaku që Al Pacino të shkëlqente më pas në rolin e Toni Montanës. Por, ky rol mund të ishte luajtur për pak edhe nga Robert de Niro. Detajet dalin në një intervistë për GQ.
Kosova jep me qira burgun e Gjilanit
Kosova dhe Danimarka kanë arritur një marrëveshje për burgjet. Në bazë të saj, Danimarka do të paguajë një tarifë vjetore prej 15 milion € për një periudhë fillestare prej pesë vjetësh dhe njëkohësisht do të ndihmojë në financimin e energjisë së gjelbër në vend.
Në qelitë e marra me qira do të qëndrojnë të dënuar nga vendet joanëtare të BE-së që do të dëbohen nga Danimarka pas dënimit.
Pavarësisht se do të shfrytëzohet hapësira, në qelitë në fjalë do të zbatohen ligjet daneze.
Kosova ka rreth 700-800 qeli të papërdorura.
Berisha kthehet në PD për t’i komunikuar Bashës shkarkimin
Ashtu si një javë më parë, Sali Berisha u kthye në selinë e Partisë Demokratike për mbledhjen e radhës. I shoqëruar nga Komisioni i Rithemelimit, i cili doli nga Kuvendi i 11 dhjetorit, Berisha mbajti një mbledhje në një nga sallat e selisë, ndërsa pak metra më tutje Basha kishte mbledhur deputetët demokratë.
Para mediave Berisha tha se qëllimi i mbledhjes ishte që të njihej me vendimin e referendumit Lulzim Basha.
Covid-i "vret" Davosin për të dytin vit
Davos bie në gjumë sërish. Takimi i shumëpritur vjetor i Forumit Ekonomik Botëror, i planifikuar për t’u mbajtur në një resort në malet e Zvicrës, më 17-21 janar, është anuluar për të dytin vit radhazi, duke u zëvendësuar nga një seri diskutimesh online.
Shtyrja - për shkak të shfaqjes së Omicron - është e fundit në një seri përpjekjesh të dështuara nga WEF (Forumi Ekonomike Botëror) për t'u kthyer te takimet personale gjatë pandemisë Covid-19 dhe ushtron presion financiar mbi organizatën, me dhjetëra miliona dollarë të ardhura.
Ngrohja globale rrezikon "polin e tretë" të akullnajave
Ngrohja globale ka përshpejtuar ritmin e shkrirjes së akullnajave në majën më të lartë të botës. Një studim i kryer së fundmi konkludon se akulli në Himalaja po shkrin me një ritëm të tillë që rrezikon furnizimin me ujë të miliona njerëzve në Azi.
Ndiejnë dhimbje, Britania e Madhe ndalon gatimin e gjallë të krustaceve dhe cefalopodëve
Pas Zvicrës, edhe Britania e Madhe do të ndalojë gatimin e krustaceve dhe cefalopodëve të gjallë, duke e cilësuar këtë praktikë një mizori të pajustifikuar. Dispozita do të bëhet pjesë e ligjit në diskutim për mbrojtjen e mirëqenies së kafshëve. Propozimi ka ardhur pas një studimi të kryer nga Qendra për Filozofinë e Shkencave Natyrore dhe Sociale të Shkollës Ekonomike të Londrës. Studimi ka konkluduar se këto kafshë ndiejnë dhimbje.
Një majtist me origjinë kroate zgjidhet president i Kilit
Gabriel Boriç pritet të marrë drejtimin e presidencës në Kili, pas një fitoreje të qartë përballë rivalit Jose Antonio Kast. Me një diferencë prej të paktën 10%, ai është shpallur fitues dhe do të marrë zyrtarisht detyrën më 11 mars 2022.
Boriç vjen nga e majta dhe është zotuar se do të luftojë kundër projekteve të dëmshme për mjedisin, ndër të cilat janë minierat e bakrit dhe arit, raporton CNN. "Duke shkatërruar botën, ne po shkatërrojmë veten. Ne nuk duam më projekte që po shkatërrojnë vendin tonë, komunitetin tonë," tha ai.
Tërmeti i lirës trondit ekonominë turke, Erdoganit i kthehen kundër bizneset e mëdha
Lira turke vijon rënien e lirë. Kjo e fundit u thellua akoma më shumë sot, pasi Presidenti Rexhep Tajip Erdogan përmendi fenë myslimane si shkak për mosngritjen e normave të interesit për të stabilizuar monedhën.
Erdogan e ka shtyrë bankën qendrore të ulë ndjeshëm kostot e huamarrjes pavarësisht se norma vjetore e inflacionit është rritur në më shumë se 20 për qind.
Ekonomistët besojnë se kjo politikë mund të çojë në rritjen e çmimeve të konsumit me 30 përqind ose më shumë në muajt e ardhshëm.
Libani drejt marrëveshjes me FMN-në
Libani mund të dalë nga kriza nëpërmjet mbështetjes së Fondit Monetar Ndërkombëtar. Marrëveshja pritet midis janarit dhe shkurtit, bëri të ditur televizioni libanez, Al Jadeed, duke cituar zëvendëskryeministrin.
Saadeh al-Shami citohet të ketë thënë se komiteti ministror ka rënë dakord me guvernatorin e bankës qendrore për një shifër prej 69 miliardë dollarësh për humbjet në sektorin financiar.
FMN do ta shqyrtojë këtë kërkesë, një hap ky që shihet vendimtar për qeverinë e Libanit, e cila kërkon të negociojë një program mbështetjeje.
