Një taksë e unifikuar për korporatat, arrihet marrëveshja mes 130 vendeve
Marrëveshja për të rishikuar sistemin global të taksave është pothuajse në përfundim. Tani vjen pjesa e vështirë: të bëhet funksionale.
Dyshime të reja mbi Kinën për virusin SARS CoV-2
Pikëpyetje të reja mbi Covid-19 në Kinë. Sipas një hulumtimi të ri, provinca e Hubeit ka bërë porosi për teste PCR shtatë muaj para se të raportohej rasti i parë me virusin SARS-CoV-2. Sipas një kërkimi të kryer nga organizata Internet 2-0, Universiteti i Shkencës dhe Teknologjisë në Vuhan, Instituti Hubei i Kafshëve dhe Mjekësisë Veterinare me bazë në Akademinë e Shkencave Bujqësore Hubei dhe Qendra Hubei për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ishin disa nga institucionet që bënë porosi për teste PCR.
Gjashtë miliardë USD humbje në gjashtë orë
Në vetëm 6 orë në kolapsit që përfshiu mediat e tij sociale, Mark Zuckerberg humbi më shumë se 6 miliardë dollarë. Gjashtë orë mjaftuan për ta rrëzuar Zuckerbergun një pozicion më poshtë në listën e njerëzve më të pasur të botës. Defekti i Facebook, Instagram dhe Whatsapp bëri që aksionet e gjigantit të mediave sociale të binin me 4.9% të hënën, duke iu shtuar një rënieje prej rreth 15% që nga mesi i shtatorit.
Errësira përtej rrjetit
Dje në orën pesë e gjysmë u shua bota. Nuk u shua dielli, të cilin nuk e shikon më askush, por ndodhi më e keqja: u shuan mediat sociale.
Një avari, një komplot, një bllokim trafiku nga fansat e Enrico Letës, kush e di. Është fakt që kushdo u përpoq të hynte në to, hasi atë diskun e famshëm që rrotullohet bosh në ekran: imazhi modern i pakënaqësisë.
Asgjë e re nga samiti i Sllovenisë
Asgjë e re sa i përket integrimit nuk pritet në samitin e Sllovenisë. E mërkura do të mbledhë bashkë në Brdo të Sllovenisë, liderët e Bashkimit Europian dhe ata të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Sipas Jutarnji list, e cila i referohet draftit të konkluzioneve që priten në samit "nuk ka një datë për zgjerimin e Bashkimit Evropian".
Nord Stream 2 nis punën
Operatori i tubacionit të shumëdebatuar Nord Stream 2 nga Rusia në Gjermani - i kritikuar nga disa vende perëndimore si një armë gjeopolitike – njoftoi sot se ka nisur mbushjen e gazsjellësit me gaz.
Ky hap vjen në një kohë kur Evropa përballet me një krizë energjetike, ndërsa rezervat e gazit natyror janë në nivel të ulët dhe çmimet e energjisë rriten.
"Procedura e furnizimit me gaz për vargun e parë të tubacionit Nord Stream 2 ka filluar", tha Nord Stream 2 AG në një deklaratë.
Janë të gjithë njëlloj
Për katër vjet me radhë, aktori dhe komediani Volodymyr Zelenskiy e argëtoi audiencën televizive në Ukrainë me rolin e tij kryesor në komedinë “Shërbëtori i popullit”. Zelenskiy luante rolin e një mësuesi, i cili, i zemëruar nga korrupsioni kronik në vendin e tij, kandidon dhe zgjidhet president. Në vitin 2019, Zelenskiy e bëri realitet këtë skenar, duke fituar zgjedhjet presidenciale të Ukrainës.
Popullsia e Kinës përgjysmohet brenda vitit 2050
Kina pritet të përballet me një rënie drastike të popullsisë në 30 vitet e ardhshme.
Plakja e popullsisë dhe rënia e nivelit të lindjeve e kanë alarmuar qeverinë kineze kohët e fundit. Të dhënat e regjistrimit të fundit tregojnë një rënie edhe më të madhe të lindjeve nga sa pritej, raporton South China Morning Post. Bazuar në këto të dhëna dhe një ngurrim i përgjithshëm për të pasur më shumë fëmijë, popullsia e vendit parashikohet të përgjysmohet brenda vitit 2050. Projeksioni del nga një studim i botuar në Journal of Xi'an University of Finance and Economics.
Rusia dëbon Të Ngarkuarin me Punë të Maqedonisë së Veriut
Rusia dhe Maqedonia e Veriut janë përfshirë në një marrëdhënie të tensionuar që mund të karakterizohet edhe si krizë diplomatike.
Media të ndryshme bëjnë të ditur se Rusia ka dëbuar si non grata Të Ngarkuarën me Punë të Maqedonisë së Veriut në Moskë, Olivera Chaushevska Dimovska.
Kjo masë është një përgjigje ndaj vendimit të pajustifikuar të Maqedonisë së Veriut në gusht të këtij viti, kur deklaroi diplomatin rus në ambasadën në Shkup si person non grata
Po hyjmë në një krizë të re. Nuk përjashtohen kufizimet në furnizimin me energji elektrike
Rritjes së çmimit të bukës, gazit dhe karburanteve, pritet t’i shtohet edhe ajo e energjisë elektrike. Kryeministri Rama e paralajmëroi një fakt të tillë, në një dalje të paparalajmëruar për mediat sot në mesditë. Duke e motivuar rritjen me krizën energjetike në botë dhe manovrat tregtare që vijnë si pasojë, Rama tha se rritja e çmimit të energjisë pritet brenda 6 mujorit të parë të vitit të ardhshëm, duke shtuar se qeveria do të përpiqet të mbrojë nga kjo rritje shtresat në nevojë.