Raporti: Si po i kthen Kina me forcë ata që largohen nga vendi
Raporti i një OJQ-je spanjolle hedh dritë mbi taktikat që përdor Kina për të kthyer në atdhe qytetarët që largohen. "Safeguard Defenders", me bazë në Spanjë, evidenton në raport tre taktika të përdorura nga Pekini për këtë qëllim: arrestimin e të afërmve të të arratisurit si kërcënim, dërgimin e agjentëve jashtë shtetit për të frikësuar personin në fjalë ose për ta rrëmbyer.
Në "referendum" legalizimi i kanabisit, amnistia fiskale dhe shkarkimet nga Vettingu!!!
Kryeministri i Shqipërisë ka ideuar një nismë të re të cilën e quan Këshillim Kombëtar. Z. Rama do t’u drejtohet shqiptarëve siç thotë me 12 pyetje që sipas tij do të rivendosin bazat e një bashkëqeverisjeje dhe do të zgjidhin sipas tij keqkuptimet e mëdha të politikës. Kryeministri ka dalë përditë për ta promovuar si nismë, e cila ndërtohet me frazën nistore: Ka njerëz që thonë se…
Covid-i i lehtë dobëson kujtesën
Edhe format e lehta të Covid-19 lënë pas pasoja afatgjata. Një prej tyre është dobësimi i vëmendjes dhe kujtesës gjashtë deri në nëntë muaj pas infektimit. Konkluzioni del nga një studim i Universitetit të Oksfordit në Britani.
Në funksion të studimit, pjesëmarrësve që kishin rezultuar pozitivë për Covid-19 më parë, por nuk raportuan simptoma të tjera tradicionale të gjata të Covid, iu kërkua të kryenin ushtrime për të testuar kujtesën dhe aftësinë e tyre konjitive.
SHBA: Rusia mund ta pushtojë Ukrainën në çdo moment
Zhvendosjen e trupave ruse në perëndim të Bjellorusisë, Shtetet e Bashkuara e shohin si një përgatitje për pushtimin e Ukrainës.
Zëvendësministri rus i Mbrojtjes, Alexander Fomin, tha se stërvitjet e përbashkëta me Bjellorusinë do të përfshijnë përgjigjen ndaj kërcënimeve të jashtme, por zyrtarët amerikanë e quajtën situatën "jashtëzakonisht të rrezikshme".
Beteja për ujin në Zall-Gjoçaj, Ndreka: Gjykata u dha të drejtë banorëve, kallëzim nëse vendimi nuk zbatohet
Prej tre vitesh, banorët e Zall Gjoçajt protestojnë kundër ndërtimit të hidrocentralit në zonë, për prodhimin e energjisë elektrike. Ata kundërshtojnë grumbullimin e ujit në një pikë të vetme, në mënyrë që të sigurohet prodhimi i energjisë elektrike. Betejat e tyre kanë vijuar edhe në gjykatë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë ka vendosur në favor të tyre, duke i hequr kompanisë koncensionare licensën për prodhimin e energjisë.
Zhytet Xhakarta, kryeqyteti i Indonezisë zhvendoset në Nusantara
Parlamenti indonezian ka miratuar zhvendosjen e kryeqytetit administrativ nga Xhakarta, në një qytet të ri të ndërtuar nga e para në ishullin Borneo.
Kryeqyteti i ri do të quhet Nusantara, që ka kuptimin arkipelag, fjalë me të cilën indonezianët zakonisht i referohen të gjithë vendit.
Një sondë kineze zbulon ujë në Hënë në kohë reale
Një sondë kineze u bë e para në histori që zbulon ujë në sipërfaqen e Hënës në kohë reale.
Sonda Chang'E-5, e cila u ul në Hënë më 1 dhjetor 2020, gjeti ujë në vendin e saj të uljes në pellgun e Oqeanit Verior Procellarum, sipas një studimi të publikuar së fundmi në “Science Advances”.
Landeri kinez studioi dhe solli në Tokë mostra nga rajoni "Mons Rümker", një kompleks vullkanik i paeksploruar më parë në Hënë.
Studimi: Një hebre e "shiti" familjen e Ana Frank te nazistët
Pothuajse 80 vjet pasi Ana Frank shkroi ditarin e saj të famshëm, një ekip studiuesish kanë krijuar një ide mbi njeriun që e “shiti” atë dhe familjen e saj te nazistët. Arnold van den Bergh, një noter i shquar hebre, dyshohet se është personi që ka zbuluar vendin ku fshihej familja Frank për t’i shpëtuar vrasjes në kampet naziste të përqendrimit.
"Tradhtia e Anne Frank – Hetimi i një rasti të vjetër" është libri i autores kanadeze, Rosemary Sullivan, ku del për herë të parë emri i Bergh si tradhtar.
Paralajmërim i kompanive ajrore në ShBA: Shërbimi 5G pritet të fusë në kaos transportin ajror
Një krizë e aviacionit parashikohet në SHBA, pas vendosjes në funksion të shërbimit 5G. Shefat e kompanive ajrore tregtare paralajmëruan pasoja në fluturime të mërkurën, kur AT&T (T.N) dhe Verizon (VZ.N) do të vendosin shërbimin e ri 5G.
Ata thonë se shërbimi i ri C-Band 5G mund të bëjë të papërdorshëm një numër të konsiderueshëm avionësh të mëdhenj, "duke bllokuar potencialisht dhjetëra mijëra amerikanë jashtë shtetit" dhe duke shkaktuar kaos për fluturimet brenda vendit.
Kur do të marrin fund këto marifete të shëmtuara?
Erdogan e tha me gojë, Shqipërinë do ta ndihmojë
Ky është vargu i një kënge(!!!) që u shfaq sot për të nderuar(?) presidentin turk Reccep Tayyip Erdogan në Tiranë. Një grup burrash të një grupi nga Mallakastra siç raportohet, veshur me ato që mund të quhen sajime të veshjeve folklorike ia morën një kënge në mes të qytetit për të dëshmuar edhe njëherë mikpritjen shqiptare. Apo jo?
