Orban i kërkon BE-së paratë e shpenzuara për mbrojtjen e kufijve
Hungaria i kërkon BE-së rimbursimin e shpenzimeve të bëra për masat e mbrojtjes së kufirit. Në një letër drejtuar presidentes së Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, kryeministri Viktor Orban i kujton asaj koston e barrierave në kufij: 590 miliardë fiorinta.
Biznesi i vaksinës/ Pfizer, 65 miliardë dollarë në dy vjet
Gjashtëdhjetë e pesë miliardë dollarë në dy vjet nga shitja e vaksinës Covid. Kjo është shuma që Pfizer pret. Analistët, të cilëve u referohet La Stampa, parashikojnë shitje në masën 36 miliardë dollarë deri në fund të vitit dhe 29 miliardë të tjera vitin e ardhshëm.
Schmidt: Bosnja rrezikon të shpërbëhet
Përfaqësuesi kryesor i komunitetit ndërkombëtar në Bosnje paralajmëron se vendi është në rrezik shpërbërjeje dhe se ekziston një perspektivë "shumë reale" e rikthimit në konflikt.
“Jemi shumë pranë humbjes së Amazonës”
Amazona është një "rezervuar" i jashtëzakonshëm natyror i CO2. Me 7.8 milionë kilometra katrorë pemë, lumenj dhe ekosisteme, ajo thith dhe ruan midis 1 dhe 2 miliardë tonë gaz karbon në trupin e bimëve, duke e hequr atë nga atmosfera. Prandaj, pa pyllin më të madh në planet, çdo synim për të frenuar ngrohjen globale dhe për të frenuar rritjen e temperaturave brenda pragut 1.5 gradë, siç thuhet qartë në marrëveshjen e nënshkruar nga liderët ndërkombëtarë në Paris, është utopi e pastër.
Leksione seksi nga murgjit e Butanit
Një grup murgjish që ndjekin me vëmendje instruktorin teksa shpjegon përdorimin e ... prezervativit. Përshkrimi ngjan deri diku i pamundur, por në Trashiyangtse, një zonë në lindje të Butanit, është realitet. Murgjit e manastirit atje janë ndër qindra që mësojnë edukatën seksuale në mbretërinë budiste të Himalajave. Kjo praktikë është një gjë e rrallë midis vendeve të tjera budiste të Azisë Jugore si Sri Lanka dhe Myanmar, ku programet e edukimit seksual në kurrikulat shkollore janë përballur me reagime të kundërta nga grupet monastike.
Disa skenare për luftërat klimatike
Lufta për shkak të klimës është një realitet afatshkurtër. Këtë e pranojnë edhe strategët ushtarakë, të cilët theksojnë rëndësinë e veprimit kundër ndryshimeve klimatike. Në dritën e Samitit të G-20, i cili çështjen e klimës e kishte në qendër, pyetja që ngrihet është: Kur mund të nisë kjo luftë e pritshme?
Vipëria...
Hallouini festohet edhe në Shqipëri, si u maskuan vajzat “VIP” të Tiranës
Këtë titull e gjen te faqja online e gazetës “Tema” e cila përcjell në të disa foto të këtyre vipave me thonjëza që kanë festuar 31 tetorin.
Ishulli i Pashkëve kundërshton rihapjen për turistët
Banorët e Ishullit të Pashkëve u thonë jo turistëve. Me një referendum jodetyrues, popullsia e Ishullit të Pashkëve është shprehur kundër rihapjes së territorit të Paqësorit Jugor. Që nga marsi 2020, kufizimet kundër pandemisë Covid kanë bërë që dhjetë mijë banorë të ishullit të mos shohin asnjë turist të vetëm në vendin e tyre.
Për rihapjen, banorët u pyetën: A doni rihapjen e ishullit duke filluar nga janari?
Zoran Zaev dorëhiqet pas humbjes së zgjedhjeve lokale
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, u dorëhoq pas humbjes së zgjedhjeve lokale. “Përgjegjësia për këtë rezultat është e imja dhe unë jap dorëheqjen si kryeministër dhe si lider i Bashkimit Social Demokrat”, tha Zaev mbrëmjen e së dielës, pa u shpallur ende rezultatet zyrtare.
Në Shkup, garën e fitoi Danela Arsovska, e qendrës së djathtë. Ajo bëhet kështu kryebashkiakja e parë grua që do të drejtojë Shkupin.
Shërbimet amerikane, të paafta të sqarojnë origjinën e Sars-CoV-2: Nuk është armë biologjike
Shërbimet sekrete amerikane nuk janë në gjendje të përcaktojnë diçka të saktë mbi origjinën e CoVid-19. Të ngarkuar nga presidenti aktual Joe Biden me detyrën e identifikimit të origjinës së virusit që provokoi pandeminë aktuale, shërbimet amerikane janë në dilemën mes një origjine natyrore dhe një incidenti laboratorik.
Analistët vlerësojnë se të një origjinë natyrore dhe një shpërthim epidemic si pasojë e një incidenti laboratorik, janë të dyja hipoteza të besueshme për atë sesi Sars-Cov-2 infektoi fillimisht njerëzit