Kushtetuesja lë në fuqi zgjedhjet vendore të 2019-s

Postuar në 04 Nëntor, 2021 17:00

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë, për shpalljen antikushtetuese të zgjedhjeve lokale të vitit 2019. Pasi mori në shqyrtim edhe opinionin e Komisionit të Venecias, Gjykata rrëzoi edhe kërkesën e Shoqatës së Bashkive, të përfaqësuar nga Voltana Ademi, për kushtetutshmërinë e regjistrimit të Partisë Bindja Demokratike në zgjedhje.

Në korrik 2019, Shoqata e Bashkive të Shqipërisë iu drejtua Kushtetueses me  kërkesën për konstatimin si antikushtetuese të zgjedhjeve vendore të 30 qershorit të atij viti.

Shqipëria vlen diçka, pse Unë Jam!

Postuar në 04 Nëntor, 2021 16:11

Dje, ose pardje, z. Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë, tregtoi në media një takim të tijin spontan me aktorin Leonardo di Caprio. I ashtuquajturi takim duket se është një bezdisje e Ramës për hir të një fotoje, në tavolinën ku ishte ulur aktori në samitin për klimën në Glasgow. Kush mund të besojë se njeriu që nuk dëgjon e vlerëson asnjë peticion për Vjosën ku parashikohet të ndërtohen hidrocentrale, po ka merak për klimën me Di Caprio që ka një angazhim publik në këtë drejtim?  Askush. As edhe fotografi/ja që ka shkrepur foton.

Qeveria që sillet e vendos si majmuni

Postuar në 04 Nëntor, 2021 15:34

Si hyhet në një restorant, bar, në Europë? A futet me Green Pass? Po, do e vendosim dhe ne, e vendosëm dhe në universitete.

Për qytetarët është e rëndësishme, që ne kemi pika vaksinimi në çdo qendër shëndetësore, dhe në universitete. Do të vendosim ‘Green Pass’ për të hyrë në lokale dhe në strukturat e shërbimit

Këto mesazhe janë përcjellë sot nga salla e Parlamentit nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e cila nuk dihet pse u ka dhënë atyre tonet e një paralajmërimi.

Britania e Madhe aprovon Molnupiravir-in kundër CoVid-19

Postuar në 04 Nëntor, 2021 14:50

Britania e Madhe është bërë vendi i parë në botë që miraton një pilulë antivirale kundër CoVid-19.  Pilula është zhvilluar nga Merck dhe Ridgeback Biotherapeutics dhe ajo tregtohet nën emrin molnupiravir për përdorim te njerëzit me sëmundje me simptoma të moderurara apo të lehta si dhe tek ata që konsiderohen se kanë një faktor të shtuar risku për rëndimin e gjendjes si obezët, diabetikët e moshës së madhe dhe ata me sëmundje kardiovaskulare.

OBSh: 500 mijë vdekje nga CoVid-19 në Europë deri në shkurt 2022

Postuar në 04 Nëntor, 2021 13:55

Europa mund të përballet me një tjetër valë viktimash nga CoVid-19. Paralajmërimin e ka dhënë Organizata Botërore e Shëndetësisë, sipas të cilës deri në fillim të vitit 2022, në kontinentin tonë mund të vdesin për shkak të sëmundjes edhe 500 mijë njerëz.

Ne jemi sërish në epiqendër. Ritmi aktual i transmetimit në 53 vende të rajonit europian është shumë shqetësues

ka thënë Hans Kluge, drejtori i OBSH-së për Europën.

Sipas tij shkak për këtë situatë është shkalla e ulët e vaksinimit.

#MeToo kineze, një përzieje e sportit, seksit dhe politikës

Postuar në 04 Nëntor, 2021 12:20

Denoncimi i një rasti abuzimi seksual në Kinë nga një ish-zyrtar i lartë i qeverisë nxiti diskutime, të cilat autoritetet u kujdesën t’i shuajnë në kohë rekord, çka reflekton ndjeshmërinë e lartë ndaj akuzave të kësaj natye. Denoncimi u bë një nga teniste ndaj një ish-zyrtari të lartë qeveritar. Në një postim të gjatë në rrjetet sociale që u zhduk shpejt, Peng Shuai shkroi se Zhang Gaoli, ish-zëvendëskryeministër dhe anëtar i Komitetit të Përhershëm të Byrosë Politike, e kishte detyruar atë të bënte seks pavarësisht refuzimeve të përsëritura pas një raundi tenisi tre vjet më parë. 

“Qeveria që vret qentë”

Postuar në 03 Nëntor, 2021 21:28

Eurodeputeti gjerman, Martin Buschmann, ka ngritur alarmin në lidhje me mënyrën e trajtimit të qenve të rrugës në Shqipëri. “Në Shqipëri, qentë e rrugës po vriten masivisht nga qeveria”, shkruan ai, ndërsa shton se do të dorëzojë një kërkesë me shkrim në lidhje me kriteret e anëtarësimit të vendit tonë në BE.

Buschmann thotë se si vend kandidat, Shqipëria duhet të zbatojë rregulloret e BE-së për mbrojtjen e kafshëve. Në mënyrë të veçantë, Buschmann ndalet te Bashkia e Tiranës dhe kryebashkiaku Veliaj, për vendimin për t’i helmuar këto kafshë, në vend që t’i sterilizojë.

Rusia pajis marinën me raketat hipersonike “Zircon”

Postuar në 03 Nëntor, 2021 19:17

Rusia e çon një hap më tutje garën me SHBA-të për gjeneratën e re të armëve me rreze të gjatë, që nuk zbulohen dhe përgjohen. Presidenti Putin njoftoi se testet e raketës lundruese hipersonike të Rusisë Zircon janë afër përfundimit dhe dërgesat në marinë do të fillojnë në vitin 2022.

Muajin e kaluar, Rusia njoftoi se testoi me sukses për herë të parë një raketë Zircon nga një nëndetëse.

Kundërshtime të forta ndaj ndryshimeve në kurrikulat e matematikës në Kaliforni

Postuar në 03 Nëntor, 2021 17:38

Rreth 1000 ekspertë të matematikës dhe matematikës së aplikuar në Kaliforni, me anë të një letre drejtuar Departamentit të Edukimit (CDE) kundërshtojnë ndryshimet në kurrikulat e lëndës. Ata thonë se këto të fundit mund të dëmtojnë procesin e nxënit te 6 milionë nxënës në shkollat publike.

Vulin: Nuk na duhen rusët për të marrë veriun e Kosovës

Postuar në 03 Nëntor, 2021 16:04

Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksander Vulin, thotë se vendit të tij nuk i duhet Rusia apo forca të tjera të huaja, nëse vendos të kthehet në veri të Kosovës. Vulin është shprehur në një opinion me shkrim se i mjaftojnë serbët e veriut që ta rimarrin zonën.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS