Arrihet marrëveshja, Google do t'i paguajë AFP-së për pëmbajtjen
Google dhe Agence France-Presse arritën të mërkurën një marrëveshje pesëvjeçare sipas së cilës kompania më e madhe në botë e kërkimit në internet do të paguajë agjencinë e lajmeve. Marrëveshja, pas 18 muajsh negociatash, është e para që arrin një agjenci lajmesh sipas direktivës evropiane të vitit 2019 mbi të ashtuquajturat të drejta fqinje, të cilat kanë qenë objekt debati mes gjigantëve të internetit dhe medias mbi pagesën për përdorimin e lajmeve në internet dhe përmbajtjeve të tjera.
Amerika nuk mund të rikthehet me strukturat aktuale të rendit ndërkombëtar
Ndërsa Shtetet e Bashkuara duan të kthehen në rolin që kishin dikur, bota nuk është më e njëjta. Alexander Cooley, drejtori i Institutit Harriman të Universitetit të Kolumbisë dhe profesori i shkencave politike në Kolegjin Barnard, thotë në një intervistë për greken “Kathimerini” se degradimi i vlerave liberale do të vazhdojë në mbarë botën, ndërsa "batica autoritare" është ajo çfarë i pret një sërë shoqërish në Perëndim.
Apple tërhiqet para presionit të qeverisë, hapet për vetëriparimin
Për herë të parë, Apple do t’u japë mundësinë përdoruesve të riparojnë vetë produktet. Me anë të një programi riparimi dhe pjesëve të Apple, përdoruesit mund të riparojnë një pjesë të pajisjeve nga fillimi i vitit 2022. Fillimisht, kjo do të bëhet e mundur për iPhone 12 ose iPhone 13 dhe më pas edhe pajisjet Mac.
Tele Vizioni i Shoqnisë
Enkelejd Joti është zgjedhur drejtori i ri i Radiotelevizionit Shqiptar. Pa as më të voglin dyshim është një zgjedhje që për konvenciencë etike mund ta quajmë konservatore. Një njeri besnik i Edi Ramës, më saktë i afërt i tij, që në historinë e gazetarisë nuk thotë asgjë, por në historinë e medias të kujton drejtimin e Top-Channel, i afishuar qartë si televizioni kryesor i partisë.
Pretendenti arab për kreun e Interpolit, nën akuzë për ushtrim torture
Një kandidat mbi të cilin rëndojnë akuzat për torturë është mes kandidatëve për kreun e Interpolit. Organizata të të drejtave të njeriut dhe politikanë të ndryshëm janë ngritur kundër zgjedhjes së gjeneral major Ahmed Naser Al-Raisit, nga Emiratet e Bashkuara Arabe.
Interpol zgjedh javën e ardhshme kreun e ri. Kandidati që merr postin e kreut të kësaj agjencie zë vendin e Kim Jong-yang nga Koreja e Jugut, në detyrë që prej vitit 2018.
Pekini zyrtar shfronëzon Maon: Gaboi me Revolucionin Kulturor
Partia Komuniste Kineze ka miratuar një "rezolutë historike", që sipas ekspertëve do të çimentojë statusin e Xi Jinping në historinë politike. Dokumenti me 36 mijë karaktere është një përmbledhje e historisë 100-vjeçare të partisë dhe trajton arritjet kryesore dhe drejtimet e saj në të ardhmen.
Ky dokument është i treti i kësaj natyre në historinë e Partisë Komuniste Kineze. I pari u miratua nga Mao Ce Duni në 1945 dhe i dyti nga Deng Xiaoping në 1981.
Politika europiane në Ballkanin Perëndimor ka nisur të veprojë si një faktor destabilizues
Ish-ministri i Jashtëm i Greqisë, Evangelos Venizellos ka autorizuar së fundmi një opinion në gazetën “Kathimerini” përmes të cilit bën thirrje për zbatim sa më të shpejtë të Marrëveshjes së Prespës nga ana e Greqisë. Ai e cilëson këtë marrëveshje si interes të Greqisë dhe kjo duhet kuptuar prej kujtdo, pavarësisht se si ka votuar apo ka menduar në momentin e nënshkrimit të saj. Mes tyre z.
Ditarët e Lord Mountbatten, një “vullkan” që mbahet nën vëzhgim nga qeveria britanike
Ditarët e Lord Louis Mountbatten nuk duhet të shohin dritën e botimit, për asnjë çmim. Qeveria britanike ka shpenzuar deri tani 300 mijë paund nga buxheti i shtetit për të penguar daljen e çfarëdolloj informacioni nga ditarët e një prej figurave kryesore të monarkisë britanike në shekullin e kaluar. Çfarë fshihet në dorëshkrimet e tij? Qeveria britanike ia ka frikën njollosjes së dinjitetit të mbretëreshës Elizabeth dhe një krize të mundshme diplomatike me Indinë dhe Pakistanin.
Autoportreti i Kahlos thyen rekordin e artistëve të Amerikës Latine
Një autoportret i piktores meksikane, Frida Kahlo, u shit për 34.9 milionë dollarë në një ankand të organizuar nga Sotheby’s, raporton Washignton Post. Vepra vendosi një rekord të ri në historinë e shitjeve të veprave që mbajnë autorësinë e një artisti nga Amerika Latine.
Gratë franceze kërkojnë dekriminalizmin seksual të politikës
Katër vjet pasi hapi një debat të madh në botën e kinemasë hollivudiane, lëvizja #MeToo po përparon në Francë. Ishin fillimisht denoncimet e disa gazetareve, të cilat ngritën problemin e ngacimimit seksual në vendin e punës, por tashmë një lëvizje e tillë ka nisur edhe në politikë.
Në një artikull të botuar të hënën në të përditshmen franceze Le Monde, rreth 300 gra të njohura u bënë thirrje partive politike të majta që të "largojnë autorët e dhunës seksuale dhe me bazë gjinore", duke shtuar se shumë zyrtarë të zgjedhur dhe kandidatë janë të akuzuar.