Lind turizmi i karburantit

Postuar në 08 Shkurt, 2022 08:56

Sllovakët po udhëtojnë drejt pikave polake të furnizimit me karburant, ku blejnë qindra mijëra litra për shkak të çmimit më të lirë.

Gazi dhe nafta në Poloni janë afërsisht 25 deri në 35 cent euro më lirë për litër pasi Varshava vendosi të ulë TVSH-në për të dyja në përgjigje të inflacionit në rritje. Me një rezervuar karburanti 50 litra, sllovakët mund të kursejnë 10 deri në 18 euro nëse kalojnë kufijtë për t’u furnizuar me gaz. Varshava ka hequr edhe TVSH-në për produktet ushqimore në paketën e masave që synojnë të trajtojnë inflacionin e lartë.

Miliarderi Peter Thiel tërhiqet nga bordi i kompanisë Meta

Postuar në 08 Shkurt, 2022 08:28

Peter Thiel, një nga investitorët më të hershëm të Facebook, është tërhequr nga kompania. Thiel thotë se do të angazhohet në mbështetjen e kandidatëve që do të çojnë përpara axhendën e ish-presidentit Donald Trump në zgjedhjet e mesit të mandatit.

Deklaratë e përbashkët ruso-kineze: Perëndimi të pranojë se bota është multipolare

Postuar në 08 Shkurt, 2022 00:41

Duket se dështimet e njëpasnjëshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në arenën ndërkombëtare në 30 vitet e fundit, kompensuar nga një arrogancë e pakuptimtë, ka prodhuar një realitet të paktën dypolar në botë. Rusia dhe Kina kanë dalë së fundmi, konkretisht më 4 shkurt të këtij viti me në deklaratë të përbashkët që ka si objekt “marrëdhëniet ndërkombëtare që po hyjnë në një erë të re”.

Shkarkimi i Metës, Kushtetueses i duhen 30 ditë kohë

Postuar në 07 Shkurt, 2022 17:16

Gjykata Kushtetuese pritet të japë vendimin përfundimtar për shkarkimin e presidentit pas 30 ditësh. “Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda 30 ditëve nga marrja e tij”, tha kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha, pasi dëgjoi konkluzionet e të dyja palëve.

Në seancën e sotme, zoti Meta u përfaqësua nga këshilltari i tij ligjor, Bledar Dervishaj.

Karantina, pothuajse asnjë efekt në uljen e numrit të vdekjeve

Postuar në 07 Shkurt, 2022 16:02

Karantina nuk ka pasur ndonjë efekt në uljen e numrit të vdekjeve nga Covid-19.

Një studim i kryer nga Universiteti Johns Hopkins arriti në përfundimin se karantina i ka reduktuar vdekjet me vetëm 2%.

Në këtë përfundim, studiuesit e John Hopkins arritën pasi shqyrtuan 24 studime të tjera.

Në vend që të parandalonte vdekjet, karantina pati ndërkohë një kosto të madhe ekonomike dhe sociale, kudo që ajo u imponua.

Serbët e Malit të Zi: Djali me kaçurrela po na pengon të hyjmë në koalicion  

Postuar në 07 Shkurt, 2022 14:10

Pas rënies së qeverisë Krivokapiç në Mal të Zi, Dritan Abazoviç shihet si një nga kandidatët e mundshëm për kryeministër. Por për partitë serbe, ai që deri tani ishte aleat, tani shihet si rivali kryesor. Milan Knezevic i Frontit Demokratik në Malin e Zi, në një prononcim për Tv Prva, tha se Abazoviç po pengon hyrjen e serbëve në koalicionin e ri.

Covid-19 dhe truri/ Zbulohet një lidhje ende e paqartë me demencën

Postuar në 07 Shkurt, 2022 12:06

Disa ndryshime që ngjajnë me ato që shkakton Alzheimer janë vënë re në trurin e pacientëve që kanë ndërruar jetë për shkak të Covid-it. Këto anomali lidhen me akumulimin e një proteine ​​të quajtur tau, brenda qelizave të trurit dhe sasi jonormale të proteinës beta-amiloide që grumbullohet në pllaka amiloide. Në këtë përfundim kanë arritur disa studime të kryera së fundmi.

“Tregu i NFT-ve po shkon drejt kataklizmës”

Postuar në 07 Shkurt, 2022 10:45

Ish-bankieri i investimeve Colborn Bell, paralajmëron një katastrofë të tregut të NFT-ve. Vetë Bell zotëron NFT me vlerë miliona dollarë dhe ka interes në të ardhmen e tyre, por në një intervistë për “Fortune”, ai thotë se ky treg po shkon drejt një përplasjeje kataklizmike.

Bell ka hyrë në NFT në fillim të vitit 2020 dhe që atëherë e ka zgjeruar koleksionin e tij. Ai është themelues i Muzeut të Artit Kripto, një hapësirë ​​ekspozite arti të bazuar në VR.

Lufta në Afganistan ishte një gabim, Paqja amerikane po rezulton në një Krim kundër Njerëzimit

Postuar në 07 Shkurt, 2022 00:13

Larry Elliot shkruante sot në “The Guardian” se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po kryejnë kundër Afganistanit një luftë ekonomike që shkon në kufijtë e krimit kundër Njerëzimit. Dhe cinizmi i një vendi të fuqishëm, Pishtar i Lirisë siç na e kanë përshkruar, sipas autorit arrin kulmin, sepse kjo politikë pason atë që ai e quan poshtërim ushtarak të SHBA në Afganistan.

Macron merr përsipër rolin e negociuesit: Perëndimi duhet të bëjë ca lëshime

Postuar në 06 Shkurt, 2022 20:49

Presidenti francez Emmanuel Macron është optimist se mund të ulë tensionet Ukrainë-Rusi. Megjithatë, kjo nuk do të vijë pa kosto. Një ditë para vizitës së tij në Moskë, ku do të takohet me homologun Vladimir Putin, por la të kuptohet se vendet perëndimore mund të duhet të bëjnë lëshime ndaj Kremlinit.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS