Franca cilëson si Genocid represionin e Kinës mbi ujgurët

Postuar në 20 Janar, 2022 17:49

Me anë të një rezolute të miratuar nga parlamenti, Franca e ka cilësuar gjenocid trajtimin që Kina i bën pakicës myslimane ujgore. Vendimi pritet të tensionojë marrëdhëniet midis Parisit dhe Pekinit dy javë përpara Olimpiadës Dimërore.

Denoncimi përmes kësaj rezolute u propozua nga socialistët opozitarë dhe u mbështet edhe nga partia e presidentit Macron, Republique en Marche.

Në rezolutë thohet se Asambleja Kombëtare "njeh zyrtarisht dhunën e ushtruar nga Republika Popullore e Kinës kundër ujgurëve si krime kundër njerëzimit dhe gjenocid".

CIA shpjegon sindromën e Havanës

Postuar në 20 Janar, 2022 11:26

Agjencia Qendrore e Inteligjencës, CIA, ka më në fund një konkluzion për atë që njihet si sindroma e Havanës. Raporti mbi qindra raste të raportuara të sëmundjes misterioze neurologjike përjashton në shumicën e rasteve një sulm nga një kundërshtar i huaj.

"Ne vlerësojmë se shumica e raportimeve për të tilla incidente anormale shëndetësore mund të shpjegohen në mënyrë të arsyeshme nga kushtet mjekësore ose faktorët mjedisorë dhe teknikë, duke përfshirë sëmundjet e padiagnostikuara më parë", tha një zyrtar i lartë i CIA-s.

Bono: Turpërohem me shumicën e këngëve të U2

Postuar në 20 Janar, 2022 10:55

Bono Vox nuk është ndonjë fans i madh i muzikës së grupit të tij. Këngëtari irlandez, 61 vjeç, pjesë e U2 për 46 vjet, ka shkruar dhe kënduar shumë nga këngët hit të grupit rock, por kur kthen kokën mbrapa thotë se ndihet i turpëruar.

Në një intervistë në podkastin "Awards Chatter" të Hollywood Reporter, Bono rrëfen se janë vetëm disa këngët për të cilat është krenar.

Raporti: Si po i kthen Kina me forcë ata që largohen nga vendi

Postuar në 19 Janar, 2022 15:25

Raporti i një OJQ-je spanjolle hedh dritë mbi taktikat që përdor Kina për të kthyer në atdhe qytetarët që largohen. "Safeguard Defenders", me bazë në Spanjë, evidenton në raport tre taktika të përdorura nga Pekini për këtë qëllim: arrestimin e të afërmve të të arratisurit si kërcënim, dërgimin e agjentëve jashtë shtetit për të frikësuar personin në fjalë ose për ta rrëmbyer.

Në "referendum" legalizimi i kanabisit, amnistia fiskale dhe shkarkimet nga Vettingu!!!

Postuar në 19 Janar, 2022 13:49

Kryeministri i Shqipërisë ka ideuar një nismë të re të cilën e quan Këshillim Kombëtar. Z. Rama do t’u drejtohet shqiptarëve siç thotë me 12 pyetje që sipas tij do të rivendosin bazat e një bashkëqeverisjeje dhe do të zgjidhin sipas tij keqkuptimet e mëdha të politikës. Kryeministri ka dalë përditë për ta promovuar si nismë, e cila ndërtohet me frazën nistore: Ka njerëz që thonë se…

Covid-i i lehtë dobëson kujtesën

Postuar në 19 Janar, 2022 11:10

Edhe format e lehta të Covid-19 lënë pas pasoja afatgjata. Një prej tyre është dobësimi i vëmendjes dhe kujtesës gjashtë deri në nëntë muaj pas infektimit. Konkluzioni del nga një studim i Universitetit të Oksfordit në Britani.

Në funksion të studimit, pjesëmarrësve që kishin rezultuar pozitivë për Covid-19 më parë, por nuk raportuan simptoma të tjera tradicionale të gjata të Covid, iu kërkua të kryenin ushtrime për të testuar kujtesën dhe aftësinë e tyre konjitive.

SHBA: Rusia mund ta pushtojë Ukrainën në çdo moment

Postuar në 19 Janar, 2022 10:49

Zhvendosjen e trupave ruse në perëndim të Bjellorusisë, Shtetet e Bashkuara e shohin si një përgatitje për pushtimin e Ukrainës.

Zëvendësministri rus i Mbrojtjes, Alexander Fomin, tha se stërvitjet e përbashkëta me Bjellorusinë do të përfshijnë përgjigjen ndaj kërcënimeve të jashtme, por zyrtarët amerikanë e quajtën situatën "jashtëzakonisht të rrezikshme".

Beteja për ujin në Zall-Gjoçaj, Ndreka: Gjykata u dha të drejtë banorëve, kallëzim nëse vendimi nuk zbatohet

Postuar në 18 Janar, 2022 17:06

Prej tre vitesh, banorët e Zall Gjoçajt protestojnë kundër ndërtimit të hidrocentralit në zonë, për prodhimin e energjisë elektrike. Ata kundërshtojnë grumbullimin e ujit në një pikë të vetme, në mënyrë që të sigurohet prodhimi i energjisë elektrike. Betejat e tyre kanë vijuar edhe në gjykatë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë ka vendosur në favor të tyre, duke i hequr kompanisë koncensionare licensën për prodhimin e energjisë.

Zhytet Xhakarta, kryeqyteti i Indonezisë zhvendoset në Nusantara

Postuar në 18 Janar, 2022 15:15

Parlamenti indonezian ka miratuar zhvendosjen e kryeqytetit administrativ nga Xhakarta, në një qytet të ri të ndërtuar nga e para në ishullin Borneo.

Kryeqyteti i ri do të quhet Nusantara, që ka kuptimin arkipelag, fjalë me të cilën indonezianët zakonisht i referohen të gjithë vendit.

Një sondë kineze zbulon ujë në Hënë në kohë reale

Postuar në 18 Janar, 2022 12:43

Një sondë kineze u bë e para në histori që zbulon ujë në sipërfaqen e Hënës në kohë reale.

Sonda Chang'E-5, e cila u ul në Hënë më 1 dhjetor 2020, gjeti ujë në vendin e saj të uljes në pellgun e Oqeanit Verior Procellarum, sipas një studimi të publikuar së fundmi në “Science Advances”.

Landeri kinez studioi dhe solli në Tokë mostra nga rajoni "Mons Rümker", një kompleks vullkanik i paeksploruar më parë në Hënë.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS