Italia çon ekspresin në UNESCO
Italia do të çojë në UNESCO kafen ekspres. Pas picave napolitane, kafeja ekspres pret që të njihet nga agjencia së OKB-së si trashëgimi.
“Është një ritual autentik dhe një shprehje e socialitetit tonë që na dallon në mbarë botën”, tha Gian Marco Centinaio, nënsekretari i bujqësisë, duke konfirmuar se aplikimi ishte dorëzuar.
Fundi i njerëzimit është i pashmangshëm
Dy nga shqetësimet më të mëdha që lidhen me fatin e botës në vitet ’60 ishin asgjësimi bërthamor dhe mbipopullimi. Në vitin 1968, norma e rritjes së popullsisë ishte mbi 2%, më e larta në histori.
I akuzuar zyrtarisht se donte të vriste Aleksandër Vuçiç
Ministri i Brendshëm serb Aleksandar Vulin, ka deklaruar se shërbimet sekrete kanë marrë informacione për përgatitjen e një tentative për vrasjen e presidentit, Aleksander Vuçiç.
Video/Dodik refuzon foton me zyrtaren amerikane Power
Milorad Dodik nuk i ka fshehur sentimentet e veta, apo bezdinë ndaj zyrtarëve amerikanë, teksa ka refuzuar në mënyrë demonstrative të dalë në foton e rastit me përfaqësuesen e Agjencisë Amerikane për Zhvillimin Ndërkombëtar, Samantha Power.
Në videot e përcjella Dodik, anëtari serb i presidencës boshnjake, largohet në mënyrë të hapur pasi ka takuar Power sipas kërkesave të protokollit.
Gjermania do të pranojë 400 mijë punëtorë të kualifikuar në vit
Qeveria e re gjermane mban të njëjtën qasje me paraardhësen sa i takon pranimit të punonjësve të kualifikuar. Në përpjekje për të zbutur plakjen e popullsisë dhe mungesën e fuqisë punëtore në sektorë kyçë që rrezikojnë të minojnë rimëkëmbjen nga pandemia e koronavirusit, qeveria e Olaf Scholz njoftoi se do të tërheqë 400 mijë punëtorë të kualifikuar në vend çdo vit.
Amerikanët nuk janë këtu!
Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk po i përgjigjen boshllëkut strategjik që kanë krijuar në Mesdhe duke krijuar kështu kushtet për zhvillimin e realiteteve dhe ekuilibrave të reja.
Amerikanët nuk janë këtu
citohet të jetë shprehur rreth kësaj situate, një ndër ekspertët më të mirë izraelitë, Efraim Inbar.
Kur Amerika vret gabimisht (VIDEO)
Pentagoni publikoi për herë të parë pamjet me dron të një sulmi të dështuar në Kabul, që vrau 10 anëtarë të një familjeje, shtatë prej tyre fëmijë, ndërsa SHBA tërhiqej nga Afganistani.
Dendias: Neo-otomanizmi nuk mund të jetë e ardhmja e Ballkanit
Referenca ndaj Turqisë ishte e qartë në fjalimin e ministrit të Jashtëm, Nikos Dendias, në takimin me homologen kosovare në Athinë. "Neo-otomanizmi nuk mund të jetë e ardhmja e Ballkanit Perëndimor”, tha Dendias në konferencën që pasoi takimin me ministren e Jashtme të Kosovës, Donika Gervalla-SchWarz, vetëm pak ditë pas vizitës së fundit të presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan, në Shqipëri dhe Serbi.
Bezos shndërron veten në personazh kinematografik: Investim kundër plakjes
Themeluesi i Amazon, Jeff Bezos, ka një ëndërr të re: të zhvillojë teknologjinë e pavdekësisë.Bezos po investon në ngritjen e një startup-i kundër plakjes të quajtur Alto Labs, i cili u lançua të mërkurën. Projekti ka rekrutuar kohët e fundit Hal Barron, dikur numri një i gjigantit farmaceutik GlaxoSmithKline, i cili tani është emëruar si CEO i Alto Lab.
Raporti: Ratzinger i “mbylli sytë” para abuzimeve të priftërinjve në Mynih
Një raport i ri nxjerr në pah heshtjen e Papa Benediktit XVI në lidhje me abuzimin seksual të fëmijëve gjatë kohës kur ishte kryepeshkop i dioqezës së Mynihut dhe Freisingut. Sipas raportit, kryepeshkopi i Mynihut nga viti 1977 deri në 1982, që atëherë njihej me emrin Joseph Ratzinger, ishte në dijeni të faktit se disa priftërinj abuzonin me fëmijët dhe pavarësisht kësaj, abuzuesit mbetën në role aktive nën mbikëqyrjen e tij në kishat e Gjermanisë jugore.
