Omicron i shpëton imunitetit të Pfizer
Ajo që është cilësuar deri tani si vaksina më e mirë, nuk garanton mbrojtje nga varianti Omicron. Ky i fundit mund të infektojë një person, pavarësisht se ai mund të jetë vaksinuar me dy dozat e vaksinës Pfizer. Konkluzioni ka dalë pas një studimi të kryer në Afrikën e Jugut, ku u shfaq për herë të parë varianti i ri. Rezultatet e studimit u bënë të ditura nga Alex Sigal, shefi i kërkimit në një prej laboratorëve vendas.
SHBA zbulon letrat/Vetëm sanksione ndaj ndërhyrjes ushtarake të Rusisë në Ukrainë
Ukraina është sheshi i betejës mes Rusisë dhe SHBA teksa Perëndimi nuk duket të ketë më vendosmërinë e dikurshme për të përparuar strategjikisht drejt Lindjes. Gjatë një takimi virtual prej dy orësh, presidenti amerikan Joe Biden dhe ai rus Vladimir Putin, kanë parashtruar pikëpamjet e tyre duke bërë të qartë interesin e secilit shtet.
Epi i Gilgameshit kthehet në atdhe
Një pllakë e vogël balte që daton 3500 vjet më parë dhe që përmban një pjesë të Epit të Gilgameshit, e cila u grabit nga një muze i Irakut 30 vjet më parë u gjet pak kohë më parë në Shtetet e Bashkuara, u kthye zyrtarisht në Irak të martën.
Pllaka kuneiforme me vlerë 1.7 milionë dollarë, e njohur si pllaka e ëndrrave të Gilgameshit, është një nga veprat më të vjetra të letërsisë në botë dhe një nga tekstet më të vjetra fetare. Ajo u gjet në 1853 si pjesë e një koleksioni me 12 tableta në rrënojat e bibliotekës së mbretit asirian, Assur Banipal.
Bari që ofron Amerika
Në Tiranë pritet të mbërrijë i Dërguari i SHBA për Ballkanin Perëndimor, i cili sipas njoftimit të përcjellë nga ambasada amerikane në Tiranë, do të vijë për të:
thelluar miqësinë tonë të ngushtë…dhe për të diskutuar mbi vendosmërinë e SHBA për të luftuar korrupsionin, pandëshkueshmërinë dhe përpjekjet për të minuar demokracinë në Ballkanin Perëndimor
Zvicra miraton kapsulën e vdekjes
Një pajisje që lehtëson vdekjen në rastet e vetëvrasjes së asistuar është miratuar në Zvicër. Sarco Suicide Pod është një kapsulë portative e ngjashme me arkivolin dhe me dritare. Metodat konvencionale të vetëvrasjes së asistuar deri tani përfshinin një substancë kimike. Shpikësi Philip Nitschke i Exit International thotë se kapsula i jep mundësinë personit që ka vendosur t’i japë fund jetës ta bëjë këtë në një mënyrë sa më të paqtë.
Ambasada amerikane, presion për mbylljen e dosjeve të drogës për afganët
Gjatë një diskutimi në studion e "Të Paekspozuarit" në MCN TV, analisti Andi Bushati ka deklaruar se ambasada amerikane ndërhyn në Prokurori për mbylljen e dosjeve të trafikantëve afganë të drogës. Habitet më kush me këtë?
Kutia e zezë post apokalips
Çfarë do të linte mbrapa njerëzimi nëse zhduket? Copëza qytetesh? Apo Statujën e Lirisë, si te “Planeti i Majmunëve”?
Një ekip studiuesish ka menduar për këtë. Një kuti e stërmadhe dhe e pashkatërrueshme që do të regjistrojë të dhëna shkencore, që do t’u bënin të qartë qytetërimeve pasuese arsyet e kolapsit të njerëzimit.
Eric Zemmour shpalos platformën e Ripushtimit
Hyrja e Eric Zemmour në garën presidenciale të Francës u shoqërua me vëmendje të madhe mediatike brenda dhe jashtë vendit. Duket se kjo është e destinuar ta shoqërojë për shkak të profilit të tij, por edhe premtimeve që ka nisur të shpalosë. Një nga figurat më të zëshme të ekstremit të djathtë, Zemmour prezantoi të dielën nismën e tij politike, Reconquete (ripushtimi), një emër që evokon periudhën historike të njohur si Reconquista, kur forcat e krishtera dëbuan sundimtarët myslimanë nga Gadishulli Iberik.
Telashet e sistemit më të mirë të pensioneve në botë
Islanda ka sistemin më të mirë të pensioneve në botë. Megjithatë, edhe kjo e ka një problem. Kursimet për pensionistët e ardhshëm janë grumbulluar në masë të tillë saqë po tejkalojnë dyfishin e madhësisë së ekonomisë së ishullit të Atlantikut të Veriut.
Qeveria islandeze po konsideron të lejojë menaxherët e investimeve të diversifikohen duke blerë më shumë letra me vlerë jashtë vendit. Kjo ka sjellë paralajmërimin e bankës qendrore, e cila kërkon që, siç parashikojnë rregulloret, pjesa e zotërimeve jashtë shtetit në asetet e pensioneve të mos i kalojë 50%.
Nobelistja e Paqes dënohet me 4 vjet burg në Mianmar
Liderja e Mianmarit, Aung San Suu Kyi, është dënuar me katër vjet burg. Ajo po përballet me drejtësinë e vendit të saj për një sërë akuzash dhe është shpallur fajtore për dy prej tyre: nxitje konfliktesh dhe thyerjes të rregullave anti-Covid, në kushtet e një ligji për fatkeqësitë natyrore. Procese të tjera gjyqësore mund të finalizohen me dënime në të ardhmen.