Zbardhet propozimi i Bashës për SHBA: Detashment demokratësh në Ukrainë
Përshkallëzimi i krizës në Ukrainë duket se po e vendos Kievin zyrtar në pozitat e konsiderimit të çdo ndihme përkundrejt një kërcënimi eminent dhe ekzistencial nga Rusia.
Dhe një ndihmë e tillë nuk mungon as nga Shqipëria, në manifestimin më absurd dhe të papritur. Një ditë më parë ne u njoftuam për një takim mes ambasadores amerikane në Tiranë Yuri Kim dhe kreut të PD-së, Lulzim Basha, takim për të cilin ambasada amerikane u shpreh se u përqendrua mbi nevojën e forcimit të institucioneve demokratike në vend.
Transparencë europiane me disa përjashtime
Mesazhet që kanë shkëmbyer Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe CEO i Pfizer, Albert Bourla, kanë hapur një debat të madh, megjithatë gazetarëve dhe ligjvënësve u është mohuar aksesi në to.
Karvani i lirisë/ Kamionistët e Kanadasë protestojnë kundër vaksinës me detyrim (VIDEO)
Rreth 50 mijë shoferë kamionësh në Kanada u mobilizuan në një protestë që mbahet në Otava kundër vaksinimit të detyrueshëm. Kolona e kamionëve arriti gjatësinë 64 kilometra, ndërkohë kryeministri kanadez, Justin Trudeau, la shtëpinë e tij në Otava me familjen e tij dhe u zhvendos në një vend sekret.
Dështimi fatlum i politikës italiane rizgjedh Mattarellan president
Politika italiane ka provuar edhe njëherë se shkëlqen vetëm kur dështon. Sergio Mattarella është rizgjedhur president i Republikës pas dështimit nga Parlamenti për të gjetur një pasues të tij. Për pasoja drejtuesit e partive nuk kanë patur opsion tjetër veç t’i luten Mattarellës të pranojë rizgjedhjen të cilën e kishte refuzur.
Tetë raunde u deshën që politika italiane të varet te Mattarella të cilin e duartrokiti pas numërimit të votës së 505-të dhe që sot përfaqëson njeriun anti-krizë në republikën e krizave.
Një aksident që reflekton botën në të cilën jetojmë
Vdekja e një fotografi të njohur në Francë ka hapur polemika. Zvicerani René Robert u rrëzua në një nga rrugët më të frekuentuara të Parisit dhe mbeti aty i shtrirë për nëntë orë me radhë pasi askush nuk i erdhi në ndihmë. Robert vdiq nga hipotermia dhe jo nga trauma pas rënies. Por për ta thënë me fjalët e mikut të tij më të mirë, ai vdiq nga indiferenca.
Duhen marrë seriozisht budallallëqet
U bënë 9 vjet që Shqipëria vetëm rritet. Ekonomikisht dhe forcohet në shtetbërje. Këta na thonë zyrtarisht dhe shifrat janë shifra. P.sh kryeministri Edi Rama flet për pesëfishim të eksporteve nga sektori i peshkimit, një e dhënë që na dëshmon se ai sektor është fitimrurës dhe me kontribut në ekonomi.
Amerika mbështet Kastron e Hondurasit
Xiomara Castro u betua si presidentja e parë femër në Honduras para një turme, mes të cilës ishte edhe zv.presidentja amerikane, Kamala Harris, e cila në emër të SHBA i ofroi mbështetje në luftën kundër korrupsionit.
Inaugurimi i Kastros i jep fund qeverisjes 8-vjeçare të Juan Orlando Hernandez, dikur aleat i SHBA-ve, por më vonë i akuzuar po prej tyre për korrupsion dhe lidhje me trafikun e drogës. Kastro e merr detyrën në një moment të vështirë për shkak të ndarjeve në Kongres, borxhit në rritje dhe marrëdhënieve me Kinën.
Kriza në Ukrainë/ Propozimi i Macron dhe gatishmëria e NATO-s për "më të keqen"
Edhe pse po punohet për një zgjidhje diplomatike, NATO është përgatitur për më të keqen. Sekretari i Përgjithshëm, Jens Stoltenberg, thotë se Rusia po grumbullon njësi ushtarake në kufi me Ukrainën, por edhe në Bjellorusi. "Po punojmë për një zgjidhje diplomatike, por ndërkohë jemi përgatitur edhe për më të keqen", thotë ai.
Edhe shefi i njësisë amerikane, Mark Milley, i kërkoi Rusisë të tërhiqet dhe të ndjekë rrugën diplomatike.
Kjo është Amerika: Diskutojmë me Lulzim Bashën për forcimin e demokracisë!!!
Ambassadorja amerikane Yuri Kim Është rishfaqur publikisht me një takim në zyrën e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Në njoftimin përkatës, ambasada përcjellë njoftimin Sipas të cilat tema e takimit ka qenë:
Një shpjegim i domosdoshëm për sulmet kibernetike mbi mediat online
Sot është publikuar një raport i BIRN mbi sulmet e disa faqeve online. BIRN shkruan mbi disa raportime sipas të cilave kemi të bëjmë me një sulm të tipit DDOS, dhe që është fjala për një sulm të kushtueshëm dhe të vështirë për t'u mbrojtur prej tij...
Në fakt, sulmet e tipit DDOS porositen në Dark Web. Më poshtë është një tabelë e kostove tipike që haseshin në vitin 2020.

