Ambasadori rus sqaron letrën për Tiranën (VIDEO)
Letrës që ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, i ka dërguar qeverisë shqiptare, ku i kërkon të mbajë një qëndrim sa i takon pandashmërisë së sigurisë në Europë dhe që u interpretua në Tiranë si kërcënim, për ambasadorin rus, Mihail Afanasiev, nuk i duhet dhënë ky interpretim.
Tahiri dënohet me burg
Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është dënuar me burgim. Pak rëndësi ka koha, apo përmbatja e akuzës. Zoti Tahiri është pas hekurave me vendim gjykate për një aferë që lidhet me trafikun e drogës.
E thënë në parim, mund të themi se një hap përpara është bërë.
Izrael/ 80% e rasteve të rënda me Covid janë të vaksinuar
Izraeli ka qenë lider në vaksinimin anti-Covid që në krye të herës. E megjithatë, vaksina nuk e ka parandaluar pikërisht atë për të cilën rekomandohet nga OBSH-ja: mbushjen e spitaleve. Sipas prof. Yaakov Jerris, drejtor i repartit të koronavirusit të Spitalit Ichilov, shumica e të shtruarve janë individë që janë vaksinuar.
Berisha hyn në zgjedhje nën ombrellën e LSI-së
KQZ ka regjistruar koalicionin Shtëpia e Lirisë si formacion garues në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit. Koalicioni përbëhet nga Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit, LSI-ja dhe PDK e Nard Ndokës. Por KQZ ka vendosur të njohë vetëm këto dy të fundit. Kreu I KQZ-së, Ilirian Celibashi, tha se simbolet e PD nuk mund të pranohen në këtë koalicion sepse cenohet interesi i një force tjetër politike.
Mjekra si kundërpërgjigje ndaj maskulinitetit të vënë në diskutim
Në Perëndim, për shumë shekuj, një burrë i rruar është parë si një njeri i orientuar siç duhet në një rend më të lartë, qoftë hyjnor apo politik.
Sfidimi i këtij rregulli do të thoshte të përjashtoheshe. Por me raste, një riorganizim i përgjithshëm i normave mashkullore e ka ndërprerë këtë lidhje.
Facebook në humnerë, aksionet shënojnë rënien më të madhe në histori
Projekti i ri nuk po i shkon sipas planeve themeluesit të Facebook-ut. Aksionet e kompanisë Meta ranë me mbi 25% të enjten – duke i hequr plot 230 miliardë dollarë në vlerën e tregut në sezonin më të dobët tregtar në histori – pasi raporti tremujor i të ardhurave të kompanisë tregoi rënie të përdoruesve dhe rritje të shpenzimeve në lidhje me projektin metaverse.
Pandemia tashmë është burokraci
Pasaporta e vaksinimit do të ketë një fund dhe nisur nga dinamika epidemike aktuale, është e mundur që ky fund të jetë me gjasë para mujit korrik. Vetëm nëse nuk ka lajme të këqija
“Zgjoi”, producenti Uka: Filmi, një mesazh nga Kosova për gratë e gjithë botës
Filmi “Zgjoi”, një ndër pretendentët për t’u nominuar për Oskar në kategorinë e filmit ndërkombëtar, është vlerësuar gjerësisht nga Kritika. Ai është një nga 15 filmat e listës që po shqyrtohen nga Akademia, e cila e jep vendimin e saj më 8 shkurt. Filmi me regji të Blerta Bashollit është vlerësuar me çmime të shumta përfshirë edhe tri çmimet kryesore në Sundance Film Festival.
Paratë e fushatës, Le Pen gjen shpëtim në Hungari
Liderja franceze e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen, ka marrë një hua prej 10.6 milionë eurosh nga një bankë hungareze për të financuar fushatën e saj zgjedhore presidenciale. Lajmin e bën të ditur radio RTL, të cilës i referohet Euractive. Le Pen duket se ia ka dalë ta gjejë në Hungari atë që nuk mundi ta gjente në vendin e vet, ku sipas një deklarate të bërë kohët e fundit, bankat franceze nuk ia kanë dhënë një mundësi të tillë.
SHBA dërgon 3 mijë trupa shtesë në Europën Lindore
SHBA do të dërgojë trupa shtesë në Poloni, Gjermani dhe Rumani, në përgjigje të tensioneve në rritje mes Rusisë dhe Ukrainës. Lajmin e bëjnë të ditur burime të administratës amerikane. Biden do të dërgojë 2 000 trupa këtë javë nga Fort Bragg, Karolina e Veriut, në Poloni dhe Gjermani dhe një pjesë të një skuadroni Stryker prej rreth 1 000 trupash me bazë në Gjermani, në Rumani.
Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby shpjegoi se 3 000 trupat amerikane që do të dërgohen në Evropën Lindore janë ndër 8 500 të tilla, që kanë hyrë në gjendje gatishmërie.
