Digjitalizimi i prostitucionit, një migrim nga rruga në internet
Ashtu si në çdo aktivitet tjetër, interneti ka ndikuar edhe në prostitucion. Në Spanjë, profesori i Universitetit të Valencias, Antonio Arino, ka kryer një studim pasi ka shqyrtuar rreth gjysmë milioni reklama prostitucioni në faqe dhe forume klientësh.
Çavuşoğlu: Franca e ka bërë islamofobinë politikë shtetërore
Ministri i Jashtëm turk kritikon Francën, e cila sipas tij ka përqafuar islamofobinë. Në një intervistë për turken TRT, të cilës i referohet DailySabah, Mevlüt Çavuşoğlu kritikon edhe heshtjen e vendeve të tjera perëndimore lidhur me këtë çështje.
"Islamofobia është bërë politikë shtetërore në Francë", tha Çavuşoğlu, ndërsa shtoi se Komisioni Evropian hesht për këtë.
Bebet miliardere/ Fëmijët - pronarë korporatash në regjistrat e Luksemburgut
Një bebe mongoleze vetëm një vjeçe zotëron një pjesë të një kompanie të madhe qymyri në shkretëtirën Gobi. Një azerbajxhanas njëmbëdhjetëvjeçar përfiton nga kontratat shtetërore me Turkmenistanin dhe Kinën. Një adoleshente ruse ka investuar në sistemet e pensioneve kanadeze dhe kaliforniane dhe zotëron pasuri miliarda dollarësh.
Kryeministri i Luksemburgut, pa diplomë pas akuzave për plagjiaturë
Kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel, njoftoi heqjen dorë nga diploma e marrë në vitin 1999, pas akuzave për plagjiaturë.
Greqia refuzon kërkesën e Turqisë për demilitarizimin e ishujve të Egjeut
Greqia ka hedhur poshtë kërkesën e Turqisë për demilitarizimin e ishujve grek të Egjeut.
Lidhur me akuzat e fundit të zyrtarëve turq për statusin e ishujve të Egjeut, ne i hedhim poshtë ato në tërësinë e tyre. Këto akuza akuza jo vetëm që nuk përputhen me parimet bazë të ligjit ndërkombëtar, por ato shkojnë përtej logjikës së thjeshtë. Pozicioni grek mbi këtë çështje ka qenë shprehur vazhdimisht dhe publikisht
Gjermania pro ndarjes së Ukrainës. Rusët nuk do shkojnë përtej Poltavës
Ish-ambasadori i SHBA në NATO, Kurt Volker deklaron në një intervistë për “Kathimerini” se lufta në Ukrainë është e pashmangshme.
Rusia hedh edhe një hap tjetër
Rusia dhe Bjellorusia nisën sot stërvitjet e përbashkëta ushtarake, një hap që ka ngritur prej kohësh shqetësime në vendet perëndimore me frikën se Moska po planifikon një përshkallëzim të madh në konfliktin në Ukrainë.
Stërvitjet, të cilat do të vazhdojnë deri më 20 shkurt në Bjellorusi, fokusohen në "shtypjen dhe zmbrapsjen e agresionit të jashtëm", tha në një deklaratë Ministria ruse e Mbrojtjes.
"Mbylle po deshe"
Kompania mëmë e Facebook, Meta, paralajmëroi këtë javë se mund të mbyllë operacionet e Facebook dhe Instagram në Evropë, nëse nuk i lejohet më të ruajë të dhëna për përdoruesit evropianë në SHBA.
Por ligjvënësit evropianë reaguan duke e quajtur këtë thjesht një bllof.
Komunale për Historinë
Parku i shtëpisë së pavarësisë po merr formë si një hapësirë e re surprizuese për Vlorën e Rilindur turistike
Tani edhe monotonia e sintaksës e bën të panevojshëm prezantimin e autorit të statusit në fjalë. Shtëpia e pavarësisë në Vlorë do të jetë pjesë e aseteve turistike.
Suedia lan duart me pandeminë
Suedia hoqi pothuajse të gjitha kufizimet e mbetura të pandemisë dhe ndaloi shumicën e testimeve për COVID-19, pavarësisht paralajmërimeve të disa shkencëtarëve.
Qeveria e Suedisë, e cila gjatë gjithë pandemisë ka pasur një qasje tjetër nga ajo e pjesës më të madhe të vendeve të botës, njoftoi javën e kaluar se do të hiqte kufizimet e mbetura - duke e shpallur në mënyrë efektive pandeminë të përfunduar - pasi vaksinat dhe varianti më pak i rëndë Omicron kanë zbutur rastet e rënda dhe kanë ulur numrin e vdekjeve.