SHBA në thatësirën më të madhe të 12 shekujve të fundit
Dy dekadat e fundit kanë qenë më të thatat në rajonin e Amerikës jugperëndimore. Kjo thatësirë, më e rënda e 1200 viteve të fundit, shpjegohet kryesisht me ndryshimin e klimës.
Thatësira filloi në vitin 2000 dhe që atëherë ka reduktuar furnizimin me ujë, ka shkatërruar fermerët dhe blegtorët dhe ka nxitur zjarret në të gjithë rajonin.
Belgjika lehtëson masat e hyrjes duke nisur nga 18 shkurti
Belgjika i është bashkuar vendeve që kanë vendosur të lehtësojnë masat e kufizimit për personat që hyjnë në vend. Ose të paktën kështu po duan të thonë. Mediat blege njoftojnë se duke nisur që nga data 18 shkurt, autoritetet do të kërkojnë vetëm certifikatë vaksinimi, ose test për CoVid-19 apo certfikatë shërimi, pavarësisht se nga cili vend vijnë.
Ne do të shohim sesi njerëzit kanë mbrojtur veten në vend se të kontrollojmë nga vijnë. Kjo do të thotë ne nuk do të punojmë më me kode me ngjyra dhe nuk të kërkojmë më nëse ju vini nga një vend europian apo jo
Putin nuk do të pushtojë
Leon Aron, analist në American Enterprise Institute në Uashington, një njohës i mirë i Rusisë, mendon se Vladimir Putin nuk do ta pushtojë Ukrainën. Ose të paktën nuk ka gjasa për një aksion ushtarak në shkallë të gjerë nisur nga disa arsye objektive që kanë të bëjnë edhe me historinë e afërt të Rusisë.
“EMAAR” u tërhoq nga Porti i Durrësit, Muka: Nuk iu aprovua kredia nga Banka Islamike
Kandidati i “Shtëpisë së Lirisë” në Durrës për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, Ardian Muka, thotë se grupi EMAAR, i cili do të investonte në portin e Durrësit, është tërhequr nga projekti pasi kredia e kërkuar në Bankën Islamike nuk i është aprovuar.
Bashkia dhe Tirana Parking nuk justifikojnë 8 miliardë lekë arkëtime nga tarifat për gjelbërimin
Paguajmë për gjelbërimin e kryeqytetit të Shqipërisë, por në këmbim nuk marrim as thuajse 1/3 e asaj që kemi paguar. MCN ka realizuar një vëzhgim lidhur me paratë e mbledhura dhe shpenzuara për gjelbërimin, ku rezulton një diferencë prej miliarda lekësh, të cilat nuk janë investuar.
Bashkia e Tiranës vjel te ardhura që deklarohen se shkojnë për gjelbërimin në tre drejtime, nëpërmjet Tirana Parking, Agjencisë së Parqeve dhe Reakreacionit si dhe Drejtorisë së Pastrimit dhe Gjelbërimit.
441 ditë me Covid!
Përvoja e një pacienti turk me Covid-19 është ndër më të rrallat. Kur u infektua, Muzaffer Kayasan mendoi se ishte i destinuar të vdiste, pasi ndërkohë vuante nga leukemia.
Katërmbëdhjetë muaj dhe 78 teste pozitive më vonë, ai është ende gjallë – dhe ende po lufton me infeksionin.
Kayasan, 56 vjeç, ka infeksionin më të gjatë të regjistruar në Turqi, ndoshta për shkak të sistemit imunitar të dobësuar nga kanceri.
Gerhard Schröder, një hije e errët mbi politikën e jashtme të Berlinit
Në konfliktin midis Rusisë dhe Ukrainës, qasja e Gjermanisë po shihet me dyshim nga disa. Dhe ish-kancelari Gerhard Schröder është një nga arsyet kryesore për këtë. Ai po shkon në drejtim të kundërt me qasjen që ka partia e tij. Sipas Der Spiegel, e cila analizon këtë përplasje, shumica e gjermanëve kanë të njëjtin qëndrim si Schröder: paqja me Rusinë është e vetmja gjë që ka rëndësi.
“Nuk na plas fare për sanksionet e Perëndimit”
Ambasadori i Rusisë në Suedi doli nga korniza e diplomatit, kur u pyet për sanksionet e Perëndimit në rast të një invazioni në Ukrainë.
“Më falni gjuhën, por ne as na plas fare për sanksionet”, tha Viktor Tatarintsev për të përditshmen e Stokholmit, Aftonbladet.
Francë, “mur” gjobash për Karvanin e Lirisë
Policia franceze po përpiqet ta parandalojë me gjoba atë që në Kanada u shndërrua në një protestë masive. Të paktën 30 gjoba u vunë pasi i vetëshpalluri "Karvani i lirisë" u përpoq të hynte në Paris për të protestuar kundër kufizimeve të COVID-19 të shtunën.
Autokolona po përpiqen të hyjnë në kryeqytetin francez nga drejtime të ndryshme për të protestuar kundër pasaportës së vaksinimit, të cilën qeveria franceze e ka vendosur si kriter për hyrjen në shumë hapësira publike.
Të gjithë burrat e Cicciolina-s
Botën e pornos dhe politikën, në Itali i lidh një emër i vetëm: Cicciolina. Kapërcimin e madh nga filmat me drita të kuqe, te buzëkuqi i ndezur në parlamentin italian e bëri në 1987, kur u zgjodh me 20 mijë vota deputete e Partisë Radikale. E lindur në Budapest në 1961, si Ilona Staller, në Itali ajo arriti të bënte modelen, aktoren, prezantuesen e radios, këngëtaren, yllin e pornos, politikanen, piktoren, shahisten.