"Lufta" për të dhënat e Europës, Austria: Google Analytics shkel GDPR
Grumbullimi dhe ruajtja e të dhënave vijon të mbetet shkak për përplasje mes Europës dhe amerikaneve Big Tech. Rasti i fundit është ai i Austrisë, e cila e ka gjetur Google Analytics në shkelje të rregullores europiane GDPR.
Qeveria kanadeze tërhiqet nga vendimi për vaksinimin e detyrueshëm të kamionistëve
Qeveria kanadeze u tërhoq nga vendimi për vaksinimin e detyrueshëm të shoferëve të kamionëve që kalojnë nga Shtetet e Bashkuara. Vendimi për vaksinimin e detyrueshëm të kësaj kategorie ishte parashikuar të hynte në fuqi të shtunën. Por partia kryesore e opozitës dhe lobi i kamionëve e kundërshtuan këtë vendim, me argumentin se mund të rezultojë në mungesë shoferësh, të prishë tregtinë dhe të rrisë inflacionin.
(de?)Natyralizohet politika e SHBA. Fshihen fjalët 'demokraci' e 'të drejta'. Thjesht: Basha është i yni!
Lulzim Basha kërkoi ndihmë dhe ajo erdhi. Zëri i Amerikës ka intervistuar sot fytyrën e re amerikane për krizën shqiptare, zv.ndihmës sekretarin e Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar.
Në parantezë po vëmë në dukje se përgjigjet e z. Escobar vijnë me nje shqipe për amerikanët, aq formale, në numër shumës, neutrale thuajse fare, si një gjuhë jo e dikujt që është i lëmuar në zejet e veta, por e një indiferenti që reciton. Është shqipja korrekte e politikave korrekte të një shteti që pretendon se ka monopolin e moralit në botë.
Oligarkët, korrupsioni dhe përgjegjësitë e Perëndimit
Në cilindo vend të botës, ka një fije që lidh korrupsionin: fshehtësia. Paul Massaro, këshilltar i Komisionit dypartiak të Helsinkit në Kongres, thotë në një bisedë me POLITICO se nuk ka asnjë mënyrë për të mposhtur korrupsionin pa ekspozuar flukset e parave.
Lufta 4-vjeçare e shimpanzeve të Gombes, një leksion për natyrën njerëzore
Të ngjashëm me njerëzit, shimpanzetë mund të perceptohen si shumë më të butë dhe të parrezikshëm. Por në disa rrethana, ata shfaqin një anë të errët të natyrës së tyre, që flet shumë edhe për vetë natyrën njerëzore.
"Në mars mund të përfundojë pandemia, por jo Covid-i"
Fundi i pandemisë së Covid-19 do të jetë në mars. Ky është parashikimi i dr. Christopher Murray, i konsideruar ndërkombëtarisht si "guru" i projeksioneve për ecurinë e pandemisë. Ai është drejtor i Institutit për Metrikën dhe Vlerësimin e Shëndetit në Universitetin e Uashingtonit dhe ka zhvilluar modele mbi evolucionin e pandemisë për vende të ndryshme të botë.
Covid-19/ Nga prezervativët, te kateterët
Pandemia ka ndikuar dukshëm edhe në industrinë e produkteve që kanë të bëjnë me seksin. Nëse pothuajse dy vjet mbyllje i orientuan njerëzit drejt indrustrisë porno dhe lodrave të seksit, mbyllja e shtëpive publike dhe hoteleve uli në mënyrë drastike kërkesën e tregut për profilaktikë.
Tallje e madhe. Bashkëshorti i zonjës Zhupa del me aksione në një prej kullave pas Sahatit të Tiranës
Më 18 shkurt 2020 zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, reagonte kundër kryebashkiakut Erion Veliaj për kullat e shumta në Tiranë.
Edhe pesë muaj për të shmangur një konflikt në Bosnje-Hercegovinë
Zjarri po përhapet sërish në Bosje-Hercegovinë. Arsyet e krizës politike janë të njohura qysh prej 30 vjetësh: e pavarur që nga 1992 njësoj si republikat e vjetra jugosllave, ky vend është preja e dy fqinjëve dominues, Serbisë dhe Kroacisë, që nuk e kanë hequr dorë nga ndarja e territorit të saj në emër të homogjenitetit etnik.
Papa paralajmëron për rreziqet e "cancel culture"
Papa Françesku kritikon mohimin apo rishkrimin e historisë sipas standardeve të sotme, një fenomen i dy viteve të fundit që njihet ndryshe me termin kulturë e anulimit.
Në një fjalim para një grupi diplomatësh, Ati i Shenjtë tha se kriza e besimit në diplomacinë shumëpalëshe ka çuar në "axhenda të diktuara gjithnjë e më shumë nga një mentalitet që hedh poshtë themelet natyrore të njerëzimit dhe rrënjët kulturore që përbëjnë identitetin e shumë popujve".