E tha Amerika...

Postuar në 11 Prill, 2022 22:12

Në një dalje sot në media analisti Mustafa Nano u shpreh pak a shumë se fakti që ShBA po shpall non grata njerëz të politikës duhet të mjaftojë si i tillë. Pra të mos rrëmohet për arsye sepse ShBA është superfuqia e botës dhe kaq mjafton. 
Z. Nano nuk është i vetëm në këtë qasje që në të vërtetë duket se i drejtohet amerikanëve sesa shqiptarëve për t’u (stër)thënë se "unë jam pro ShBA". 

SHBA do na ndihmonte duke na treguar se kush është i pakorruptuar

Postuar në 11 Prill, 2022 17:27

Aqif Rakipi dhe Ylli Ndroqi janë shpallur non grata nga SHBA. Arsyeja dihet: Korrupsion. Bashkë me ta edhe Nikolla Gruevski dhe disa të të tjerë në Bosnjë, përherë me akuzën e korrupsionit dhe destabilizimit. Kështu fluturoi edhe Sali Berisha, edhe Tom Doshi edhe duarakullorja i Durrësit. Puna është se këtë të destabilizimit do pak fantazi ta kuptosh, pasi këta tanët i kanë thënë lepe-peqe Amerikës aq sa janë bërë të neveritshëm.  

Non grata zgjerohet majtas

Postuar në 11 Prill, 2022 17:11

Zyra e Departamentit të Thesarit të Shteteve të Bashkuara për Kontrollin e Pasurive të Huaja (OFAC) shtoi shtatë emra të rinj nga katër vende të Ballkanit Perëndimor, në listën e personave non grata.

Nga Shqipëria, non grata rishtas janë ish-deputeti socialist, Aqif Rakipi dhe pronari i Ora News, Ylli Ndroqi.

“Nuk e dua më diplomacinë e NATO-s”

Postuar në 11 Prill, 2022 12:43

Presidenti ukrainas, Volodymr Zelensky, thotë se nuk ka më interes për diplomacinë e NARO-s. Në një intervistë për “60 Minutes”, në CBS, Zelensky, i cili i ka kërkuar NATO-s të ndërmarrë veprime më të forta që prej ndërhyrjes ushtarake ruse në vendin e tij, thotë se mosveprimi i NATO-s po paguhet me jetë.

Shërbimi sekret serb reagon zyrtarisht pas akuzave të Dick Marty

Postuar në 11 Prill, 2022 12:15

Shërbimi sekret serb ka shpërndarë një deklaratë zyrtare përmes së cilës hedh poshtë deklarimet keqdashëse siç i cilëson ato, se është duke planifikuar vrasjen e ish-raporterit të Këshillit të Europës, Dick Marty.

NATO zgjerohet në veri të Europës

Postuar në 11 Prill, 2022 10:52

Suedia dhe Finlanda presin anëtarësimin në NATO këtë verë. Gazeta britanike “Times”, duke iu referuar disa zyrtarëve amerikanë, shkruan se anëtarësimi i dy vendeve në aleancë është bërë "temë diskutimesh dhe takimesh të shumta" në bisedimet midis ministrave të Jashtëm të NATO-s. Finlanda pritet ta paraqesë kërkesën zyrtarisht në qershor, e ndjekur nga Suedia.

Franca do të duhet të zgjedhë sërish mes Macron dhe Le Pen

Postuar në 11 Prill, 2022 09:26

Asgjë nuk është vendosur ende, ajo që do të ndodhë në pesëmbëdhjetë ditët e ardhshme është vendimtare për Francën dhe për Evropën.

Emmanuel Macron doli i pari në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale. Ai do të shkojë në raundin e dytë me kandidaten e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen.

Kina i dorëzon Serbisë sistemin e raketave tokë-ajër HQ-22

Postuar në 10 Prill, 2022 16:49

Një sistem i sofistikuar kundërajror kinez i është dorëzuar Serbisë këtë fundjavë. Gjashtë avionë transporti Y-20 të Forcave Ajrore Kineze u ulën në aeroportin "Nikola Tesla" të Beogradit të shtunën, ndërsa në bord raportohet se mbanin sisteme raketore tokë-ajër HQ-22 për ushtrinë serbe.

Kryeministri pakistanez, Imran Khan humbet pushtetin pas mocionit të mosbesimit

Postuar në 10 Prill, 2022 11:50

Kryeministri i Pakistanit, Imran Kahn, është larguar nga detyra pas humbjes së një mocioni mosbesimi në Parlament.

Sipas kreut të Parlamentit, Sardar Ayaz Sadiq, 174 deputetë votuar pro mocionit duke çuar kështu në rrëzimin e qeverisë së Khan, i cili provoi të qëndronte në pushtet edhe me përpjekjen e kalimit në zgjedhje. Një kërkesë e cila u hodh poshtë nga Gjykata Supreme.

Ushtarët ukrainas i ngrenë këngë dronit "Bayraktar" (VIDEO)

Postuar në 10 Prill, 2022 11:41

Mund t’i këndosh një heroi, por mund t’i këndosh edhe një arme. Një këngë kushtuar dronëve turq, Bayraktar, po këndohet nga rezistenca ukrainase. Larg të qenit një marsh ushtarak, kënga ka pak a shumë këto vargje:

“Delet na erdhën nga lindja për të themeluar një vend të madh. Bariu më i mirë i tufave të deleve është ... Bayraktar".

"Përbindëshi i Kremlinit bën propagandë, njerëzit gëlltitin fjalët e tij. Tani cari i tyre di një fjalë të re ... Bayraktar

Pages

Subscribe to ResPublica RSS