Kremlini: Një moment kyç për njerëzimin. Ose do të jetojmë si do SHBA, ose sipas Kartës së OKB-së
Mininstri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov, e ka cilësuar si krucial për njerëzimin momentin e tanishëm historik. Në një takim me sekretarin e Përgjithshëm të Orgamizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, Lavrov ka vënë në dukje se negociatat me Ukrainën nuk mund të kenë sukses përderisa perëndimi vijon të armatosë këtë vend.
250 milionë euro vlera e transaksioneve të pronës për vitin 2021
Revista “Monitor” raporton sot se vlera e transaksioneve për pronat gjatë vitit 2021 arrit në shifrën e 250 milonë eurove, përllogaritur kjo përmes deklarimit të Tatimit mbi të Ardhurat Personale. Sipas revistës, TAP i arkëtuar për vitin që lamë pas ishte 26% më e lartë sesa ajo e vitit 2020, duke provuar kështu se prona dhe ndërtimi mbeten investimi kryesor në vend.
Si do të jetë Twitter i Elon Musk
Nëse ka një mbiemër të përshtatshëm për të përshkruar personalitetin e njeriut më të pasur në botë, ai nuk mund të jetë tjetër përveçse “i "paparashikueshëm". Miliarderi Elon Musk është i pakapshëm dhe i pakuptueshëm, shpesh merr vendime të çuditshme dhe hapur kundër rrymës, dhe për këtë arsye nuk është e lehtë të imagjinohet se si do ta ndryshojë Twitter-it tani që e ka blerë për 44 miliardë dollarë.
Huawei, ambicia për një botë inteligjente dhe të gjelbër
Huawei çeli dje Samitin Global të Analistëve, ku prezantoi qasjen ndaj novacionit dhe ndërtimit të një bote inteligjente e të gjelbër. Samiti mblodhi analistë të industrisë, analistë financiarë, drejtues kryesorë të opinionit dhe përfaqësues të mediave nga e gjithë bota për të mësuar më shumë rreth tendencave të industrisë së ardhshme dhe strategjisë së zhvillimit të Huawei. Ky event do të mbahet për të 19-in vit radhazi nga data 26 deri në datën 27 prill duke përfshirë një gamë të gjerë seancash për aspekte të ndryshme të biznesit të Huawei.
Ka edhe gazetaria(media) të urtët e vet
Nja dy ditë më parë, analisti Lorenc Vangjeli, paralajmëroi se ka të dhëna se për Berishën apo Bashën ka ardhur një dosje në SPAK. Zoti Vangjeli duhet thënë që ka përherë indicie, njësoj si gazetarë të caktuar të kronikës që kanë indicie për vrasje që do ndodhin dhe nuk ndodhin, për mëngjarashë dhe djathtoshë në qarkullim, përherë e më shumë të entuziazmuar nga mënyra sesi zgjidhin çdo enigmë në këtë vend.
Në SPAK paska ardhur bazmataja. Ne mund të pyesim pa të keq, po pse erdhi tani kjo dosje, kur vetë Berisha ka muaj që e kërkon?
De Facto në luftë me Rusinë, SHBA organizon konferencë ndërkombëtare për armatosjen e Ukrainës
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë organizuar dhe drejtuar sot një konferencë me 40 vende të ndryshme me synim armatosjen e Ukrainës. Konferenca është zhvilluar në bazën ajrore amerikane të Ramstein në Gjermani, një sinjal ky që tregon ndryshime të mëdha në mjedisin e sigurisë në kontinent. Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin ka deklaruar se synimi është që të ndihmohet Ukraina të fitojë kundër një invazioni të padrejtë të Rusisë. Por edhe për të mundësuar që Ukraina të ndërtojë një mbrojtje efektive për të nesërmen.
Sekretari britanik i Mbrojtjes: Rusia ka humbur më shumë trupa në Ukrainë sesa në Afganistan
Sekretari britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace, ka deklaruar se Rusia ka humbur në fushatën ushtarake në Ukrainë, 15 000 trupa në vetëm 9 javë.
Vlerësimi ynë është se rreth 15 000 trupa ruse janë vrarë gjatë ofensivës së tyre
citohet Wallace.
Elon Musk, pronari i ri i Twitter
Elon Musk ka marrë në kontroll Twitter. Pas lajmeve të para se Këshilli Administrativ kishte refuzuar ofertën e sipërmarrësit amerikan, mediat raportojnë se tashmë çdo gjë ka ndryshuar. Rrjeti social ka njoftuar se ka pranuar ofertën e miliarderit.
44 miliardë dollarë është oferta e Musk i cili ne fundjavë u ka detajuar planin e vet aksionerëve të tjerë. Çmimi i një aksioni ishte 54.20 dollarë, ndërkohë që në bursë aksionet u rritën me 6%.
BE firmos me Indinë marrëveshje të bashkëpunimit strategjik në fushën e teknologjisë
Bashkimi Europian dhe India kanë përuruar bashkëpunimin në fushën e teknologjisë, përmes një marrëveshjeje që rregullon edhe krijimin e një Këshilli të Tregtisë dhe Teknologjisë. Në deklaratën e përbashkët pas takimit të presidents së KE-së, Ursula von der Leyen dhe kryeministrit të Indisë, Narendra Modi, marrëveshja cilësohet si strategjike.
Ky mekanizëm i koordinimit strategjik do tu lejojë partnerëve të gjurmojnë sfidat në nyjen e tregtisë, teknologjisë së sigurtë dhe sigurisë duke thelluar kështu bashkëpunimin në këto fusha
Turqia kundërshton krijimin e një force të NATO-s për Detin e Zi
Turqia ka kundështuar planet e SHBA për krijimin e një force ushtarake të Detit të Zi.
I komunikuam Rumanisë dhe Bullgarisë të mos veprojnë me nxitim
është shprehur ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar.
