Mediat amerikane: Putin e ka dhënë urdhërin e pushtimit
Presidenti i Francës Emmanuel Macron ka bërë një përpjekje të fundit për të zgjidhur me diplomaci konfliktin në Ukrainë. Mediat raportojnë për një bisedë 105 minuta mes tij dhe homologut rus, Vladimir Putin, pas së cilës sipas Macron “u ra dakord për nevojën e një zgjidhjeje diplomatike”.
Revolucion përmes Gjuhës Kombëtare*
27 janari 1794 shënon ndoshta rastin e parë në historinë politike kur një trupë e zgjedhur postulon një nevojë imediate për unifikimin e një gjuhe kombëtare.
20 shkurt, "lideri" i opozitës i rekomandon vetes të shfaqet si antikomunist
Lulzim Basha, kryetar i Partisë Demokratike, apo asaj çfarë ka mbetur prej saj, ka qenë sot në sheshin “Skënderbej” ku ka firmosur një peticon për dekomunistizimin. Data shënon 20 shkurt dhe ata që kalojnë në këtë vend për të djathtë, e kanë pronësuar atë si të tyren, si përkujtesë të rrëzimit të monumentit të Enver Hoxhës, një simbol i komunizmit.
Në një prononcim z. Basha ndër të tjera tha:
Ka për të qenë lufta më e madhe në Europë që nga viti 1945
Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ka deklaruar në një intervistë për BBC-në se rusia po planifikon luftën më të madhe në Europë që nga viti 1945.
Të gjitha shenjat tregojnë se plani në disa drejtim ka nisur
është shprehur Johnson.
Sars-CoV-2 vendos kontakte të nivelit më të lartë
Mbretëresha e Anglisë Elisabeth II është testuar pozitive me CoVid-19 dhe siç raportohet po e kalon sëmundjen me simptoma mesatare.
Etiopia inauguron nisjen e prodhimit të energjisë nga diga e madhe e Nilit
Kryeministri etiopian, Abiy Ahmed ka inauguarua zyrtarisht nisjen e prodhimit të energjisë elektirke nga diga madhe e Nilit Blu. Një projekt miliardash që ka vënë Etiopinë në konflikt me Egjipitin dhe Sudanin, për shkak se ajo kufizon regjimin hidrik të një lumi jetik për këto dy vende.
Kjo digë e madhe u ndërtua nga etiopianët por jo vetëm për ta më tepër sesa për të gjithë vëllezërit dhe motrat tona afrikane që përfitojnë prej saj
A mund të dënohen ata që luftojnë në konflikte të huaja?
Deklarata e ministrit të Jashtëm të Rusisë, Sergey Lavrov se në Ukrainë janë përfshirë shtetas shqiptarë si ushtarë, ka hapur debatin e krijuar nga ligji shqiptar për pjesëmarrje në aktivitete ushtarake jashtë vendit.
Ministri kroat i Ndërtimit arrestohet për korrupsion
Ministri kroat i Ndërtimit, Darko Horvat, u arrestua sot pas një hetimi për korrupsion. Lajmin e dha vetë kryeministri Andrej Plenkoviç, i cili tha para gazetarëve se abuzimi ka të bëjë me subvencionet për bizneset në vitin 2018 dhe për këtë arsye, Horvat nuk do të jetë më pjesë e kabinetit.
Megjithatë, Plenkoviç kritikoi prokurorët për rrethanat e arrestimit të Horvat, duke thënë se momenti i arrestimit duket se fsheh edhe arsye politike.
Kur paraja dhe makinat e shpejta kanë më shumë rëndësi se njerëzit që vdesin në rrugë
Poeti i madh grek, Hesiodi, thoshte se t’i bësh gjërat me masë është gjëja më e mirë. Një këshillë e mençur që e has në të gjitha moshat, fazat dhe aspektet e jetës. Edhe të pish ujë është gjë e mirë, por nëse e kalon masën bëhet e rrezikshme. Një gotë vodka nuk të vret por më shumë se një shishe edhe mundet. Të punosh shumë është mirë, por të bëhesh copash jo. Pra, çdo gjë me masë.
Po ku qëndron kufiri i artë i masës? Është e vështirë të përcaktohet dhe shembulli më i mirë për këtë është prona dhe pasuria.
Oqeanet si shpëtim nga ngrohja globale
Oqeanet mund të thithin dioksid karbon më shumë se pemët. Një studim i publikuar së fundmi e ka nxjerrë këtë konkluzion pasi mbajti nën vëzhgim tërheqjen e përhershme të karbonit nga guaskat e planktoneve në oqean pranë Zelandës së Re.
Këto guacka rezulton se kanë tërhequr afërsisht të njëjtën sasi karboni si emetimet rajonale të dioksidit të karbonit, dhe ky proces ka qenë më intensiv gjatë periudhave të hershme të ngrohjes klimatike.