"Mos shtrembëroni historinë, Ukraina nuk i afrohet Holokaustit"

Postuar në 05 Prill, 2022 10:28

"Pamjet që vijnë nga Bucha janë të tmerrshme, janë krime lufte, por krahasimi me Shoah-un nuk ka vend. Ukraina nuk i afrohet një Holokausti dhe shpresoj që të mos i afrohet kurrë.”

Drejtori i Qendrës Wiesenthal në Jerusalem, Efraim Zuroff, komenton denoncimin e kryetarit të Parlamentit të Kievit, Ruslan Stefanchuk, i cili e cilësoi "holokaust i mijëvjeçarit të ri" tragjedinë e Bucha-s.

Yad Vashem, Muzeu i Holokaustit në Jerusalem, përsëriti gjithashtu thirrjen e tij për t'u përmbajtur nga "abuzimi dhe shtrembërimi i Holokaustit".

Metaverse si propaganda komuniste

Postuar në 05 Prill, 2022 09:46

Phil Libin, themelues i aplikacionit Evernote dhe aktualisht CEO i kompanisë së videokonferencave Mmhmm, thotë se vizioni i Facebook - tani i njohur si Meta për metaversin -  i kujton atij propagandën komuniste: premtime boshe për një të ardhme ideale, me fjalë të tjera që nuk do të realizohen kurrë.

Miti i rremë i 50-vjeçareve "të ftohta"

Postuar në 04 Prill, 2022 19:02

Seksi është jetik për gratë e moshës së mesme -  emocionalisht, fizikisht dhe kulturalisht. Lorraine Candy, autore dhe bashkëprezantuese e podcast-it “Postcards from Midlife”, shpjegon në “The Guardian” si ka ndryshuar qasja e femrave në moshë në raport me seksin.

CoVid-19, Kina vendos në karantinë 26 milionë banorë

Postuar në 04 Prill, 2022 15:57

Në disa zona të Kinës, Covid-19 është rikthyer pothuajse në nivelet e fillimit të pandemisë. Shangai hyri në karantinë sërish më 28 mars, për shkak të rritjes së infeksioneve. Një udhëzim i dytë i autoriteteve shëndetësore kufizoi daljet nga shtëpia të banorëve të Shangait, pasi u raportuan 8 581 raste të reja asimptomatike dhe 425 të tjerë me simptoma.  

Formula fituese e ninullës së korrupsionit

Postuar në 04 Prill, 2022 15:02

 

Aleksander Vuçiç ka fituar mandatin e katërt në Serbi. Pusheti i tij nuk është i pasfidueshëm, por aktualisht ngjan i pakonkurueshëm.

Viktor Orban ka fituar sërish në Hungari. Ose doli parti e parë me një diferencë të vogël në ulje nga mandati paraardhës.

Lukashenko qëndron në Bjellorusi, Edi Rama në Shqipëri dhe në Poloni zhvillohet një ferment politik që nuk ka të bëjë shumë me standardet demokratike të BE-së.

Maxhoranca nis konsultimet për presidentin e ri

Postuar në 04 Prill, 2022 13:09

Tre të mandatuarit për identifikimin e kandidaturave për kreun e ri të shtetit janë takuar sot në selinë e Kuvendit. Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, dhe deputetët Damian Gjiknuri dhe Elisa Spiropali zhvilluan sot takimin e radhës, i pari që prej nisjes 28 marsit, kur maxhoranca njoftoi sot nisjen e përgatitjeve për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.

Macron propozon sanksione të reja ndaj Rusisë

Postuar në 04 Prill, 2022 11:29

Emmanuel Macron është "pro" sanksioneve të reja të BE-së kundër Rusisë pasi qindra trupa civilësh të torturuar u gjetën në Bucha, jashtë Kievit. “Ka indikacione shumë të qarta për krime lufte” në Bucha, dhe është “pak a shumë e vërtetuar se i ka kryer ushtria ruse”. Sipas Macron, ajo që ndodhi në Bucha kërkon “masa shumë të qarta”.

Më pas do të koordinohemi me partnerët tanë evropianë, "veçanërisht me Gjermaninë" në "ditët e ardhshme", shtoi ai, duke iu referuar sanksioneve individuale dhe masave për "energjine dhe naftën".

Nuk ka surpriza në Serbi, Vuçiç fiton sërish

Postuar në 04 Prill, 2022 10:31

Koalicioni i drejtuar nga partia e Aleksander Vuçiç ka fituar zgjedhjet në Serbi. Sipas rezultateve zyrtare, me 89,68 për qind të fletëve të numëruara, koalicioni “Së bashku mund të bëjmë gjithçka” ka fituar 43,67 për qind.

Sipas këtyre të dhënave, koalicioni “Të bashkuar për fitoren e Serbisë” është i dyti, me 12,89 për qind, ndërsa në vendin e tretë është lista “Ivica Daçiq – kryeministër” me 11,72 për qind të votave.

Orban drejt mandatit të katërt

Postuar në 03 Prill, 2022 22:55

Hungaria voton sërish Orban. Pritet që kryeministri të marrë mandatin e katërt, pas numërimit të votave të hungarezëve, të cilën votuan sot për qeverinë e re.  

Me më shumë se 20% të votave të numëruara, Orban është në avantazh të qartë, me koalicionin e përbërë nga partia në pushtet Fidesz dhe Kristian Demokratët e KDNP, me 134 vende, nga gjithsej 199, dhe opozita vetëm 57.

Pjesëmarrja në votime ishte 67.8%, pak më pak nga katër vjet më parë.

90 doza në trup për të vaksinuar fiktivisht të tjerët

Postuar në 03 Prill, 2022 22:27

Një burrë në Gjermani u zbulua se kishte bërë me dhjetëra doza vaksine anti-Covid për të pajisur me certifikata vaksinimi persona të tjerë.

Certifikatat me numrin real të vaksinës u shiteshin individëve që donin të shmangnin vaksinimin.

Policia e Magdeburg, qytet në lindje të Gjermanisë, bëri të ditur se burri në fjalë, identiteti i të cilit ruhet në bazë të ligjit gjerman, ka injektuar mbi 90 doza në qendrat e vaksinimit të Saksonisë.

Ai u kap në një qendër vaksinimi në Eilenburg, në Saksoni, ku ishte paraqitur për të dytën ditë me radhë.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS