Stoltenberg: Duhet ta përshtatim NATO-n me botën e re
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, thotë se situata e krijuar javët e fundit në Ukrainë e ka vënë sigurinë europiane përballë një realiteti të ri. Ai thekson domosdoshmërinë për rritjen e shpenzimeve ushtarake nga vendet anëtare, në një kohë kur 90% e popullsisë së mbrojtur nga NATO jeton në BE.
Qeveria franceze i premton autonomi Korsikës
Vetëm pak ditë para zgjedhjeve presidenciale, Emmanuel Macron po përballet me një problem të ri në vend: trazirat në Korsikë. Në ishullin mesdhetar kanë nisur protestat e dhunshme, që e detyruan qeverinë e Macron të shprehet e hapur për të diskutuar "autonominë" për Korsikën.
Ministri i Brendshëm, Gerald Darmanin, e përdori termin autonomi ndërsa u nis për një vizitë dy-ditore në Korsikë, dy javë pasi një sulm i dhunshëm ndaj një nacionalisti të burgosur korsikan shkaktoi një valë trazirash në île de Beauté.
Grida Duma zbulon ambicien për kryetare duke provuar "qendrën"
Ish-nënkryetarja e PD-së i kujtoi sot Lulzim Bashës afatin e largimit nga kreu i partisë. Nga Elbasani, Duma i kërkoi kryetarit të PD-së t’i qëndrojë premtimit të bërë nga vetë ai në mbledhjen e grupit parlamentar.
Deputetët i kanë lënë kohë deri nesër Lulzim Bashës, siç edhe ai e kërkoi në mbledhjen e grupit parlamentar. Disa e kanë në memorie dhe disa të regjistruar që Lulzim Basha tha se hapi im pas dhe tërheqja është e padiskutueshme, vetëm më jepni mundësinë të qartësohem me strukturat.
"Lufta" psikologjike/Si u përpoq CIA t'i kompleksonte sovjetikët me prezervativë XL
Në kulmin e Luftës së Dytë Botërore, SHBA-të dhe Bashkimi Sovjetik ishin në garë në të gjitha fushat e mundshme, përfshirë ushtrinë, shkencën, sportin etj. Në kuadër të kësaj gare, CIA vendosi të përdorte një armë psikologjike dhe në funksion të këtij plani u vunë prezervativët. Në selinë e CIA-s në Langley, Virxhinia, për herë të parë oficerëve të inteligjencës u erdhi ideja e hedhjes me parashutë të mijëra prezervativëve të masës XL (extra large), të etiketuar si M (medium) në vendet e Bllokut Lindor.
Një fitore e Rusisë në aspektin strategjik
Media të ndryshme kanë raportuar sot për shpërthime në Kiev, ndërkohë që është njoftuar sulmi mbi Odesa dhe Mariupol. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy ka deklaruar se pala ruse është bërë më realiste në negociata, ndërkohë që një përfaqësues i lartë ukrainas tha dje se lufta përfundon në f
Negociatat, Ukraina kërkon modelin e Austrisë
Negociatat mes Ukrainës dhe Rusisë vijojnë paralel me konfliktin ushtarak. Deri tani, nuk ka rezultate përveç atyre për korridoret humanitare, falë të cilave mijëra ukrainas i largohen zonave të luftimit.
Sipas ndihmësit të presidentit rus, Ukraina ka një propozim konkret për statusin e saj. Vladimir Medinsky thotë se Kievi është gati të pranojë një version neutraliteti të ngjashëm me atë të Austrisë apo Suedisë.
Në thelb, ky është model i një shteti të çmilitarizuar me ushtrinë e vet.
Blinken: Kjo luftë mbaron me Ukrainën e pavarur dhe pa Putinin
Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, parashikon se pushtimi rus i Ukrainës do të përfundojë me pavarësinë e saj dhe pa Vladimir Putin. Në CNN, Blinken u shpreh se SHBA po punon për të minimizuar numrin e viktimave.
BE nuk gjen unanimitet për taksimin e korporatave të mëdha
Ministrat e Financave të vendeve anëtare të BE nuk arritën dot unanimitetin mbi direktivën e BE për një taksë globale për korporatat e mëdha.
Taksa minimale globale është një nga dy shtyllat që përbëjnë një marrëveshje të madhe tatimore ndërkombëtare për të cilën u ra dakord në tetor 2021 nga më shumë se 130 vende, për të penguar konkurrencën ndërkombëtare tatimore.
Kryetari pa dhëmbë i Bashkisë së Tiranës
Kjo është finalja e përballjes së tij me pushtetin, konkretisht kryeministrin Edi Rama dhe mangallin e tij të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Ky i fundit e cilësoi largimin e Dukës si betejën e jetës dhe u përfol për një audiopërgjim, ku fliste për bole hekuri. Tekstualisht kjo ishte fjala që u përdor. Në fakt, zoti Veliaj pretendon më shumë sesa ka. Bolehekuri pason imagjinarin e tij për veten si Superman, bluzën e të cilit e vishte shpesh nëpër aktivitete në Tiranë, përpara sesa kumbari i tij në qeveri t’i jepte kovën me bojë në një nga pallatet e prekura nga tërmeti.
Kushtetuesja zbardh vendimin: Presidenti nuk ka shkelur Kushtetutën
Gjykata Kushtetuese ka publikuar të plotë vendimin me të cilin hedh poshtë shkarkimin e presidentit Ilir Meta nga Parlamenti. Me vendimin e shpallur sot, Kushtetuesja shfuqizon vendimin e 9 qershorit 2021 të marrë nga Parlamenti për shkarkimin e kreut të shtetit, me 104 vota pro, 7 kundër dhe 3 abstenime.