Synimet e Putin nuk shkojnë përtej Ukrainës, Bjellorusisë dhe ndoshta Kazakistanit
Azar Gat, një ndër analistët kryesore ushtarakë të Izraelit flet në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” në të cilën flet për situatën në Ukrainë, gabimet e Rusisë dhe keqleximin që po i bëhet synimeve të presidenti rus. Sipas tij, në invazionin e Ukrainës ka patjetër edhe një element difensiv që nuk duhet injoruar.
Çfarë është ilegale offline do të jetë ilegale online
Komisioni Europian ka finalizuar legjislacionin që rregullon aktivitetitn e kompanive të mëdha të teknologjisë. Akti për Shërbimet Dixhitale është pjesa e dytë e projektit rregullator dhe synon marrjen e masave më të forta shtrënguese dhe pasojave për platformat dhe faqet që përmbajnë apo hostojnë një listë materialesh të ndaluara si gjuha e urrejtjes, dizinformimi dhe abuzimi seksual me fëmijët.
Scholz: Ballkani Perëndimor e ka vendin në BE. Kemi shumicë për të gjitha vendimet
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka folur në një intervistë për “Spiegel” përmes së cilës është përpjekur të mbrojë qëndrimin e Gjermanisë për furnizimin me armë. Scholz nuk ka një përgjigje për rezultatin e luftës që duket se përcjell pasiguritë rreth saj në Perëndim, sidomos për pasojat që mund të sjellë.
Duhet të ketë një marrëveshje paqeje që i mundëson Ukrainës të mbrojë veten në të ardhmen. Ne do t’i armatosim ata në mënyrë që siguria e tyre të garantohet. Dhe do jemi një fuqi garante. Nuk do të ketë një paqe të diktuar
Spekullime mbi synimet e operacionit rus në Ukrainë dhe sulmin ndaj Transnistrisë
Mediat në Perëndim po qarkullojnë një deklaratë të gjeneralit rus Rustam Minnekaev që ka sqaruar deri diku synimet e operacionit ushtarak të Moskës në Ukrainë. Duke folur për agjencinë “Interfax” Minnekaev ka thënë se ushtria ruse synon marrjen e Donbasit për të krijuar një corridor tokësor deri në Moldavi që do të priste daljen në det të Ukrainës.
Somalia në buzë të humnerës, 700 mijë të zhvendosur rishtaz, 6 milionë në uri të thellë
Larg syve dhe vëmendjes ndërkombëtare, e normuar tashmë si një vend që është në fund të listës së njerëzimit, Somalia përballet së fundmi edhe me një thatësirë që po e çon në uri. Për të tretin vit radhazi në Somali nuk bie thuajse fare shi duke bërë që thatësira të klasifikohet si më e keqja në 40 vjet.
Franca lëshon urdhër-arresti ndërkombëtar për Carlo Ghosn
Autoritetet franceze kanë lëshuar një urdhër arresti ndërombëtar për Carlos Ghosn, ish-drejtuesi i konsorciumit Renault-Nissan, që u largua drejt Libanin në mënyrë të fshehtë pas skandalit që përfshiu atë dhe kompaninë. Në vitin 2018, Ghosn u ndalua nga autoritetet Japoneze bashkë me ndihmësin kryesor Greg Kelly nën akuzën e keq menaxhimit financiar, por në dhjetor 2019, Ghosn ia doli të arratiset fshehtas me një avion privat.
Borrell: Embargoja e përgjithshme ndaj naftës ruse është e pamundur
Bashkimi Europian nuk do të vendosë embargo të përgjithshme ndaj naftës ruse për shkak se brenda bllokut ka kundërshtime. Të paktën këtë raporton agjencia ruse e lajmeve “Tass”, sipas së cilës një lajm të tillë e ka përcjellë Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për çështjet me Jashtë dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell.
Do të jetë shumë e vështirë të arrihet konsensus ndaj dërgesave ruse të naftës apo rritjen e tarifave, për shkak se disa vende anëtare kanë njoftuar tashmë se do të vënë veton ndaj një vendimi të tillë
Shtëpia e Bardhë njofton takim Biden-Mitsotakis më 16 maj
Shtëpia e Bardhë ka njoftuar për një takim të afërt mes Presidentit amerikan, Joe Biden dhe kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis. Zëdhënësja Jen Psaki deklaroi se takimi do të zhvillohet më 16 maj të këtij viti.
Liderët do të diskutojnë përpjekjet e vazhdueshme me aleatët dhe partnerët për mbështetjen e popullit të Ukrainës…Ata do të diskutojnë bashkëpunimin e ngushtë mbi sfidat globale, përfshirë ndryshimin e klimës dhe sigurinë energjetike
Putin deklaron marrjen e Mariupolit. Shoigu: Për tri ditë marrim Azovstalin
Presidenti i Rusisë Vladimir Putin, ka folur për një çlirim të Mariupolit. Në një takim me ministrin e Mbrojtjes, Sergey Shoigu, Putin ka kërkuar që operacioni ushtarak mbi kompleksin industrial “Azovstal” të ndërpritet. Sipas agjencisë së lajmeve “Tass”, Putin ka kërkuar që impianti të rrethohet dhe të mos lejohet që asgjë të mos dalë jashtë.
Në Ukrainë u provua se ushtria ruse dhe Kremlini ka harruar edhe gabimet e sovjetikëve
Një ndër çështjet më befasuese të fushatës ruse në Ukrainës është dështimi evident i ushtrisë së Rusisë në përmbushjen e synimeve strategjike, manovrën dhe mbështetjen logjistike. Fakti i fundit i ndryshimit të drejtimit të sulmit kryesor, nga Kievi në Donbas, pas javësh dislokimi, provon se Kremlini nisi një invasion të papërgatitur, ose më saktë të përgatitur vetëm me arrogancë.
Historiani britanik, Antony Beevor, shprehet në një intervistë për “Spiegel” se Putin dhe shtabi i tij, çuditërisht injoruan edhe mësimet bazike të përvojës së ushtrisë sovjetike.