Lavrov: Hitleri kishte gjak çifut
Një koment i ministrit të Jashtëm rus, Sergey Lavrov se Adolf Hitleri ka patur gjak hebre, ka provokuar reagime nga Izraeli. Ministria e Jashtme e Izraelit ka thirrur në takim ambasadorin rus për të sqaruar kërkuar ndjesë. Nga ana tjetër, kryeministri Naftali Benett ka deklaruar se:
Gënjeshtra të tilla synojnë fajësimin e hebrejve për të krimet më të tmerrshme në istori dhe kështu të çlirojnë nga përgjegjësia shtypësit e tyre
BE-ja nuk do të financojë më autokratët. Komisioni godet Orbanin me procedurën antikorrupsion
Për herë të parë në historinë e unionit, Bashkimi Europian, përmes Komisionit të vet, ka ndërmarrë një hetim për përdorimin e fondeve të veta në Hungari, një vend anëtar me të drejta të plota. Mediat e cilësojnë këtë si një “lëvizje të paprecedentë”, që mund të çojë “në ndërprerjen e fondeve të BE-së për kryeministrin nacionalist, Viktor Orban”.
Biografi e Milan Kunderës, nga frëngjishtja në turqisht me ndihmën e Google Translate
Një përkthyes i vjetër në Turqi, bashkëthemelues i shtëpisë botuese “Agora Kitaplığı”, Osman Akinhay ka provokuar debate pas njoftimit të tij në Tuiter se ka përkthyer një biografi të Milan Kunderës nga frëngjishtja me ndihmën e Google Translate. Debati ka lindur si pasojë edhe e faktit se Akinhay ka pranuar se nuk ka njohuri të mira në frëngjisht.
Teksti i përkthyer u editua nga Halil Gökhan dhe rishikua nga Şükrü Argın
Tre njerëz që besonin te Njerëzimi! Rrëfime për De Gasperin...
"Dellaportaeditori" publikon së fundmi një intervistë me Maria Romana De Gasperi, vajza e ish-kryeministrit të parë italian të pas Luftës së Dytë Botërore, Alcide De Gasperi. Një intervistë e gjatë dhe me interes për shkak të lidhjeve të ngushta të saj me të atin, që e bën atë dëshmitare të dorës së parë, por edhe sepse ajo ka qenë dikur sekretarja e tij. Hollësi familjare, të punës, marrëdhëniet me personalitete të tjera, raporti me publiken, publikun dhe paranë.
Ingels del edhe në Oceanix Busan, qyteti i parë autonom detar
Korea e Jugut ka nisur ndërtimin e të parit qytet lundrues autonom në botë. I quajtur Oceanix Busan, projekti parashikon shtrirje në një hapësirë prej 15.5 akrash(6.3 ha) për 12 mijë njerëz me infrastrukturë të plotë urbane. Apartamente, tregej, zyra, parqe, impiante të energjisë së gjelbër dhe ferma hidroponike(pa nevojën e tokës). Projekti po ashtu parashikon që të gjenerojë 100% të energjisë që ka nevojë dhe nevojave për ujë. Oceanxix Busan përfaqëson të parën përpjekje për të ngritur një qytet të tërë nga zero.
Dënimi i Samir Tahirit, sukses i Prokurorisë shqiptare
Shpallja e personave “non grata” apo dhe raporti i DASH mbi zyrtarë të korruptuar në të gjitha nivelet e qeverisjes duhet të kishin vënë në lëvizje disa struktura të drejtësisë, përfshi edhe Byronë Kombëtare të hetimit. Kështu ka deklaruar për MCN ish-kryeprokurori Arben Rakipi, teksa komenton arrestimet e fundit për çështjen e incineratorëve dhe reformën në drejtësi.
Dakord Berisha, por e imagjinon kush Lulzim Bashën, Alibeajn dhe Tabakun në fushatë?
Nëse lexon sot mediat e pavaruara pranë qeverisë, të bie në sy një gërshetim i shkrimeve raportuese me ato “analitike” për Kuvendin e PD-së së Sali Berishës. Një video që jep Berishën që rrëzohet, pasataj një shënim i mllefosur i Roland Bejkos që bën moral, më tej Frrok Çupi që dihet se çfarë do thotë për dekadën e ardhshme, Berisha që lëshon gjuhën e kështu me radhë. Është ai që mund ta quajmë raportimi stigmatizues që luan me marifetet e titujve, incidenteve, konteksteve, si e si për të karikaturizuar një zhvillim politik.
Një presidencë e mërzitshme
Thuhet se Edi Rama ka paguar 80 mijë dollarë për një foto me ish-presidentin amerikan Barack Obama. Ne mund të shtojmë duke besuar se “ku ka zë nuk është pa gjë” se Edi Rama me siguri i ka harruar këto para. Përtej kësaj, lajmi i mirë për marrëzi të inferioritetit është se Shtëpia e Bardhë nuk ka më atë interes që kishte dikur.
Ambasadori Pyatt drejt postit të N/sekretarit për Energjinë: Greqia do të ripërcaktojë hartën energjetike
Ambasadori i SHBA në Greqi, Geoffrey R. Pyatt është propozuar së fundmi nga presidenti Joe Biden në postin e ndihmës sekretarit për Burimet Energjetike. Lajmi është dhënë prej vetë Pyatt në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” gjatë së cilës ka folur për një rol të Greqisë në ripërcaktimin e hartës ndërkombëtare energjetike. Sipas tij Greqia përbën një alternativë ndaj shantazhit rus për energjinë, për shkak të pozicionit por edhe rreshtimit.
Abuzimet me imigrantët në kufi, BE shkarkon kreun e FRONTEX, Fabrice Leggeri
Bashkimi Europian ka vendosur të shkarkojë nga detyra kreun e Agjencisë për Kufirin, Fabrice Leggeri. Lajmi bëhet i ditur nga agjencia “Reuters” që referon burime nga brenda unionit.
Vendimi vjen pas akuzave të shumta për shkelje të drejtash të FRONTEX ndaj imigrantëve dhe një vit pasi agjencia e BE-së kundër mashtrimit, nisi një hetim për akuzat e abuzimit me të drejtat e njeriut.