Përgjimet telefonike, jep dorëheqjen shefi i shërbimit sekret grek Kontoleon dhe ndihmësi i Mitsotakisit, Dimitriadis
Shefi i shërbimit kombëtar sekret të Greqisë(EYP) Panagiotis Kontoleon, ka dhënë dorëheqjen. I caktuar në gusht të vitit 2019, ai largohet në dritën e informacioneve se shërbimi ka përgjuar telefonin e një gazetari të CNN Greece. Në detyrën e tij vjen sekretari i Ministrisë së Jashtëm Themistoklis Demiris.
Kina reagon zhurmshëm në Tajvan, por pa drejtim real
Ministria tajvaneze e Mbrojtjes ka njoftuar se anijet ushtarake kineze dhe avionë, kanë kaluar sërish vijën ndarëse të ujërave territoriale duke krijuar një situata paralufte në ngushticë. Sipas institucionit në fjalë « stërvitjet kineze janë ekstremisht provokative ».
Dalin "sekretet" e djalit serioz të Bankës së Shqipërisë me hotel "Dajti"
Një shkrim i publikuar nga BIRN, zbulon praktikat e Bankës së Shqipërisë për një procedurë të shumëpërfolur siç është rikonstruksioni i hotel “Dajtit”.
Vrasje me Dashje në Potam? Një rikualifikim akuze që nuk duket se ka vullnet të mirë
Po qarkullon një informacion sipas të cilit organet e ndjekjes penale kanë rikualifikuar akuzën për punonjësin e policisë Arjan Tase, i arrestuar nën akuzën e vrasjes së 7-vjeçares Avdia në Potam. Nga vrasje nga pakujdesia në vrasje me dashje, nisur nga shkelja e kufizimeve të sigurisë në regjimin e lundrimit në zona turistike. Duket në pamje të parë si një përgjigje ndaj reagimit të përgjithshëm, por kjo do parë me shumë kujdes.
Vizita e Pelosi-t, Kina nis stërvitje ushtarake me qitje të lirë në rrethinat e Tajvanit
Vizita e drejtueses së Kongresit amerikan Nancy Pelosi, në Tajvan, ka provokuar reagimin e Kinës. Mediat e huaja raportojnë se Pekini ka urdhëruar nisjen e stërvitjeve me qitje të lirë në rrethinat e ishullit. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Tajvanit, në kuadër të kësaj stërvitjeje në territorin e ishullit janë lëshuar të paktën 11 raketa balistike. Stërvitja thuhet se është duke u zhvilluar nga të gjitha armët e ushtrisë kineze.
Shërbimi sekret grek pranon përgjimin e një gazetari
Mediat greke raportojnë se shërbimi sekret i Greqisë ka spiunuar një gazetar. Në një diskutim të mbyllur në një Komitet parlamentar, kërkuar nga kreu i PASOK, nën pretendimin se ai ishte përgjuar, ka dalë në dritë një fakt i papritur.
Në raportimin e tij, kreu i shërbimit grek, EYP, Panagiotis Kontoleon, ka deklaruar se organet nën varësi të tij kishin spiunuar gazetarin Thanasis Koukakis, i cili mbulon temat financiare për CNN Greece.
Schroeder: Putin do një zgjidhje diplomatike për Ukrainën
Ish-kancelari gjerman, Gerhard Schroeder, ka deklaruar për RTL/ntv se presidenti rus, Vladimir Putin, po kërkon një zgjidhje diplomatike për luftën në Ukrainë.
Lajmi i mirë është se Kremlini do një marrëveshje të dakordësuar. Suksesi i parë është marëveshja për grurin, e cila mund të zgjerohet në armëpushim…Ne duhet të gjejmë një zgjidhje të bazuar mbi modelin kantonal zviceran
citohet ish-kancelari gjerman.
Ndoshta edhe e-mailet zyrtare të kryeministrit duhen publikuar 1 herë në 6 muaj
Lajmi i aksesimit të shërbimit elektronik postar të kryeministrit kaloi pa bujë. Për arsye që kuptohen në arsenalin e marrëzisë së këtij vendi në mishelë fatale me injorancën dhe indiferencën.
Heshtja është fundja drama e vetme e një qeverie të kapitulluar, farisejtë e saj mediatikë me kryeministrin në krye do bëjnë çmos të gjejnë diçka gazmore.
Tashmë edhe shifrat përputhen në mënyrë cinike: Lulzim Basha vodhi 200 milionë euro me procedurë na thanë.
Publikohen pjesë nga e-mailet hyrëse në adresën zyrtare elektronike të kryeministrit
Faqja homelandjustice.ru ka publikuar një masë të konsiderueshme të emaileve të kryeministrit Edi Rama, por duket vetëm mesazhet hyrëse. Pra jo ato që ka dërguar z. Rama palëve të treta. Në to ka një komunikim nga më të zakonshmit e deri te propozime të ndryshme. Materiali gjendet në faqen e rrjetit në Telegram. Në mënyrë ironike administratorët e faqes njjoftojnë se publikimi është bërë pas një sondazhi.
Dosjet dhe Judat si kulturë dominuese
Hapja e dosjes së Ilir Metës, apo rrëmimi në zgëqet e Autoritetit të Dosjeve me një akuzë në dorë, është në një farë mënyre testamenti i inkriminimit strukturor të shoqërisë shqiptare. Testament që na thotë se dosjet krijohen me sekretin dhe për sekretin, pra edhe me krimin dhe inkriminimin, por se hapja e tyre nëse nuk bëhet si akt çlirimi apo kat’harsisi, shndërrohet në një aneks shtesë të inkriminimit dhe amnezisë së përgjithshme.