Politikë amerikane për ndëshkimin - me ligje amerikane!!! - të kompanive europiane

Postuar në 08 Korrik, 2022 19:54

 

Kuteli, nderi i Akademisë së Shkencave

Postuar në 08 Korrik, 2022 17:12

Academia e Shkencave ka organizuar sot një konferencë kushtuar shkrimtarit, publicistiti, përkthyesit Mitrush Kuteli, një shqiptar siç do të duhej ndër shumë shqiptarë që panë dritën e kësaj bote. Me këtë rast, Akademia i ka akorduar Kutelit, çmimin “Nderi i Akademisë”. Studiues dhe shkrimtarë të ndryshëm kanë mbajtur një fjalë të vetën mbi veprën e autorit që zë një vend të veçantë në letrat shqipe.

Fund monopolit rus/Inaugurohet gazsjellësi greko-bullgar

Postuar në 08 Korrik, 2022 16:50

Kryeministri i Bullgarisë Kiril Petkov dhe ai grek, Kyriakos Mitsotakis, kanë inauguruar gazsjellësin Greqi-Bullgari në qytetin e Komotinit. Ata kanë hapur simbolikisht një valvul, gjest të cilin Mitsotakis e ka cilësuar si akt të krijimit të një ure mes veriut dhe jugut, Athinës dhe Sofjes.

Nuk vodhi, iku, e vranë!!!

Postuar në 08 Korrik, 2022 16:31

Ish-kryeministri më jetëgjatë i Japonisë, Shinzo Abe  është qëlluar gjatë një fjalimi elektoral dhe më pas ka gjetur vdekjen në spital. Vraësi, Yamagami Tetsuya, 41 vjeçar, ish-pjesëtar i forcave të marinës, ka deklaruar se ishte i pakënaqur me Aben.

Pasi ka shtirë dy herë, Yamagami ka hedhur armën në tokë dhe ka qëndruar pa lëvizur. Për nga dinamika e ngjarjes, duket se autori ka qenë aty me synimin e qartë të vrasjes të cilën e shpjegon vetëm ai.

Një dekoratë e fundit dhe sekrete

Postuar në 07 Korrik, 2022 23:12

“Të Kripura” mëson se presidenti aktual, Ilir Meta, ka rezervuar dekoratën e fundit të mandatit të tij për kryeministrin Edi Rama. 

Vizita e fundit në Turqi e z. Meta ishte pikërisht në këtë kontekst: marrja e sigurimeve nga Ankaraja zyrtare për kreun e shtetit, që i ka shumë të paktë miqtë ndërkombëtarë. Pas dekretimit rrufe të Begajt, mësohet se qëndron premtimi për të mos cenuar raportet me Turqinë, tashmë që ka një fije shprese se opozita mund të kthehet në forcë për pushtet. 

Vit ironik: Berisha Junior në shesh përballë Rama Senior

Postuar në 07 Korrik, 2022 22:24

 

Shiheni këtë video të vitit 2004! 

https://m.youtube.com/watch?v=FNuXmx6ppmo

Është një protestë e Mjaft-it të Erion Veliajt para Kryeministrisë. Protestë e cila transmetohet me nota dramatike nga kronika e një televizioni që duket se bën tifo. Ndaj kujt? Ndaj kauzës së drejtë të protestës, apo ndaj një pakice të zhurmshme? 

Vitet kanë kaluar dhe aktorët kanë ndryshuar rolet, kanë ndryshuar edhe optikën me të cilën gjykojnë çdo gjë. 

Kundër drejtësisë së Sorrollatjes që më 1973

Postuar në 07 Korrik, 2022 17:24

 

Tri mundësi për Ukrainën

Postuar në 07 Korrik, 2022 15:15

Ish-drejtori i CIA-s, Leon Panetta, ka përcjellë në një intervistë për “Kathimerini” ato që i quan tre opsione për uljen e tensioneve në Ukrainë. Ai e ka ndarë luftën në tri etapa: e para dështimi i pushtimit rrufe nga Rusia, e dyta lufta e rrethimit dhe tani së fundmi, lufta e llogores.

Versioni i parë, mund të vazhdojë për një kohë të gjatë, jo muaj, por ndoshta vite me këtë ecejaken konstante.

Origjina e SARS-CoV-2 duhet kërkuar në SHBA

Postuar në 06 Korrik, 2022 20:35

 

Më demokratike protestat e Shkupit, apo këneta e Tiranës?!

Postuar në 06 Korrik, 2022 18:52

47 policë janë plagosur në Maqedoninë e Veriut. Kryeministri Dimitar Kovacevski i ka dënuar sulmet dhe ka deklaruar se dhuna nuk është e justifikueshme. Refreni i përjetshëm i atyre që demokracinë e kanë maskotë. Në demokraci të konsoliduara dhuna lexohet si mesazh politik përpara sesa të denoncohet si gjestikulacion politik. Dhe dhuna urbane, në formën e protestës mund të sjellë rrëzim qeverie, por jo destabilizim shtetëror.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS