Shtyhet mbledhja e përbashkët mes qeverisë gjermane dhe asaj franceze
“Politico” raporton se presidenti francez, Emmanuel Macron po konsideorn shtyrjen e një mbledhjeje të përbashkët mes qeverisë franceze dhe asaj gjermane, për shkak të mosmarrëveshjeve për çështje të tilla si energjia dhe mbrojtja. Takimi supozohet të mbahet mes tij dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz dhe kabineteve përkatëse të mërkurën në Fontainebleau dhe aty parashikohet të firmoset një deklaratë e përbashkët për promovimin e marrëdhënieve dypalëshe.
Rrjet falsifikimi dokumentesh në doganën greke të Follorinës. Lejohej kalimi i të kërkuarve nga Shqipëria
Autoritetet greke raportojnë për zbulimin e një linje korrupsioni në pikën doganore të Follorinës, ku kalojnë shtetas shqiptarë. Shërbimi i Punëve të Brendshme njofton se oficerë të korruptuar policie në Departamentin e Kontrollit të Pasaportave, të gjithë të nivelit të ulët, merrnin rryshfete në shifrat 100 - 600 euro për lejimin e kalimit të shtetasve shqiptarë ndonëse ndaj tyre ka patur urdhër ndalimi për trafik droge. Sipas gazetës greke “Kathimerini” hetimi nisi pas urdhërit të
Zhgënjimi i maturantëve që konkurrojnë për shkollë të lartë
A minohet Demokracia në një vend ku ajo thjesht Inskenohet?
Një ndër drejtuesit e Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka deklaruar sot se drafti për ligjin kundër shpifjes është tërhequr.
E para, dua tju them se ndryshimet në ligjin për median, që kanë të bëjnë me shpifjen janë tërhequr nga propozuesi. Dua tju rikonfirmoj se ne e kemi tërhequr ato ndryshime ligjore që janë bërë para tre vitesh.
Arabia Saudite shpreh interesin për t'u anëtarësuar në BRICS
Presidenti i Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa ka deklaruar se Arabia Sauidte, një vend kryesor për furnizimin me naftë në botë, ka shprehur interes për t’iu bashkuar organizatës BRICS, e cila përfshin Brazilin, Rusinë, Indinë, Kinën, Afrikën e Jugut. Deklaratat u bënë pas vizitës së Ramaphosas në Riad dhe takimit të tij me princin e Kurorës, Mohammad bin Salman Al Saud.
Një numër vendesh po i qasen organizatës dhe ne u kemi dhënë atyre të njëjtën përgjigje që do të diskutohet me partnerët në BRICS dhe më pas do të merret një vendim
Zelenskiy: Nuk ka hapësirë për negociim. Rusia ka shkatërruar 30% të impianteve të energjisë
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, ka deklaruar se vetëm javën e kaluar, Rusia ka shkatërruar 30% të impianteve të energjisë. Në dritën e këtij sulmi mbi infrastrukturën kritike të vendit, Zelenskiy ka bërë të qartë se:
Nuk ka mbetur hapësirë për negociim me regjimin e Putinit
ExxonMobil lë Rusinë
ExxonMobil ka njoftuar daljen nga tregu rus i energjisë pas dekreteve të Presidenti Vladimir Putin që urdhëronte shpronësimin e aseteve të kompanisë.
Negociatat me qeverinë ruse përfshinin shitjen e 4 miliardë dollarëve asete bashkë me investimin kryesore në Rusi, 30% të aksioneve të fushanë naftëmbajtëse Sakhalin – 1.
Zëdhënësit e kompanisë nuk kanë sqaruar nëse kanë marrë kompensim për daljen nga tregu ndërkohë që asetet e tyre I janë kaluar Rosneft.
Medvedev: Furnizimi me armë i UKrainës, prish të gjitha marrëdhëniet shtetërore me Izraelin
Rusia ka paralajmëruar Izraelin se synimi i tij për të furnizuar me armë Ukrainën do të shkatërrojë marrëdhëniet dypalëshe. Zv. Kryetari i Këshillit rus të Sigurisë Kombëtare, Dmitry Medvedev ka vlerësuar se ky vendim do të dëmtojë të gjitha marrëdhëniet ndërshtetërore.
Komenti pason një deklaratë të Ministrit izraelit të Çështjeve të Diasporës, Nachman Shai sipas të cilit Izraeli duhet të ndjekë shembullin e SHBA dhe aleatëve të NATO-s në luftën në Ukrainë.
Cavushoglu: Stabiliteti global, nën kërcënim. Bota turke, qendër e gjeopolitikës
Ministri i Jashtëm i Turqisë Mevlut Cavushoglu ka deklaruar gjatë një fjale të mbajtur në Takimin e Jashtëzakonshëm të Organizatës së Shteteve Turke se stabiliteti global është nën kërcënim.
Sot ne do të konsiderojmë këto zhvillime dhe vlerësojmë hapat që do të hedhim së bashku
ka thënë ai.
Arrestohen tre persona për atentatin në urën e Krimesë
Gjykata e distriktit Basmanny në Moskë ka arrestruar tre persona të dyshuar për sulmin në urën e Krimesë.
Alexander Bylin, Oleg Antipov dhe Dmitry Tyazhelykh, janë personat e ndaluar si pjesë e një hetimi të nisur nga autoritetet ruse.
Goditja e urës së Krimesë ndodhi në mëngjesin e 8 tetorit, teksa një kamion shpërtheu duke shkaktuar katër të vrarë dhe disa të plagosur. Një komitet hetimor i ngritur rreth kësaj çështjeje, ka deklaruar se në atentat janë përfshirë 12 persona.