Rusia u përgatit shumë mirë pasi sanksionet nuk po ndikojnë
Rusia bëri një punë shumë të mirë përgatitore për luftën në Ukrainë. Pohimi i papritur krahasuar me komentet e deritanishme për çështjen e invazionit në Ukrainë vjen nga një ish-pjesëtar i KGB-së, shërbimit sekret, apo më mirë aparatit të sigurisë të Bashkimit Sovjetik, Jack Barsky. Në një intervistë për “Kathimerini”, Barsky jep disa mendime për konfliktin dhe planfikimin eventual në shtabin rus të shërbimeve inteligjente.
Hungaria kundër angazhimit të NATO-s ndaj Rusisë
Një përballje e drejtpërdrejtë ushtarake mes trupave të vendeve anëtare të NATO-s dhe Rusisë do të çonte në konflikt botëror. Këtë ka deklaruar ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Szijjarto pas një takimi me sekretarin e Përgjithshëm të Aleancës, Jens Stoltenberg në Bruksel.
Sipas rrgullimit në fuqi, NATO nuk është e angazhuar në luftë në afërsi të kufijve tanë. Kjo është gjendja tani. Një konflikt i drejtpërdrejtë mes NATO-s dhe Rusisë do të çonte në një tjetër luftë botërore
është shprehur ai.
Logjika serbe: Kosova është provinca jonë. I kërkojmë asaj vetë-qeverisje për serbët e atyshëm!!!
Zyrtarët europianë trumbetuan përparim në diskutimet e zhvilluara në Ohër dhe është e qartë se zhvillimi kryesor, thelbësor, është ai se të dyja palët kanë marrë zotime konkrete. Sigurisht që palët nuk firmosën për shkak të politikës së brendshme dhe pasigurisë që jep një draft me aq hollësi, por e vërteta është se në Ohër u konfirmuar se çështja e negociatave për normalizim marrëdhëniesh mes Serbisë dhe Kosovës nuk mund të shtyhet pa pasoja.
Paneli i Klimës: Shkenca nuk e di kush rrezikohet më shumë. Akullimi në Europë, jo para 2100-ësë
Një rishikim i dhjetëra mijëra punimeve shkencore mbi efektet e ngrohjes globale nxjerr në pah një të vërtetë tjetër shqetësuese: shkencëtarët ende nuk kanë përgjigje për shumë nga pyetjet që do të përcaktojnë se sa mirë e përballon bota ndyshimin e klimës në rastin më të keq. Në raportin e tij të fundit, Paneli Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike (IPCC) përshkruan një botë me ndikime të parashikuara prej
Rusia fshin 20 miliardë dollarë borxhe të vendeve afrikane
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka njoftuar se ka fshirë një borxh prej 20 miliardë dollarësh të marra nga vendet afrikane.
Ai ka deklaruar se bilanci tregtar arriti në 18 miliardë dollarë në fund të vitit që lamë pas duke theksuar se tranzicioni drejt monedhës kombëtare në rregullimet financiare si dhe krijimi i zinxhirit të ri të transportit dhe logjistikës do të lehtësojnë zhvillimin e bilanceve fitimprirëse.
SHBA neutralizoi opsionin strategjik Europë-Rusi
Një opinion i publikuar në “The Guardian” nga Jonathan Steele vë në dukje një temë të madhe debati në perëndim: fuqinë e Amerikës. Për t’u shënuar është paralelja që autori heq mes Luftës së SHBA-së dhe Britanisë së Madhe në Irak dhe ndërhyrjes ruse në Ukrainë. Të dyja ilegale dhe të dyja me pasoja katastrofike në jetë njerëzore.
Po ai flamur aty?!
Fotoja në fjalë qarkullon në rrjete sociale dhe tregon xhaminë e re të Tiranës në prag të inaugurimit. Siç ka dalë në media, xhamia e Namazgjasë mbetet pa inaugurim sepse pala turke që e financon atë ka kundërshtime për kreun e Komitetit Mysliman të Shqipërisë.
Ose të bëhet puna seriozisht, ose lërini qendrat e masazhit të fërkojnë!
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, pas një pune të mirëfilltë hetimore, bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Inside”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetaseve…
Një marrëveshje me këmbë argjili
Ajo çfarë u arrit mbrëmë vonë në Ohër mes presidentit të Serbisë Vuçiç dhe kryeministrit të Kosovës Kurti, me ndërmjetësinë e BE-së dhe mbështetjen amerikane, pasuroi arsenalin e hipokrizisë diplomatike dhe fondin e metodave të negocimit diplomatik. Nuk pretendohej që të zgjidhej thelbi i krizës sic filluan kritizerët profesionistë e politikë të mbushnin portalet me komente. Veç të kishte vërtet një skicë të qartë e të besueshme të rrugës ku do të ecet në ditët e javët në vijim.
IMAZHI...që nuk pastrohet as nga Vjosa
Lexoni statusin e sotshëm të kryeministrit Edi Rama!
Jehona e Vjosës tonë “Park Kombëtar” në mediat e mëdha të botës i ka dhënë një fuqi të re imazhit ndërkombëtar të Shqipërisë, si një vend me bukurira të pafundme dhe vetëdije qeverisëse për përgjegjësinë monumentale të mbrojtjes së mjedisit në kushtet kur planeti vuan ndryshimet dramatike klimatike
