Apel për një servilizëm të ri/E mësuam jetën e këtij, pse duhen përkthyer të gjitha intervistat e këtij?
Edi Rama ka dhënë një intervistë. Të qind e disatën me gjasë. Në media nga më të ndryshmet. Në një radio britanike kësaj radhe. Dhe aty ai kënaq kureshtinë e audiencave të huaja që e shohin si një lloj king kongu, apo Tarzani që befas shkel në qytetërim.
Marrëdhënia ime me babain. Ai ishte komunist, por edhe liberal. E dëgjoja, por e kundërshtoja. Isha basketbollist, kam qenë me azëm. Më tej demokracia, piktura, emigrimi dhe pushteti.
Poligaminë duhet ta legjitimojmë sepse ekziston “de facto”
Avokatja Migena Balla, njëherësh praktikante e besimit Islam, duke folur për MCN Tv thekson se poligamia duhet legjitimuar për shkak të ekzistencës së saj “de facto”.
Balla thotë se askush nuk i tregon hapur lidhjet jashtëmartesore në shoqëri apo dhe martesat me më shumë se një grua.
Avokatja vë në dukje ka mungesë sinqeriteti nga hoxha që bën një martesë të re, duke ditur që gruaja e parë e burrit nuk është në dijeni për kurorëzimin.
Marrëveshja/Emiratet e Bashkuara Arabe me oficer kontakti në Europol
Europol njofton nënshkrimin e një marrëveshjeje të rëndësishme në fushën e luftës kundër krimit me Emiratet e Bashkuara Arabe. Marrëveshja parashikon caktimin e një oficeri kontakti nga Emiratet në Hagë, duke vemdosur kështu pika kontakti për thellimin e bashkëpunimit mes të dy entiteve. Europol e ka cilësuar marrëveshje një gur miliar në bashkëpunimin ndërkombëtar policor pasi shpresohet që do të promovojë bashkëpunimin operacional policor në shkallë ndërkombëtare.
Mikpritje shqiptare, apo përulje ndaj më të fuqishmit?
Jetojmë në një narko-oligarki që mbështetet nga SHBA
Gazetari dhe publicist Fatos Lubonja ka deklaruar në një intervistë për të përjavshmen greke “Dromos” se qeveria e Shqipërisë është një lloj shprehje e një narko-oligarkie që gëzon mbështetjen e SHBA.
Shqipëria po përjeton sot keqqeverisjen e radhës nga një elitë politike kulturore që historikisht i ka parë institucionet e shtetit si instrument për interesa private e që kësaj here ka instalur një sistem politik narko-oligarkik, paraadoksalisht me mbështetje perëndimore, veçanërisht amerikane
citohet ai.
Vuçiç: Po përpiqen ta nxjerrin Rusinë nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së
Presidenti serb, Alexander Vuçiç, shprehet i sigurtë se Perëndimi do të përpiqet të përjashtojë Rusinë nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së. B92 citon Vuçiç të jetë shprehur se në çdo eventualitet Serbia do të votojë kundër një përpjekjeje të tillë.
Dua të besoj se nuk po rrëshqasim drejt një konflikti bërthamor
Unë dua të besoj se…Kështu është shprehur ambasadori rus në ShBA Anatoy Antonov gjatë një fjale të mbajtur me rastin e 60 vjetorit të Krizës së Raketave në Kubë.
Dua të besoj se pavarësisht të gjitha vështirësive ne nuk i jemi qasur kufirit të rrezikshëm të rënies në humnerën e një konflikti bërthamor me amerikanët
citohet ai.
Sipas tij Rusia është e përkushtuar ndaj parimit se nuk mund të ketë fitues në në luftë bërthamore dhe se ajo nuk duhet nisur kurrë.
Parlament edhe për fëmijët që llumi mos të futet në libra historie si hero pozitiv
Në një intervistë televizve ish-deputeti socialist Ervin Bushati ndër të tjera ka thënë se:
Ndoshta me të vërtetë duhet që parlamenti të transmetohet në darkë që të mos ta shohin fëmijët tanë. Në vend që ishte një vend ku gjuha, komunikimi, edukata, etika të merrej dhe transmetohej, në fakt është regresive.
Berisha mbyllte mediat? Ky tani mbyll shkollat se e "urdhërojnë"
Mbyllja e kolegjit turk “Mehmet Akif” përbën një ndër ato raste të brutalitetit shtetëror dhe ndërhyrjes në jetën e njerëzve që shenjon kohën dhe vendin tonë.
Kush ka fëmijë e di shumë mirë sesa e vështirë është që të ndryshosh shkollën e fëmijës pse ky akt nuk është vetëm fizik, por edhe me ndikim psikologjik. Sepse fëmija lidhet dhe asociohet me mësuesin, vendin, shokët etj..
A jemi të sigurtë për jetën kur na ndalon Policia?
Vetëm dy ditë pasi Prokuroria urdhëroi mospublikimin e të dhënave të hakeruara për arsye të sigurisë kombëtare, në media dolën pjesë të dosjes hetimore për Ervis Martinajn, një person i njohur për shumëkënd. Në një emision u ngritën të gjitha hipotezat për zhdukjen e personit, referuar copëzave të dosjes hetimore. Një portal e raportonte dje si ekskluzive dosjen hetimore, ndërkohë që Prokuroria nuk ka asnjë reagim për këto rrjedhje.