Në Prishtinë nuk i mirëkuptojnë qëndrimet proserbe të Tiranës zyrtare
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të qartë se me Shqipërinë ka dallime në qëndrime të ndryshme për politikën e jashtme lidhur me Serbinë. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Osmani kritikoi hapur qëndrimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për mirëkuptimin e pozicionit të Serbisë për sanksionet ndaj Rusisë.
Unë them mos ikni!
Tani, të gjithë, apo një pjesë jo e vogël, e mbajmë mend atë njeriun që punon si kryeministër kur para disa vitesh, para disa muajsh, para një viti, more kurdoherë përpara të tanishmes, që njëherë e mohonte emigrimin masiv, e njëherë e intepretonte atë si shprehje të lirisë. Sepse sipas tij shqiptarët po kërkojnë kudo më të mirën për veten. Puna është se ikja ka një shpjegim objektiv, por edhe subjektiv.
Mbrojtja planetare/NASA teston me sukses goditjen e një asteroidi
Agjencia Amerikane e Hapësirës, NASA, ka kryer me sukses një testim real të goditjes së një asteroid me një objekt të krijuar dhe drejtuar nga Toka.
Testimi i Dyfishtë i Ridrejtimit të Asteroidit – emri i misionit – konsiston në identifikimin e një objekti hapësinor që përbën rrezik për planetin, përcaktimin e trajektores, pozicionit dhe përllogaritjen e goditjes.
Për ta testuar këtë NASA zgjodhi një asteroid në përmasën e një stadiumi futbolli – Dimorphos – 6.8 milionë milje larg Tokës.
Pse politikës po i rrinë larg më të mirët?
Pse nuk është në gjendje Mbretëria e Bashkuar, një vend me tradita dhe institucione solide, të nxjerrë një kryeministër serioz? Pse demokratët në ShBA mbështeten te një politikan plak për të mundur Donald Trump, ndërkohë që republikanët janë po ashtu të paaftë të gjejnë liderët e duhur? Dhe për ta përgjithësuar pyetjen, pse politika nuk tërheq më mendjet dhe talentet më të mira kudo në botë?
Përfundimtare, AKSHI nuk ka raport të vetin për sulmet kibernetike
Shqipëria, qeveria e saj nuk do të ketë një raport përfundimtar, teknik, mbi sulmet kibernetike ndaj infrastrukturës së vet dixhitale publike.
Bota është përballë një kthese historike
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafael Manuel Grossi, ka deklaruar se bota është aktualisht përballë një kthese historike. Në një koment para gazetarëve serbë, ai ka nënvizuar se bota e sotme përballet me sfida serioze që nisin që nga furnizimi me energji, siguria ushtimore dhe krizat e ndryshme.
Të gjitha këto janë probleme dhe sfida ku Agjencia si një organizatë që e afron shkencën dhe arritjet e teknologjisë së lartë me qytetarët mund të kontribuojë për t’i kapërcyer ato
Heronj mediatikë
E njëjta teknikë propagandistike, i njëjti mekanizëm manipulativ. Revista “Time” vendos në kopertinën e vet gjeneralin ukrainas Valeriy Zaluzhny të cilit i bën një profil të dedikuar prej heroi. Përmes një interviste të parë, revista e vendos kreun e Shtabit ukrainas në listën e preferencës, teksa bën edhe paralajmërimin:
Hileqar edhe kur i ka të gjitha
Lexojeni mesazhin e kryeministrit të Shqipërisë për nxënësit, prindërit dhe stafin pedagogjik të kolegjit turk!
Lexoni një mesazh nga ai që mbylli shkollën, që nxori fëmijët në rrugë për t’u thënë: ka shkolla plot, gjeni një e vazhdoni!
Fjalim për të mbrojtur Hashim Thaçin/Një gjest personal, jo patriotizëm
Kryeministër@ediramaal, ju lumtë për fjalimin vërtetë të fuqishëm në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së @UN Faleminderit!
Kështu shkruan në tuiter, ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj.
Me siguri që i ashtuquajturi fjalim i fuqishëm, është epitet që lidhet me një pjesë të përmbajtjes së fjalës, e konkretisht me çështjen e burgosjes së Hashim Thaçit.
Qytetarë gjermanë padisin qeverinë për nivelin e ndotjes në ajër
Qytetarë gjermanë janë duke paditur qeverinë e tyre se nuk ka ulur nivelin e ndotjes së ajrit në kufijtë e rekomanduar nga shkencëtarët kryesorë të botës.
Padia e mbështetur nga organizata mjedisore ka mbërritur në Gjykatën Administrative Federale nën argumentimin se ligji gjerman shkel të drejtën e tyre themelore, qëkurse lejon nivelet e ndotjes së ajrit që të jenë katër herë më të larta sesa ato të konsideruara si të pranueshme nga OBSH.