I kishte marrë me vete duartrokitësit që "ecin drejt si kali me veshoke, atje ku bie vetëm një këmbanë"
Sot u mbajt një ceremoni e pazakontë. Karakteristike për rrumpallhanen që qeveris këtë vend. U ngritën e shkuan si qeveri dhe bashki në nisjen e punimeve për ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar, mbi rrënojat e të vjetrit që u prish, pavarësisht se prishja ka muaj që ka ndodhur.
700 000 banorë më pak në Serbi që nga viti 2011
Popullsia e Serbisë është tkurrur me 700 000 që nga viti 2011. Censusi i realizuar nga Byroja e Statistikave ka evidentuar një rënie të ndjeshme të popullsisë që në vitin 2011 regjistronte 7.2 milionë rezidentë.
Rusia: Konventë për kompanitë e internetit. Censurë e paprecedentë në histori
Ministria e Jashtme ruse ka akuzuar atë që e cilëson si “Perëndimi kolektiv” për organizimin e asaj që e quan fushata më e madhe e censurës totalitare në histori.
Policia më tha: Bëje zhurmë në media në fillim që pastaj të vijmë ne!!!
Ja një copëz nga e përditshmja në Shqipëri.
Telefonatë me id caller një gazetari. E hap, flet, ngre supet. E mbyll, pastaj shpjegon.
Më mori dikush ga Korça. Më tha kam një konflikt me komshiun, dua ta denoncoje në portalin tënd. Po shko në polici, i thotë gazetari.
Po policia më tha, bëje zhurmë në media në fillim që pastaj të vijmë ne.
Tani mbase është edhe ndonjë telefonatë humoristike, ose dikush po përgjon gazetarët si vihennë lëvizje në kësi rastesh.
Greqia humbet në Gjykatën Europiane kundër Dora Bakojanis
Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut ka vendosur unanimisht kundër vendimit të Parlamentit të Greqisë në vitin 2018, gjatë votimit për të mos hequr imunitetin parlamentar të ish-ministrit të Mbrojtjes, Panos Kammenos.
Çështja u krijua pasi ish-ministrja e Jashtme, Dora Bakojani, kërkoi procedim për shpifje për Kammenos që u mbrojt pas imunitetit parlamentar.
Mide spanjolle për Kosovën: Nuk është shtet, por territor me të cilin BE-ja ka marrëdhënie
Spanja nuk do të mbështesë kandidaturën e Kosovës për marrjen e statusit të kandidatit për në BE. Mediat në rajon citojnë sekretarin spanjoll për BE-në, Pascal Navarro, që ka sqaruar se qëndrimi në fjalë lidhet me faktin se Spanja nuk e njeh Kosovën. Sipas tij, normalisht kërkohet opinioni I Komisionit Europian, mandej të diskutohet në Këshillin e Çështjeve të Përgjithshem dhe mandej vendimi final në KE.
Diskutim publik: A do gjykohet Vladimir Putin për luftën në Ukrainë?
Historia e gjykimit të luftës dhe krimeve në të, rinis me Ukrainën. Nga 1991 e më pas, përveç Jugosllavisë, nuk ka ndonjë rast që merr në konsideratë një çështje të tillë, duke përfshirë ta zëmë edhe veprimet e Izraelit. Revista gjermane “Spiegel” publikon së fundmi një shkrim që shtron çështjen e gjykimit në gjykatë të presidentit rus, Vladimir Putin.
Zakharova: Në prag të përplasjes direkte me SHBA
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, ka paralajmëruar se politikat e SHBA po krijojnë kushtet për përplasje direkte mes të dyja vendeve. Sipas saj, përpjekja amerikane për të mbajtur hegjemoninë me çdo mjet, duke injoruar realitetet e reja gjeopolitike si dhe mungesa e vullnetit për t’u angazhuar në dialog serioz, ka çuar në rezultatet të paparashikueshme.
Pyetje pa parti: Kur do bëhemi njerëz?
Para disa vitesh, duke kaluar në lagjen Çair në Shkup, një zyrtare mesa duket sllave, e Bashkisë apo e Ministrisë së Kulturës, po i kërkonte, duke bërë me shenjë me këmbë, një tregtari shqiptar që të hiqte një copë hekur që kishte ngulur në kalldrëm. Biseda zhvillohej në gjuhën sllave dhe nga aq sa kuptoje nga shenjat merrej me mend se huri i ngulur në kalldrëm ishte në fakt një lloj sinori i vënë në kokë dhe hesap të vet prej dikujt që publiken ia brendashkruan personales.
Tradhtia e domosdoshme e Juda Iskariotit