Humbësit e Bukur të 1982-it

Postuar në 20 Nëntor, 2022 12:27

Ku humbi botërori i futbollit? Ai që I jepte botës mbarë një horizont të vetëm? Pse nuk ka më 1982, 1986? Pse e lidhim futbollin e bukur, me drama të papërsëritshme përballjesh që sot mungojnë e që janë më tepër humbje milionash?

Autoritetet bullgare ndalojnë pesë persona si të dyshuar në lidhje me atentatin e Stambollit

Postuar në 19 Nëntor, 2022 20:35

Autoritetet bullgare kanë ndaluar pesë persona të dyshuar se kanë lidhje me atentatin e kryer në Stamboll në fundjavën e shkuar. 

Të ndaluarit akuzohen se kanë ndihmuar një prej atentatorëve të 13 nëntorit, me asistencë logjistike, që të largohet. Autoritetet nuk kanë dhënë informacione mbi shtetësinë e personave të ndaluar, ndërkohë që vetë pala turke ka ndaluar tetë persona të dyshuar se kanë ndihmuar atentatorët.

Marrëveshje e re/Frontex kërkon zgjerim të fuqive ekzekutive në Ballkanin Perëndimor

Postuar në 19 Nëntor, 2022 19:42

Këshilli i Europës ka dhënë dritën jeshile për negociatat të reja mes Frontex dhe Shqipërisë, Bosnje-Hercegovinës, Serbisë dhe Malit të Zi. Sipas raportimeve në media, marrëveshja e re që synohet prej KE-së do të tentojë zgjerimin e kompetencave të Frontex përtej marrëveshjeve aktuale, duke kërkuar fuqi ekzekutive.

Demokracia bëhet antishqiptari për të mos prishur karadyzenin e qeverisë

Postuar në 19 Nëntor, 2022 18:02

Ministrat kanë marrë urdhër të flasin për antishqiptarin Sali Berisha. T’i zënë në gojë çdo gjë, projekte, koncesione që ata thonë se i ka për familjen e vet e kështu me radhë, vetëm e vetëm se ky, pra Saliu, ka njoftuar protestë më 6 dhjetor, kur mbahet në Tiranë, Samiti i BE-së. Tani ministrat e shkretë vetëm po flasin, siç edhe bën kryeministri, se për t’i bërë gjë Saliut, u pa puna: u bënë berberë klasi.

Ky është pazari i Gërdecit. I vërteti

Postuar në 19 Nëntor, 2022 17:38

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot me kallaballëkun digjital një hall të madh. Ai nuk po di si t’u shpjegojë të huajve kundërshtimin që po i bëhet në Shqipëri projektit të Portit të Durrësit duke sjellë si shembull ato që i quan pazarllëqe të Gërdecit.

Mirë vetes i thua duro si ke duruar se të dinë si veten e s’ke ç’u bën, po sekëlldi e madhe t’u shpjegosh të huajve se si mund të kulmojnë kaq lart injoranca me ligësinë dhe si mund të akuzohen investitorë të kalibrit të Muhammed Alabbarit për pazarllëqe të nivelit të Gërdecit!

"Promemorie" për një deklaratë "të vjetër"

Postuar në 18 Nëntor, 2022 22:10

Më 31 mars të këtij viti Top-Channel doli me një deklaratë - akuzë: http://www.respublica.al/2022/04/01/gjobat-e-top-channelvjollca-hoxha-gj...

Sot kjo deklaratë mungon. 

https://top-channel.tv/?p=2092181

Megjithatë tekstin e lexoni këtu: 

Dementia varet nëse lind i varfër apo i pasur

Postuar në 18 Nëntor, 2022 18:54

Një intervistë që merr formën e bisedës, është mënyra më e sigurt, që të nisësh rrëfimin. Sidomos, nëse kundruall teje ndodhet një ndër shkencëtarët më të mirë në botë. Neuroshkencëtari Jorgos Paksinos ka zbuluar dhe emërtuar më shumë zona në trurin e njeriut nga çdokush tjetër në histori (94 bërthama) dhe njeh që çdo gjë, madje edhe ndjenjat, rrjedhin e kontrollohen nga truri.

Ndotësi i TEC-it Vlorë

Postuar në 18 Nëntor, 2022 18:16

Në një takim elektoral apo politik – po çfarë rëndësie ka tashmë – në Vlorë, kryeministri Edi Rama ka premtuar shumë gjëra. Poshtë hapësirës qiellore ku flututrojnë satelitët kuqezi, po ngrihet një Shqipëri e denjë për shekullin ku jetojmë, me një qeveri e cila madje siç tha z.

Një lajm

Postuar në 18 Nëntor, 2022 13:48

Oriola Marashi është një ndër modelet më të njohura shqiptare. Për disa muaj, ajo ishte e lidhur me futbollistin r Kombëtares shqiptare, Eros Grezda. Që prej ndarjes me të, publikisht ajo nuk ka dalë me asnjë mashkull tjetër.

Por në disa portale raportohet se ajo është lidhur me një miliarder turk, vend në të cilin ajo udhëton shpesh. Nuk dihet sa është e vërtetë kjo, pasi Oriola nuk ka folur kurrë publikisht për lidhjet e saj.

Raportoi gazeta "Tema"

Tre të dënuar me burgim të përjetshëm për rrëzimin e avionit MH17

Postuar në 17 Nëntor, 2022 18:55

Gjyaktësit hollandezë kanë dënuar tre persona për rolin e tyre në goditjen e avionit të Malaysia Airlines, MH17, i linjës Amsterdam-Kuala Lumpur në vitin 2014. Avioni u rrëzua mbi Ukrainë dhe si pasojë vdiqën 298 pasagjerë dhe pjesëtarë të ekuipazhit. Të dënuar për çështjen janë dy rusë dhe një ukrainas; të parët ish-oficerë të shërbimit të zbulimit rus, Igor Girkin, Sergey Dubinsky dhe i dyti, separatisti Leonid Kharchenko.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS