Në Serbi flasin për skenarin rumun ndaj Vuçiç
Mediat në Serbi i kanë lënë vend qëndrimeve të një opozitari serb, avokatit Borivoje Boroviç, i cili ka folur për skenarin rumun ndaj Alexander Vuçiçit.
Nuk e dua një skenar rumun por Çaushesku kishte po ashtu atë ditë 100 000 – 200 000 mbështetës dhe pas një ore e arrestuan dhe i prenë kokën
citohet Boroviç.
Athina duhet ta bëjë Tiranën të kuptojë mirë se Greqia nuk është një partner naiv
Arrestimi i Fredi Belerit, përtej çdo konsiderate juridike dhe ligjore, ka lënë gjurmë dhe shije shumë të hidhur në Athinë. Momentin e parë, kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis u rezervua duke deklaruar se nëse akuzat nuk provoheshin, ky do të ishte një skandal. Më pas, siç u kuptua, arrestimi i Belerit kishte shkelje proceduriale dhe kjo mjafton për të lënë shijen se arrestimi i tij ishte politik. Diktatorial e quan sot në “Kathimerini” Vassilis Nedos.
Gjykimi bivalent “i zgjedhësve” dhe “të zgjedhurve” shqiptarë
"Më kërkuan para për pasaportën shqiptare"
Shtetësia shqiptare u është dhënë vitet e fundit shumë shqiptarëve të Kosovës. Për këta të fundit, pasaporta shqiptare ka qenë mënyra e vetme për të udhëtuar pa viza drejt vendeve të BE si dhe në vendet që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.
Shumë prej pasaportave të fjalë u janë dhënë mbajtësve në cilësinë e personave me interes të veçantë. Në këtë kategori janë futur artistë, sportistë, aktivistë të OJQ-ve dhe personalitete me kontribut në Shqipëri.
Diçiturë elektorale: Nga detyra në rol
Fatos Nano e bëri Petro Koçin sekretar Organizativ të PS-së dhdhe ministër të Brendshëm. Edi Rama i gjeti rolin që i shkon, atë të entuziastit pak karabush. Gjetje dinjitoze për dikë që e kupton sipas mënyrës së vet dinjitetin publik.

240 mijë zgjedhës më pak se në vitin 2021!?
Diskutimi për rezultatet zyrtare në zgjedhjet e 14 majit ngrihet mbi një element të pjesshëm statsistikor: pjesëmarrjen. Aktualisht Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka fiksuar shifrën e pjesëmarrjes në 37.79%, e nxjerrë kjo nga raportimi i 3632 Qendrave të Votimit nga 5213 që janë në total.
Jepini një fond për "rindërtimin" Presidencës!
Kanë kaluar muaj qëkurse politika aksidentoi Shqipërinë me emrin e Bajram Begajt si president të Republikës. Nëse sheh përciptazi aktivitetet zyrtare të atij që na thuhet se është kryetar i Shtetit, mund të kuptosh se aty nuk ka asgjë politike, thjesht një njeri që po i gëzohet fatit të vet. i jashtëzakonshëm si vetë Shqipëria kuturu.
E megjithatë, ky person që ka emrin në dekrete dhe ka kusurin të përfaqësojë unitetin tonë ka prezantuar veten në detyrë si armik i çdo akti transparent. Asjë emër këshilltari, asnjë drejtues kabineti.
Mitsotakis: PASOK mund të jetë dritarja e Tsipras për t'u rikthyer në pushtet
Në një intervistë për gazetën “Kathimerini”, kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka deklaruar se votat e PASOK mund të sjellin në pushtet Syriza-në e Alexis Tsipras.
Nëse demokratët e duan vërtet Shqipërinë

Paradoksi i 14 majit: E shpjegoi gjendjen e Shqipërisë me dyshen Berisha-Meta
Në një prononcim televiziv gazetari Genc Burimi ka thënë ndër të tjera se:
Shqiptarët sot e treguan me sondazhe dhe votë se sot Berisha është kryeopozitari. Ky është leksioni i parë sot. Ai është sot kryetari. E duam, se duam, i vjetër, i ri, i ashpër në gjuhë, ky është sot leksioni i pare
