Gjermania hap rrugën për eksportimin e tankeve Leopard në Ukrainë

Postuar në 23 Janar, 2023 14:08

Gjermania ka hapur rrugën për eksportimin e tankeve “Leopard” drejt Ukrainës, duke njoftuar se nuk do të vërë veton për furnizimin e Kievit nga Polonia. Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock ka deklaruar në një intervistë për  televizionin francez, “LCI” se Gjermani nuk do të ndalojë Poloninë të dërgojë tanket e prodhimit gjerman në Ukrainë.

Polonia nuk pret Gjermaninë, Morawiecki: Po i mbajnë tanket derisa Rusia të trokasë në dyert e Berlinit?

Postuar në 22 Janar, 2023 17:34

Kryeministri polak Mateusz Morawiecki ka deklaruar në një intervistë për Agjencinë Polake të Lajmeve se Varshava nuk do të presë Gjermaninë për të dërguar tanke Leopard në Ukrainë, por do të veprojë vetë.

Nuk do të rrimë të shohim sesi Ukraina gjakoset për vdekje

citohet ai.

Një hap nga konflikti botëror

Postuar në 22 Janar, 2023 14:39

Gjermania është vënë në qendër të një presioni në rritje nga aktorët perëndimorë pasi ka refuzuar deri më tani të furnizojë Ukrainën me tanke të modelit “Leopard”. Një takim i përfaqësuesve të 50 vendeve në bazën e Ramstein në Gjermani nuk ka nxjerrë gjë në dritë dhe nuk ka bindur Berlinin të bëjë një dërgesë që do të thotë deklaratë lufte ndaj Kremlinit.

A është ky fundi i universiteteve ?

Postuar në 22 Janar, 2023 02:14

Në një dialog të famshëm në romanin “Dhe lind dielli”, Ernest Heminguej shkruante: "Si falimentove?", pyeti Billi. "Në dy mënyra," tha Majk. "Gradualisht, pastaj krejt papritur." "Gradualisht" dhe "krejt papritur” gjen zbatim edhe për «shpërthimin» e arsimit të lartë. 

Do ishim europianë po të mos na bënte proçkën një gjerman

Postuar në 22 Janar, 2023 01:47

 Gjatë një diskutimi para disa ditësh rreth librit mbi Skënderbeun të Aurel Plasarit, aktivitet ku merrte pjesë edhe kryeministri Edi Rama, autori i veprës ndër të tjera sqaroi edhe sesi gadishullit tonë i mbeti emri aktual. Pra Ballkan. 

Z. Plasari e lidh këtë emërtim me një gjeograf gjerman, i cili u nis nga kriteri gjeografik – vargmalet – për ta quajtur Ballkan, sipas emrit turqisht për Mal. Për Plasarin kjo proçkë e inskenuar mbi një studim në vitin 1811 i paska bërë një dëm të madh kulturor dhe politik rajonit tonë. 

Është vetëm Llogari

Postuar në 21 Janar, 2023 22:54

Sot pasdite u njoftua se nesër kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, do të ketë një konferencë për shtyp. Pa spekulluar, është e arsyeshme të hamendësosh se konferenca do të ketë si temë audiopërgjimet e përfolura në media sot për 21 janarin. 

Do kërkohet hetim nga SPAK, po do paralajmërohet heqja e imunitetit për aq vlerë sa ka e kështu me radhë, të gjitha yçklat e socialistëve të këtij vendi që po buxhetojnë të ardhmen e vet me Berishën si gogol. 

Bollino: Dyshoj se stafi i Doktorit po piloton gazetarë megallomanë për t'ia ngecur 21 janarin Bashës

Postuar në 21 Janar, 2023 19:14

Një fakt i ri që bërtet për Drejtësi

Me këtë status shpërndante sot në Facebook kryeministri Edi Rama, një deklaratë të Elisa Spiropalit që recitoi akuzën për 21 janarin nisur nga raportimi se ka një audio ku presupozohet se jepet urdhër për të qëlluar.  Qeverisë i duhej diçka, dhe ajo I doli, sidomos tani që plehrat e saj kanë dalë sheshit se na kanë kushtuar më shumë se të gjitha të marra bashkë.

Wagner drejt listimit si organizatë e krimit transnacional

Postuar në 21 Janar, 2023 18:54

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë së Shtëpisë së Bardhë, John Kirby ka deklaruar se Departamenti i Thesarit do të deklarojë së shpejti grupimin “Wagner” që Lufton në formën e njësive sepciale në Ukrainë, si organizatë të rëndësishem të krimit transnacional.

Ky përcaktim sipas Kirbyt do të lejojë administratën amerikane të vendosë sanksione më të rënda dhe të shtrëngojë aftësinë e grupit për biznes në botë.

Bisedime të vështira në Beograd

Postuar në 21 Janar, 2023 18:14

Presidenti i Serbisë Alekandër Vuçiç ka deklaruar pas takimit me përfaqësusit e Perëndimit se ka patur një diskutim shumë të vështirë. E vetmja gjë që ai ka zbuluar ka qenë fakti se të gjitha palët kanë rënë dakord se konfliktet e ngrira nuk mund të quhen zgjidhje.

Kur ke një konflikt të ngrirë është çështje kohe që individë të papërgjegjshëm do të rrezikojnë paqen dhe stabilitetin në Ballkan

është shprehur ai.

Këto i ka thënë Zdromsi me kohë

Postuar në 20 Janar, 2023 23:48

Kandidati i opozitës për zgjedhjet vendore në Tiranë, Belind Këlliçi, ka nisur sot takimet me bazën. Me njerëzit. Në një status të vetin në Facebook, Këlliçi shprehet ndër të tjera se: 

Ju them me zemrën plot se nisa turin e parë të dëgjesave me bashkëqytetarët. Për fillim tek Njësia 7 dhe në vijim në çdo njësi administrative.

Do të flisni ju për Tiranën, për realitetin ku jetoni, për shqetësimet që keni dhe për kritikat që nuk ju jepet hapësira publike t'i shprehni

Pages

Subscribe to ResPublica RSS