Pastrim parash sipas mënyrës kineze/3.8 trilionë dollarë që nga viti 2006
Në tetor të këtij viti, Propublica publikonte një shkrim mbi një hetim të DEA-s amerikane rreth pastrimit të parave të karteleve të drogës në Amerikën Latine. Njeriu kyç i hetimi: Xizhi Li, që cilësohet një “gangster kino-amerikan”, që sugjerohet se përfaqëson një “sistem revolucionar të pastrimit të parave” në rrafsh ndërkombëtar me implikimin edhe të një shteti si Kina.
Një botë që po del nga çerdhja e dominimit perëndimor
Avantazhi teknologjik i Perëndimit në Ukrainë, rrezikon të përmbyset për shkak të bashkëpunimit të Rusisë me aktorë të huaj si Irani. Aktualisht, Teherani zyrtar furnizon Moskën me dronë, të cilët kanë mundësuar goditjen në infrastrukturën ukrainase, me më shumë efektivitet sesa armët në dispozicion të Rusisë. Ishin dronët e Turqisë, ata që përballuan mësymjen e mekanizuar ruse dhe në humbje e sipër Moska kërkoi ndihmën e Iranit.
Lajme edhe për një plan evakuimi të Putin
B92 raporton për një sinjal të përcjellë nga ish-ndihmësi i presidentit rus, Vladimir Putin, për një të ashtuquajtur plan evakuimi. Abbas Gallyamov citohet se ka shkruar në kanalin e tij në Telegram se gjatë muajve të pranverës, kreu i Kremlinit, mendoi një plan të quajtur ”Arka e Noes” dhe që supozohet se konsiston në zhvendosjen drejt një vendi tjetër në raste se situate bëhet e papërshtatshme për të.
Bashkëpunëtorët e Putin nuk e kanë përjashtuar mundësinë e humbjes së luftës, heqjen nga pushteti të tij dhe mandej evakuimin urgjent
Ndershmëria e Pornografisë
1940: Uria e madhe në Greqi
A po e shfrytëzon shegerti i Tiranës lidhjen me Erdogan për ndëmjetësim me Iranin?
Lëpirja e Edi Ramës ndaj patronit të tij në Ankara është riafirmuar edhe sot në Azerbajxhan kur kryeministri i Shqipërisë e ka cilësuar presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, si shpëtimtar të Europës.
Përtej kësaj përshfaqjeje të Edi të vërtetë, ne duhet të sjellim në vëmendje këtu një aspekt ndoshta disi rastësor të kësaj miqësie të shegertit të Tiranës.
Merita e Yuri Kim: Bëri qesharakë gazetarët që u përpoqën ta mbrojnë nga vetja
Në një editorial të sotshëm në gazetën “Tema” shkruhet se dosjet e Sali Berishës në SHBA datojnë që nga viti 1994 dhe ato janë përpiluar nga “një proces i gjatë disavjeçar i qeverisë amerikane për gjithë veprimtarinë e tij dhe familjes së tij, si një familje e korruptuar dhe si një politikan që ka minuar demokracinë në Shqipëri”. Të zë ankthi kur lexon këtë komplot të një familjeje ndaj demokracisë shqiptare dhe politikës së pakorruptuar "të shtetasve me emrin Taulant".
Belgjikë, katër të arrestuar për korrupsion nga Katari në vendimmarrjen e PE-së
Autoritetet belge kanë ndaluar katër persona, mes të cilëve një ish-eurodeputet, nën dyshimin se janë korruptuar nga një vend i Gjirit Persik. Ndonëse nuk cilësohet se për cilin vend bëhet fjalë, media belge “Le Soir" flet për Katarin, përfaqësues të të cilit tentuan të korruptonin një ish-anëtar të PE-së, me nënshtetësi italiane.
Deti drejt Hagës, temë e diskutuar në Athinë mes Olta Xhaçkës dhe Dendias
Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka diskutuar gjatë një vizite në Athinë për mundësinë e trajtimit të çështjes së delimitimit të ujërave detare në Hagë. Në një opinion të shkruar nga Tom Ellis, shkruhet se ministrja ka folur për dakordësimin për të dërguar në Gjykatë Ndërkombëtare çështjen në fjalë para se për këtë të diskutonin dy kryeministrat përkatës që u takuan në Samitin e Tiranës.
Komitet kundër Korrupsionit edhe në Australi
Parlamenti australian ka miratuar krijimin e trupës së parë hetuese në vend kundër korrupsionit - Komiteti Kombëtar Kundër Korrupsionit. Vendimi vjen pas vitesh debati mbi nevojën e një monitoriuesi ndaj politikanëve dhe ai është cilësuar si shumë i rëndësishëm nga kryeministri, Anthony Albanese që e ka patur edhe premtim elektoral.